Të martën, temperaturat minimale do të jenë nga 12 deri në 17°. Në Sofje do të jetë 12°. Gjatë ditës, në pjesën më të madhe të vendit do të jetë kryesisht me diell. Rreth mesditës dhe pas saj, kryesisht mbi rajonet malore dhe lindore, do të përhapen re. Në zona të izoluara do të ketë reshje të shkurtra shiu. Në pjesën më të madhe të vendit do të jetë pothuajse e qetë. Në rajonet ekstreme lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor-juglindor. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 29 dhe 34°, në kryeqytet do të jenë rreth 29°.
Në male do të jetë kryesisht me diell me re që do të zhvillohen pasdite, kur në vende të izoluara do të ketë shira afatshkurtër. Do të vazhdojë të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga perëndimi-veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 22°, në 2000 metra - rreth 15°.
Do të jetë kryesisht me diell përgjatë bregdetit të Detit të Zi. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu-juglindja. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 22 deri në 26°. Temperatura e ujit të detit është 17-20°. Valët e detit do të jenë 1-2 ballë.
Të mërkurën do të jetë kryesisht me diell, me re që do të zhvillohen pasdite. Nuk do të ketë reshje në pjesën më të madhe të vendit, por të mërkurën në rajonet verilindore dhe malore, dhe të enjten, kryesisht në malet në Bullgarinë Jugperëndimore, do të ketë shira afatshkurtër me bubullima.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..