Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjykata Kushtetuese urdhëroi një rinumërim të ri të fletave të votimit

Foto: BTA

Gjykata Kushtetuese urdhëroi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të rinumërojë votat e zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe të njoftojë nëse nevojiten ndryshime në përbërjen e Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor. Në varësi të rezultateve, komisioni përfundimisht do të jetë e domosdoshme të rishpërndajë mandatet. Para se të merrte vendimin e saj, gjykata autorizoi ekspertët të kontrollonin fletët zgjedhore të 2204 qendrave të votimit nga gjithsej rreth 13 000. Pothuajse në gjysmën e tyre u konstatua një ndryshim në numrin e votave reale. Pas rinumërimit të votave do të bëhet e qartë nëse partia “Veliçie”, së cilës nuk i mjaftuan 30 vota për të kapërcyer barrierën prej 4 për qind, do të hyjë në Kuvendin Popullor. Kërkesat për anulimin e zgjedhjeve u paraqitën nga "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "Vëzrazhdane", BSP, "Ka një popull të tillë" dhe "Veliçie".





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Bojko Borisov: "Kabineti "Zheljazkov" duhet të qeverisë edhe në pakicë"

"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ngarkimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve..

botuar më 25-02-27 11.51.PD

Plotësimi i vendeve vakante në ushtri - një synim kryesor në sektorin e mbrojtjes

Plotësimi i numrit të madh të pozitave vakante për personelin ushtarak dhe përmirësimi i statusit dhe motivimit të tyre social - ky synim kryesor është përfshirë në sektorin e mbrojtjes të Programit për Menaxhimin e Bullgarisë në periudhën 2025-2029...

botuar më 25-02-27 10.32.PD

Bojkot i bankave dhe sërish i zinxhirëve ushqimorë

Për ditën e sotme u shpall bojkoti i tretë i zinxhirëve ushqimorë. Këtë herë organizatorët bëjnë thirrje që jo vetëm për të mos bërë pazar në dyqane të mëdha, por edhe për të mos kryer transaksione bankare – tërheqje dhe depozitim parash, transferta..

botuar më 25-02-27 9.29.PD