Një udhëtim muzikor emocionues, i lindur në fundin e botës – në Antarktidë – do të prezantohet më 28 nëntor, në orën 19:00, në Kanada, në adresën: 769 Niagara Stone Rd, Niagara-on-the-Lake, ON L0S 1J0.
Virtuozi bullgar me famë botërore i kavallit, novator i xhazit dhe kompozitor i njohur me shumë çmime Teodosij Spasov, së bashku me kitaristin Hristijan Cvjatkov, do të prezantojnë albumin e tyre “Përralla Antarktike”.
Të dy muzikantët janë dueti i parë muzikor që performoi ndonjëherë në Kontinentin e Akullt. Ata janë gjithashtu muzikantët e parë që kanë krijuar dhe regjistruar muzikë atje. Para publikut kanadez, muzikantët bullgarë do të ndajnë histori mbi atë që i ka frymëzuar, se si kanë ndjerë shpirtin e kontinentit të ngrirë dhe si e kanë shndërruar atë në këngë.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Papi Hans po ngroh vjeshtën e ftohtë me këngën e tij të re me ritme latine “E pafajshme”. Ajo vjen pas një serie baladash dhe është kënga e parë nga albumi i tij i ardhshëm, i cili do të quhet simbolikisht “Dielli”. Sipas këngëtarit, ky do të..
"Festivali Evropian i Muzikës" në Sofje ofron disa ngjarje të spikatura për adhuruesit e muzikës në serinë vjeshtore të edicionit të tij të 25-të. Nga mesi i tetorit deri më 2 dhjetor 2025, do të zhvillohen koncerte me programe interesante dhe..
Më shumë për Emanuill Manollovin mund të lexoni në arkivin e Radio Bullgarisë : 155 vjet nga lindja e atit të operës bullgare Emanuill Manollov Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto : Wikimedia Commons, Dimitër..
Popullarizimi dhe interpretimi i muzikës popullore bullgare prej kohësh është misioni i këngëtares, dirigjente dhe pedagoge, Neli Andreeva . Ajo..