Që nga shfaqja e tij në skenën muzikore bullgare pothuajse 20 vjet më parë, muzikanti i rokut Toma Zdravkov na ka fituar me praninë e tij autentike. Edhe pse i është përkushtuar kryesisht tingujve të rock and roll, punk dhe country, Toma gjithmonë ka qenë larg imazhit të një djali të keq - përkundrazi, jemi mësuar ta shohim të qeshur dhe pozitiv. Dhjetë vjet pasi prezantoi albumin e tij debutues "Heroi", Toma është gati me të dytin, të titulluar "Shenjat". Titulli nuk është i rastit, konfirmon muzikanti:
"Ka shumë ulje-ngritje në karrierën e një artisti, dhe nuk ka rrugëdalje - plagët mbeten. Dhe shenja gjithmonë të kthen te diçka specifike që ke përjetuar - qoftë e mirë apo e keqe... Për mua, të gjitha këto këngë nuk janë vetëm një mësim - ato janë si fëmijët e mi, janë gjëra që kam krijuar, dhe i shoh me një butësi të mrekullueshme në sytë e mi. Dhe nuk turpërohem, përkundrazi - jam shumë krenar për to!"

Në këtë album, këngëtari ka mbledhur 14 këngë, shumicën e të cilave i dimë tashmë. Toma thotë:
"Po, 14 këngë që mbulojnë plotësisht një pjesë të madhe të udhëtimit tim muzikor. Në një pjesë shumë të madhe të tyre, unë marr pjesë aktive si autor i muzikës, teksteve, aranzhimeve. Kam punuar me shumë muzikantë të ndryshëm në to. 14 këngë që përmbyllin vërtet një periudhë prej më shumë se dhjetë vitesh. Shpresoj që njerëzit t'i kenë dëgjuar shumicën e këngëve dhe, duke marrë CD-në dhe pllakën- sepse albumi do të jetë i disponueshëm edhe në një pllakë muzike me edicion të kufizuar - të zhyten në botën time, sepse kjo jam 100% unë. Jam shumë krenar për gjërat që kam bërë, shpresoj që njerëzve do t'u pëlqejë edhe ky album."
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Facebook/TOMA - Оfficial
Një nga ngjarjet muzikore të padiskutueshme të këtij sezoni është koncerti i Barcelona Gipsy balKan Orchestra (BGKO) . Më 22 tetor në Plovdiv, formacioni sensacional etno do të performojë një spektakël të zjarrtë që e çon muzikën përtej dallimeve..
Një ansambël prej dy ose më shumë harpash nuk është diçka e re në skenën bullgare. Por për herë të parë do të kemi mundësinë të dëgjojmë një oktet të tërë, që sigurisht është një ngjarje për vendin tonë . Ideja, përzgjedhja e programit dhe..
Dy këngëtarë - Bojana Karpatova dhe Boris Hristov - bashkohen për një këngë dueti të titulluar "Ndërsa je këtu". Bojana vetë shkroi muzikën dhe tekstin, aranzhimi është nga Artur Nadosjan. Ja çfarë thonë artistët për mesazhin e këngës: "Koha..