Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Vietnamit, To Lam, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Bullgari, u prit me një ceremoni solemne nga presidenti Rumen Radev dhe bashkëshortja e tij Desisllava Radeva në Sheshin “Shën Aleksandër Nevski”, njofton agjencia BTA. Vizita zhvillohet me rastin e 75-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve dhe është pjesë e turit evropian të liderit vietnamez.

“Sot i dhamë një dinamikë të re marrëdhënieve midis Vietnamit dhe Bullgarisë, duke nënshkruar një deklaratë për ngritjen e tyre në nivel partneriteti strategjik”, deklaroi Rumen Radev pas takimit me To Lam. Ai shtoi se deklarata është kontributi i Bullgarisë në përpjekjet aktive të Vietnamit dhe në synimin e tij për një partneritet strategjik me Bashkimin Evropian. Presidenti kujtoi lidhjet historike të miqësisë së gjatë, ndihmës së ndërsjellë dhe respektit që na bashkojnë me Vietnamin. “Baza e fortë e marrëdhënieve tona, në masë të madhe, buron edhe nga kontributi i mbi 30 mijë qytetarëve vietnamezë që, dekada më parë, morën arsim, kualifikim profesional dhe mundësinë për të punuar në Bullgari. Ata vazhdojnë të jenë një urë e qëndrueshme dhe e fortë mes vendeve dhe popujve tanë”, tha Rumen Radev.

Nga ana e tij, To Lam kërkoi nga Bullgaria të lehtësojë procedurat për dhënien e vizave për qytetarët vietnamezë, në mënyrë që gjithnjë e më shumë prej tyre të mund të vizitojnë “tokën poetike të trëndafilave”. Ai kujtoi se që nga 15 gushti i këtij viti, qytetarët bullgarë mund të udhëtojnë pa viza në Vietnam për qëllime turistike, për një periudhë deri në 45 ditë. “Me presidentin bullgar zhvilluam një takim shumë të suksesshëm. Përcaktuam fusha të reja bashkëpunimi, në të cilat të dy vendet kanë potencial dhe nevoja”, shtoi To Lam.
Sipas Rumen Radevit, ekziston një potencial i madh për thellimin e marrëdhënieve në fushën e sigurisë dhe industrisë së mbrojtjes, aq më tepër që kursantë nga Vietnami po ndjekin studimet në Akademinë e Lartë të Forcave Ajrore “Georgi Benkovski” në Dollna Mitropolia.
Lexoni për vizitën e presidentit Rumen Radev në Vietnam në fund të vitit 2024:
Lexoni më shumë për marrëdhëniet bullgaro-vietnameze nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Zgjedhjet parlamentare në Republikën e Moldavisë të mbajtura më 28 shtator 2025 shënuan një fitore vendimtare për partinë në pushtet – Partia e Veprimit dhe Solidaritetit (PAS). Rezultati u interpretua nga shumëkush si një konfirmim i kursit pro-evropian..
Sanksionet amerikane ndaj kompanisë serbe të naftës hyjnë në fuqi Që nga 9 tetori, kanë hyrë në fuqi sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj kompanisë serbe të naftës NIS – "Industria e Naftës së Serbisë", raportoi Radio Televizioni i..
Detyra më e rëndësishme është të gjejmë një zgjidhje për luftën në kontinentin tonë përmes diplomacisë dhe është e domosdoshme të vendosim paqe të qëndrueshme. Kjo u deklarua nga Presidenti Rumen Radev në kryeqytetin estonez Talin, ku mori pjesë në një..
Presidenti Rumen Radev vendosi veton ndaj ndryshimeve ligjore lidhur me emërimin e një menaxheri të veçantë tregtar në rafinerinë e "Lukoil" në Burgas...
Perspektivat e Evropës për t’u përballur me sfidat përpara të cilave qëndron u diskutuan sot në institucionin presidencial nga kreu i shtetit, Rumen..
Asambleja Kombëtare hodhi poshtë veton e Presidentit Rumen Radev mbi ndryshimet që zgjerojnë kompetencat e menaxherit të posaçëm komercial të..