2
Pesë vjet më parë /11 nëntor 2020/ në Modena të Italisë u përurua një pllakë përkujtimore kushtuar basit të famshëm botëror bullgar Nikollaj Gjaurov /1929 - 2004/. Ishte në këtë qytet italian që këngëtari ynë i shquar i operës jetoi dhe punoi nga viti 1981 deri në vdekjen e tij. Pllaka përkujtimore u ndërtua me ide të Konsulles së atëhershme të Përgjithshme të Bullgarisë në Milano Tanja Dimitrova dhe është vepër e skulptorit Petko Jordanov. Ajo është vendosur në murin e institutit muzikor "Vecchi-Tonelli" në rrugën “Carlo Goldoni” 2. Pllaka mban kushtimin: "Në mirënjohje për këngëtarin e madh bullgar të operës që e lavdëroi atdheun tonë në të gjithë botën".

Nikollaj Gjaurov ndërtoi një urë kulturore midis Bullgarisë dhe Italisë, hapi sezonin e La Scala në Milano gjashtë herë dhe la një gjurmë të thellë në botën e operës.
Karriera e këngëtarit tonë të madh, e cila quhet "përrallë", filloi rastësisht kur kompozitori Petko Stajnov dëgjoi ushtarin Gjaurov dhe pa hezitim e drejtoi në fushën e këndimit, thonë nga Opera dhe Baleti i Sofjes. Pasi studioi me Profesor Hristo Brëmbarov, basi i ri u dërgua për të përmirësuar aftësitë e tij në Konservatorin e Moskës. Në vitin 1955, konkursi ndërkombëtar i këndimit në Paris u bë fillimi i një karriere të jashtëzakonshme artistike që kaloi nëpër skenat më të njohura botërore. Roli debutues i Gjaurov ishte Don Basilio, të cilin ai e interpretonte pothuajse deri në fund. Rolet e Boris Godunov, Mefistofelit nga “Fausti” dhe Filipit II nga “Don Karlosi” i sollën atij sukses triumfues.

Nikollaj Gjaurov e zhvilloi talentin e tij në Itali, duke debutuar në La Scala në moshën 30 vjeç në operën “Boris Godunov”. Gruaja e tij ishte këngëtarja e madhe e operës sopranoja Mirella Freni, e cila ishte nga Modena.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA, Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Milano të Italisë, V. Balevska
Shfaqja e Teatrit Kombëtar “Medea” fitoi çmimin “Grand Prix” në edicionin e 19-të të Festivalit “Skupi” në Maqedoninë e Veriut, njofton trupa e teatrit. Vepra është krijuar enkas për teatrin nga duoja ndërkombëtarisht i njohur, regjisori Dekllan..
Më 6 tetor, në orën 17:00, në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" do të mbahet një takim me Majlinda Bregasin, një nga zërat më të spikatur të letërsisë bashkëkohore nga Kosova, na informojnë organizatorët. Ajo do të na prezantojë..
Nga data 2 deri më 5 tetor, Sofia Tech Park mirëpret Sofia Art Fair 2025 – IMAGINE , panairin e vetëm ndërkombëtar për artin bashkëkohor në Bullgari. Ngjarja mbledh pjesëmarrës nga 13 shtete dhe figura të rëndësishme nga skena globale e artit, duke e..
Në kryeqytetin e Letonisë, Riga, është paraqitur një ekspozitë e posaçme e dedikuar 140-vjetorit të Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë..