Zbulimi më i fundit arkeologjik në kompleksin e hershëm historik prej guri të Perperikonit në Rodopet Lindore do të prezantohet sot, 10 tetor, tha arkeologu Nikollaj Ovçarov për BTA.
Kreu i gërmimeve tha se është një tempull gjigant i rrumbullakët, ndoshta i dedikuar kultit të Diellit. Objekti daton në shekullin e 3-të-4-të dhe vazhdon traditën e shenjtërores së lashtë të Dionisit trak në periudhën romake të qytetit shkëmbor.
Tempulli ndodhet në Lagjen Jugore, rreth 20 m nga bazilika e madhe nga shekujt 5-6 dhe ka shumë të ngjarë të jetë i lidhur me dhjetëra mauzoleume të rrumbullakëta dhe drejtkëndëshe të zbuluara nga faza e fundit e epokës pagane dhe fillimi i krishterimit.
Kompleksi i disa tempujve të dedikuar hyjnive të ndryshme rreth shenjtërores së Dionisit trak, së bashku me mauzoleumet, formuan Area Sacra – Zonën e Shenjtë në Lagjen Jugore të Perperikonit. E gjithë kjo ndodhej përreth rrugës kryesore me një gjerësi prej 4 m, e cila të çonte në Akropol.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Më 16 shtator, Muzeu Historik në Panagjurishte do të mirëpresë origjinalin e Thesarit të Artë të Panagjurishtes. Ky thesar unik do të ekspozohet në sallën e kasafortës së kompleksit të muzeut. Deri më 23 tetor, banorët e Panagjurishtes dhe..
Në korrik të vitit 1878, pas luftës së dhjetë ruso-turke, në Kongresin e Berlinit, territoret e banuara me bullgarë në Ballkan u ndanë në pesë pjesë. Dobruxha Veriore iu dorëzua Rumanisë. Serbia mori sanxhakun e Nishit. Tokat midis Danubit dhe malit Stara..
Ishte viti 1883. Sipas projektit të arkitektit Pietro Montani, në qytetin Plovdiv fillon ndërtimi i godinës së Kuvendit Krahinor të Rumelisë Lindore – një provincë autonome bullgare brenda Perandorisë Osmane, një nga pjesët e Bullgarisë së copëtuar pas..