Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është kundër heqjes së kërkesës për unanimitet në vendimet e BE-së

Georg Georgiev
Foto: BTA

Bullgaria kundërshton me qëndrueshmëri çdo propozim për heqjen e kërkesës për unanimitet në marrjen e vendimeve brenda Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe Politikës së Sigurisë të BE-së. Këtë e deklaron ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev, në përgjigje të një pyetjeje të deputetit të partisë “Vëzrazhdane” Zllatan Zllatanov, e publikuar në faqen e parlamentit, transmeton BTA. “Duke marrë vendime me unanimitet, BE-ja tregon qartë aftësinë për të vepruar në mënyrë vendimtare ndaj sfidave të shumta gjeopolitike në vitet e fundit, duke respektuar ndjeshmërinë kombëtare të shteteve anëtare”, thekson ministri. “Vendimet me shumicë të kualifikuar zakonisht nuk reflektojnë të njëjtin nivel angazhimi politik”, shton Georgiev, duke theksuar: “Besojmë se në këtë situatë komplekse gjeopolitike është jashtëzakonisht e rëndësishme që BE-ja të ruajë unitetin e tij, duke marrë parasysh interesat e të gjitha shteteve anëtare.”

Një javë më parë, komisionerja e BE-së për zgjerimin, Marta Kos, propozoi që me unanimitet të merren vetëm vendimet për fillimin dhe përfundimin e negociatave me shtetet kandidate për anëtarësim.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çdo i treti është gati të mbrojë demokracinë, çdo i pesti atdheun

Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë deklarojnë gatishmërinë e tyre për të rrezikuar sigurinë e tyre personale për ta mbrojtur atë, sipas një..

botuar më 25-11-09 10.10.PD

Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% që nga viti 1994

Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024 numri ra në 53 428. Rreth 6.5% e fëmijëve bullgarë lindin tashmë përmes procedurave in vitro. Të..

botuar më 25-11-08 3.15.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në ultësira, mjegulla do të kufizojë dukshmërinë. Para mesditës reshjet do të ndalen përkohësisht,..

botuar më 25-11-07 7.35.MD