Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është kundër heqjes së kërkesës për unanimitet në vendimet e BE-së

Georg Georgiev
Foto: BTA

Bullgaria kundërshton me qëndrueshmëri çdo propozim për heqjen e kërkesës për unanimitet në marrjen e vendimeve brenda Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe Politikës së Sigurisë të BE-së. Këtë e deklaron ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev, në përgjigje të një pyetjeje të deputetit të partisë “Vëzrazhdane” Zllatan Zllatanov, e publikuar në faqen e parlamentit, transmeton BTA. “Duke marrë vendime me unanimitet, BE-ja tregon qartë aftësinë për të vepruar në mënyrë vendimtare ndaj sfidave të shumta gjeopolitike në vitet e fundit, duke respektuar ndjeshmërinë kombëtare të shteteve anëtare”, thekson ministri. “Vendimet me shumicë të kualifikuar zakonisht nuk reflektojnë të njëjtin nivel angazhimi politik”, shton Georgiev, duke theksuar: “Besojmë se në këtë situatë komplekse gjeopolitike është jashtëzakonisht e rëndësishme që BE-ja të ruajë unitetin e tij, duke marrë parasysh interesat e të gjitha shteteve anëtare.”

Një javë më parë, komisionerja e BE-së për zgjerimin, Marta Kos, propozoi që me unanimitet të merren vetëm vendimet për fillimin dhe përfundimin e negociatave me shtetet kandidate për anëtarësim.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pritet që vendet e BE-së të japin vlerësimin për ndryshimet në Planin Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri

Komisioni Evropian ka vendosur përkohësisht “në pauzë” procesin e vlerësimit paraprak të kërkesës së Bullgarisë për këstin e tretë të pagesës nga Plani Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, i cili kap vlerën e 1.6 miliardë eurosh, raportuan për..

botuar më 25-11-14 11.54.PD
Delegacioni i

Një delegacion i “BSP – e majta e bashkuar” ishte për vizitë pune në Moskë

Përfaqësues të koalicionit politik “BSP – e majta e bashkuar”, pjesë e qeverisjes së vendit – deputeti Galin Durev, Rumen Petkov dhe Ilijan Sarandaliev – vizituan Moskën. Ata patën takime me kryetarin e Komitetit për Energjinë të Rusisë, Nikollaj..

botuar më 25-11-14 10.44.PD

Firma bullgare të ndërmjetësimit kanë marrë pjesë në një skemë për pastrimin e parave ruse

Ndërmjetës bullgarë u identifikuan si disa nga hallkat lidhëse në një hetim mbi një skemë ndërkombëtare për pastrimin e parave ruse. BGNES citon të dhëna nga Intelligence Online , sipas të cilave dy kompani bullgare të ndërmjetësimit ishin të..

botuar më 25-11-14 8.59.PD