Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

67% nga bullgarët duan më shumë para në buxhet për shëndetësinë

Foto: gazeta “Dnevnik”
Një shtim dhe një shpërndarje më të mirë të mjeteve për shëndetësinë, një ngushtim të matur të shpenzimeve për ndihma sociale dhe pensione dhe një shkurtim drastik të harxheve administrative. Këtë e presin bullgarët nga buxheti 2010 sipas një studimi të Agjencisë Alpha Research.

“Si mund t’i shpërndani shpenzimet për vitin 2010, në qoftë se ishit ministër i financave?” kjo është çështja bazë, e shtrirë në studimin e përgatitur me porosi të Ministrisë së financave. Del se, në qoftë se varej prej tyre, 67% nga bashkatdhetarët tanë do t’i shtonin mjetet për shëndetësi. Mbi 70% nga të anketuarit mendojnë se paratë për këtë sektor nuk shpenzohen drejt. Sipas analizës çdo bullgar i dytë mendon se me prioritet në buxhet duhet të ndahen para për rendin e brendshëm dhe sigurinë, kurse 41% nga njerëzit këmbëngulin për më shumë para për arsim. Një problem tjetër serioz sipas të anketuarve është ruajtja e natyrës bullgare. Mbi një e treta prej tyre mendojnë se, duhet të shtohen shpenzimet për përmirësimin e mjedisit rrethues. Përveç kësaj pjesa dominuese prej bullgarëve janë kategorik se, shteti ndan mjete të shumta nga buxheti për mirëmbajtjen e administratës së vet joefektive. Dhe diçka kureshtare dhe në pamje të parë të pashpjegueshme. Pavarësisht nga kriza ekonomike, 63% nga të anketuarit kanë deklaruar se janë për një pakësim të matur të mjeteve për pensione dhe ndihmë sociale.

“Nuk do të shtoj, në qoftë se them se, një pjesë e madhe të njerëzve për herë të parë kuptuan se, 34% nga buxheti i shtetit shkon për këtë sferë dhe mbetën të çuditur - pohon Borjana Dimitrova, drejtoresh e Agjencisë Alpha Research. Por kjo nuk do të thotë se, ata duan të pakësojnë pensionet dhe kështu shumë të vogla të prindërve të vet dhe të të afërmve. Për më tepër njerëzit duan një ristrukturim të buxhetit, si rezultat të së cilës mjetet, të cilat ndahen për disa programe joefektive sociale për evitimin e papunësisë, të ngushtohen. Ideja e tyre është që shpenzimet e parashikuara të shkojnë për njerëzit, të cilët me të vërtetë kanë nevojë për ndihmë. Bën përshtypje dhe diçka tjetër. Në ndryshim nga pjesa më e madhe e vendeve evropiane, ku problemet, e lidhura me rendin e brendshëm dhe sigurinë, janë deri në një shkallë të madhe të lidhura me rendin e brendshëm dhe sigurinë, deri në një shkallë të madhe janë të vendosura dhe mjetet në kushtet e krizës të cilat të drejtohen kryesisht drejt sferave ekonomike, tek ne gjërat qëndrojnë në mënyrë të ndryshme. Duke gjykuar nga aksentët tone të mëparshme, gjithnjë e më shumë bullgarë fillojnë të ndiejnë mungesën e sigurisë. Prandaj ata këmbëngulin për masa më efektive në këtë sferë.”

Sa i përket masave konkrete financiare të qeverisë, më kategorike dhe në një drejtim 84% është përkrahja shoqërore për shtimin e taksave mbi hazërtin. Duke gjykuar mbi studimin e Agjencisë Alpha Research, 40% nga bullgarët nuk kanë ndonjë kundërshtim kundra masave të tilla jo të njohura si vendosja e një akciza më të lartë mbi cigaret dhe alkoolin. A do të thotë kjo, se bashkatdhetari tonë është gati të ngushtojë fort rripin në kushtet e krizës?

“Po mendoj se në qoftë se njerëzve u shpjegohet dhe ata e kuptojnë, se mjetet të cilat do të kursehen në këtë mënyrë, do të shfrytëzohen efektivisht, atëherë ata do të tregojnë një farë gatishmërie për të ashtuquajturat flijime afatshkurtra - mendon Borjana Dimitrova. Por në qoftë se bullgarët marrin dhe dyshimet më të vogla, se këto para nuk do të shpenzohen ashtu siç duhet, atëherë shumë shpejt mendimi shoqëror do të kthehet në anë të kundërt. Kështu njerëzit tek ne këmbëngulin për një buxhet më optimist, mjetet e ti cilit të shpenzohen për nga destinomi.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kompleksi arkeologjik

Jeta e trakëve dhe zbulimet e shkencëtarëve vendas – në fokus në "Lugina e mbretërve trakë"

“Trakët, vera dhe kultura” është tema e seminarit në kompleksin arkeologjik “Lugina e mbretërve trakë” pranë Kazanllëkut, i cili do të mbledhë së bashku shkencëtarë dhe studiues nga e gjithë Bullgaria më 22 shkurt. Ky është edicioni i nëntë i..

botuar më 25-02-22 7.30.PD

Në botën magjike të "fëmijëve të Ivan Vazovit" dhe të gjuhës bullgare në Paris

“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën Bullgare të së Dielës “Ivan Vazov” në Paris – në një postim në një rrjet social një vit më parë. Është..

botuar më 25-02-21 7.30.PD

Personaliteti i Vasill Levskit vazhdon të lidhë bashkatdhetarët tanë jashtë vendit

152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon të emocionojë dhe të frymëzojë zemrat e bullgarëve të të gjitha brezave. Historianët vazhdojnë të..

botuar më 25-02-19 5.10.MD