Qëllimi politik i qeverisë është anëtarësimi i plotë i Bullgarisë në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) deri në fund të vitit 2026, u tha zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov përfaqësuesve të biznesit britanik në vendin tonë.
Në forumin "Partneriteti për zhvillim: shteti dhe biznesi në procesin e anëtarësimit të Bullgarisë në OECD", të organizuar nga Dhoma e Tregtisë Britaniko-Bullgare, marrin pjesë përfaqësues të mbi 70 kompanive, institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare.
Sipas Grozdan Karaxhovit, anëtarësimi në OECD është një sinjal i qartë për bashkësinë ekonomike globale se vendi ynë ofron një mjedis biznesi të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm. "Është një garanci për politika publike më efektive, rritje më të lartë ekonomike, një vlerësim më të mirë ndërkombëtar të kreditit dhe një cilësi më të lartë jetese për qytetarët", theksoi ai, cituar nga BGNES.
Sipas zëvendëskryeministrit, që nga dëshira e parë e shprehur zyrtarisht për t'u anëtarësuar në OECD në vitin 2007 deri më sot, Bullgaria ka zbatuar reforma në shkallë të gjerë në të gjitha sferat e jetës publike - nga politika tatimore dhe legjislacioni i punës deri te lufta kundër korrupsionit dhe inkurajimi i konkurrencës së ndershme.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Ministria e Transportit dhe Komunikacioneve
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..