Gjatë ditëve të fundit, në bregdetin jugor të Detit të Zi ka pasur disa incidente fatale me turistë të mbytur, njofton BNT. Era e fortë verilindore dhe rrymat e fshehta (të njohura si "rryma të vdekura") paraqesin rrezik për jetën, veçanërisht për turistët që nuk tregohen të kujdesshëm. Në shumicën e plazheve, flamujt janë të kuq dhe noti në det është i ndaluar për shkak të rrezikut nga mbytja. Rojet e plazhit rekomandojnë që njerëzit të mos e mbivlerësojnë forcën e tyre, dhe që fëmijët të qëndrojnë në vende të sigurta. Edhe kur uji duket i cekët, në disa vende rrymat krijojnë gropa. Prandaj, këshilla është që në situata ekstreme në det, të ruhet qetësia dhe vetëkontrolli.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTAGjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..