Zbulimi më i fundit arkeologjik në kompleksin e hershëm historik prej guri të Perperikonit në Rodopet Lindore do të prezantohet sot, 10 tetor, tha arkeologu Nikollaj Ovçarov për BTA.
Kreu i gërmimeve tha se është një tempull gjigant i rrumbullakët, ndoshta i dedikuar kultit të Diellit. Objekti daton në shekullin e 3-të-4-të dhe vazhdon traditën e shenjtërores së lashtë të Dionisit trak në periudhën romake të qytetit shkëmbor.
Tempulli ndodhet në Lagjen Jugore, rreth 20 m nga bazilika e madhe nga shekujt 5-6 dhe ka shumë të ngjarë të jetë i lidhur me dhjetëra mauzoleume të rrumbullakëta dhe drejtkëndëshe të zbuluara nga faza e fundit e epokës pagane dhe fillimi i krishterimit.
Kompleksi i disa tempujve të dedikuar hyjnive të ndryshme rreth shenjtërores së Dionisit trak, së bashku me mauzoleumet, formuan Area Sacra – Zonën e Shenjtë në Lagjen Jugore të Perperikonit. E gjithë kjo ndodhej përreth rrugës kryesore me një gjerësi prej 4 m, e cila të çonte në Akropol.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Studentë nga Universiteti i Arkitekturës, Ndërtimit dhe Gjeodezisë do të prezantojnë në Sofje idetë e tyre se si e kaluara mund të përfshihet në ambientin bashkëkohor urban, njofton Radio Sofja e BNR-së. Ata përgatitën koncepte për mbetjet e vilës..
Një varr i paprekur i një gruaje të re nga fillimi i shekullit të II-të u zbulua nga arkeologët pranë fshatit Kapitan Petko Vojvoda (Bulgaria Jugore), njoftoi Bashkia e Topollovgradit. Ekipi që bëri zbulimin drejtohet nga Daniella Agre dhe Dejan Diçev...
Trapezica është një nga tre kodrinat me të cilat njihet kryeqyteti i vjetër bullgar Tërnovgrad, që është emri mesjetar i qytetit të sotëm Veliko Tërnovo. E vendosur në veriperëndim të qytetit, ajo qëndron përballë kodrinës fqinje Carevec – vendi ku..