Këngëtarët e rinj Elica Naumova dhe Dajan Stefanov së fundmi prezantuan këngën e tyre në duet "Dashuria për mua". Pas suksesit të saj, ata vendosën të zgjerojnë mesazhin e këngës me një version akustik, i cili sjell një ndjesi më intime, të sinqertë dhe të butë. Në këtë version, efektet moderne u zëvendësuan me zë dhe kitarë, që shprehin emocione të thella dhe personale.
Elica Naumova e shkroi tekstin, Dajan Stefanov bëri aranzhimin. Në krijimin e muzikës, atyre iu bashkua edhe Radosllav Stojanov.
Autorët e versionit akustik të këngës "Dashuria për mua" shprehen se ajo shpalos idenë e dashurisë ashtu siç ndjehet në heshtje — në momentet e thjeshta, të ngrohta… në shikime që flasin pa fjalë. Sepse ndonjëherë, ndjenja më e thellë fshihet në qetësinë që përcjell një melodi me pak tinguj dhe shumë shpirt.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook/Elitsa Naumova ika
Lili Ivanova do të këndojë për herë të dytë në sallën “Olimpia”. Koncerti parashikohet për më 24 maj 2026 dhe zhvillohet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev, njofton ekipi i këngëtares më të madh të muzikës bullgare pop. Lili Ivanova..
Muzikantët e Grupit “Horizont” dhe këngëtarja Mariana Popova regjistruan një këngë të përbashkët – “Pa ty”. “E njohim Marianën që nga koha kur ajo këndonte në një grup shumë të fortë “Kokomania”. Që atëherë na është bërë e preferuara jonë – me..
Eventi i radhës me të cilin grupi Mary Boys Band shënon 30-vjetorin e tij është një koncert me një orkestër të madhe simfonike në sallën “Bullgaria” në Sofje më 21 nëntor. Këngëtarja në grup, Maria Mutafçieva – Mary, pranon se kjo ka qenë një..