Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Buxheti 2010 do të jetë konservativ, i balancuar, pa ndryshim në politikën fiskale, me ulje të Produktit të Brendshëm Bruto me 2%

Deri në fund të muajit shkurt Bullgaria do të japë dokumentet për të hyrë në “paradhomën” e zonës evropiane, ose të ashtuquajturat mekanizma para-bashkuese ERM-2. Kandidatura e vendit do të shikohet gjatë muajit janar, pasi të gjitha shtetet-anëtare të Bashkimit Evropian paraqesin programet e veta për një politikë financiare afatmesme. Planet e qeverisë janë që, Bullgaria të hyjë në zonën evropian gjatë vitit 2013.

Që të mund të anëtarësojmë, duhet të plotësohen dy kushte. Njëra është që të pranohet buxheti 2010, tjetra është programi përkatës fiskal. Komisioni Evropian vendosi të zgjasë afatin për dhënien e programeve nga data 30 nëntor deri më 30 janar. Shkaku është se, prej 27 shteteve-anëtare të Bashkimit Evropian, 21 shtete kanë për këtë vit super deficit prej mbi 3% nga Produkti i Brendshëm Bruto. Qëllimi është të mund të sqarohet se si këto shtete do ti zgjidhin problemet e veta. Bullgaria e ka përgatitur aplikacionin e vet për anëtarësi, kurse ministri i financave Simeon Djankov realizoi takime me të gjithë ministrat e financave nga zona evropiane, dhe me presidentin e Bankës Qendrore Evropiane.

“Bashkimi Evropian, ministrat e veçantë dhe presidenti i Bankës Qendrore Evropiane zoti Trishe, shumë pozitivisht, pothuajse me zili, folën për politikën fiskale, e cila na ndihmon për uljen e deficitit-komenton përshtypjet e tij nga takimet e bëra, ministri i financave Simeon Djankov. Përveç Bullgarisë, në Bashkimin Evropian ka vetëm dy shtete-Holanda dhe Çekia, të cilat kanë mundur të bëjnë shkurtime të shpenzimeve. Këto fakte janë vënë re dhe nga Komisioni Evropian dhe nga Banka Qendrore Evropiane. Në qoftë se mundim të arrijmë deri tek një buxhet të balancuar për këtë vit dhe të pranojmë bushin e balancuar për vitin 2010, këto do të jenë 2 pluse të mëdhenj për kandidaturën tonë.”

Projektbuxheti 2010 tanimë po shqyrtohet nga ministritë dhe dikasteret, ku pritet që më 1 nëntor të parashtrohet për shqyrtim në Kuvendin Popullor. Qëllimi është që të mund të arrihet një buxhet konservativ, i balancuar gjatë 2% ulje të Produktit të Brendshëm Bruto, pavarësisht nga prognozat e Fondit Ndërkombëtar Monetar prej 2.5%. Me kusht se, gjatë vitit të ardhshëm ka sinjale për rivendosjen e ekonomisë, pas datës 15 qershor do të ketë një rishikim të llogarive në buxhet dhe shtim të shpenzimeve. Sipas ministrit Djankov ndikim për shtimin e shpenzimeve mund të vihen re pas pranverës së vitit të ardhshëm, ku treguesi i parë do të jetë shtimi i eksportit të vendit.

Prioritetet e buxhetit 2010 janë arsimi, shëndetësia,sporti. Politika fiskale do të mbetet pa ndryshime. Pavarësisht nga  parametrat realiste të buxhetit, përsëri do të ketë 10% bufer për shpenzimet e ministrive. Ai do të aktivizohet vetëm me kusht se, ka ulje të të ardhurave.

Përse është kaq i domosdoshëm për Bullgarinë buxheti i balancuar, me fjalë të tjera shpenzimet të jenë kaq, saç janë dhe të ardhurat.
“Sepse për ne është me rëndësi që në procesin e krizës të ruajmë një nga institucionet më mirë punuese në Bullgari gjatë 12 vjetëve të fundit-ky është bordi valutor-argumentohet ministri Djankov. Ai, u krijua në situatën e mëparshme të krizës, kur politika tonë fiskale nuk mundte të mbaj stabile situatën politike. Bordi valutor pati sukses shumë të mirë. Prandaj me buxhetin e balancuar duam të tregojmë  se, Bullgaria mban për të dhe se do ta mbaj me të gjitha mjetet e mundshme. Me këtë politikë fiskale i japim një kërkesë të madhe Bashkimit Evropian për biseda të mëtejshme për të hyrë në zonën evropiane”.

Ministri Djankov citon të dhëna të analizatorëve të jashtëm , sipas të cilëve rejtingu i kreditimit i Bullgarisë është shtuar, kurse  rreziku financiar dhe politik në vend është ulur. “Tanimë po u a kalojmë Rumanisë dhe Hungarisë”, komenton Simeon Djankov, “për herë të parë gjatë javës së fundit jemi më të mirë dhe se Estonia. Kurse kjo ndiqet nga Komisioni Evropian dhe nga Banka Qendrore Evropiane.

Përgatiti në shqip: N. Vasileva

По публикацията работи: T. Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD

Inflacioni mujor rritet 1.1%

Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..

botuar më 24-11-16 11.40.PD