"Vendimi i njëanshëm i Xhevdet Çakërov për të lënë kryesinë e DPS-DPS është një kapitullim i mjerueshëm personal ndaj Deljan Peevskit (lider i DPS - Fillimi i Ri). Veprime të tilla janë në kundërshtim të thellë me parimet morale dhe demokratike mbi të cilat është ndërtuar partia Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë." Kështu thuhet në një deklaratë të grupit parlamentar të "Demokracisë, të Drejtave dhe Lirive - DPS" dhe Byrosë Qendrore Operacionale të DPS, të shpërndarë në media.
"Ne deklarojmë kategorikisht se nuk mund të ketë bashkim me njerëz që shtypin dhe keqtrajtojnë një komunitet të tërë. Nuk ka bashkim dhe nuk mund të ketë bashkim me tradhtarët! Xhevdet Çakërov tradhtoi kauzën, idealet, vlerat tona, tradhtoi 200 mijë votues, tradhtoi besimin e z. Dogan", thuhet gjithashtu në deklaratë, raportoi gazetari i BNR-së Daniell Inkov.
Më herët sot, kryetari i DPS- Fillimi i Ri, Deljan Peevski, pas një takimi me Xhevdet Çakërov, njoftoi se dy fraksionet e Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë - DPS-DPS (rreth Ahmed Dogan) dhe DPS - Fillimi i Ri, po bashkohen. Çakërovi vetë dha dorëheqjen si kryetar dhe anëtar i grupit parlamentar të "Demokracisë, të Drejtave dhe Lirive" - DPS dhe u bë deputet i pavarur.
Hajri Sadëkov bëhet Kryetar i Grupit Parlamentar të DPS-DPS, duke zëvendësuar Xhevdet Çakërovin. Kjo u bë e qartë pas një takimi urgjent të Këshillit Qendror të DPS-së rreth Ahmed Doganit.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto:BGNES
Asambleja Kombëtare ka anuluar veton e Presidentit Rumen Radev mbi ndryshimet në ligjet mbi agjencitë shtetërore "Inteligjenca" dhe "Operacionet Teknike", raportoi gazetarja e BNR Maria Fileva. Ata i hoqën kreut të shtetit të drejtën për të emëruar dhe..
Kompania ruse “Lukoil” njoftoi se ka pranuar një ofertë nga kompania zvicerane “Gunvor Group” për blerjen e aseteve ndërkombëtare të LUKOIL International GmbH. Kjo degë e “Lukoil”-it zotëron të gjitha asetet e grupit jashtë Rusisë. “Lukoil” u angazhua..
Deputetët zgjodhën Kostadin Angellov nga GERB nënkryetar të parlamentit. Për të votuan 132 deputetë, 53 ishin kundër dhe 11 abstenuan. Angellov zë vendin e Raja Nazarjan nga GERB, e cila u zgjodh kryetare e parlamentit pas tërheqjes së Natalija..
Fshati Hotanca, në komunën e Rusës, është mikpritës i “Festës së Dollmës së Hotancës” – një festival kulinar dhe folklorik, i organizuar nga Biblioteka..
Transporti hekurudhor i pasagjerëve në BE u rrit me 5.8% gjatë vitit 2024, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Agjencia Statistike Eurostat...
Po bie ndjeshëm besimi i bullgarëve në lidhje me financat e tyre personale. Këtë e tregon një anketim i Agjencisë Sociologjike “Mjara”, i zhvilluar midis..