Gjatë ditëve të fundit, në bregdetin jugor të Detit të Zi ka pasur disa incidente fatale me turistë të mbytur, njofton BNT. Era e fortë verilindore dhe rrymat e fshehta (të njohura si "rryma të vdekura") paraqesin rrezik për jetën, veçanërisht për turistët që nuk tregohen të kujdesshëm. Në shumicën e plazheve, flamujt janë të kuq dhe noti në det është i ndaluar për shkak të rrezikut nga mbytja. Rojet e plazhit rekomandojnë që njerëzit të mos e mbivlerësojnë forcën e tyre, dhe që fëmijët të qëndrojnë në vende të sigurta. Edhe kur uji duket i cekët, në disa vende rrymat krijojnë gropa. Prandaj, këshilla është që në situata ekstreme në det, të ruhet qetësia dhe vetëkontrolli.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTATë martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..