Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filmi “Imigrantë” rrëfen për fatin e bashkatdhetarëve tanë në Spanjë

Foto: "Bullfilm"
Më 12 tetor në Filmotekën Kombëtare Bullgare në Sofje u mbajt premiera e dokumentarit “Imigrantë”. Regjisor dhe producent i filmit është Andrej Altëparmakov. Filmi i tij rrëfen për fatin e rëndë të bashkatdhetarëve tanë, të cilët gjatë viteve të tranzicionit emigruan në Spanjë.

“Dy nga personazhet kryesore të filmit – Mitko dhe Jovka – i njihja para kësaj – tregon për Radio Bullgarinë Andrej Altëparmakov. – Nuk do të harroj kur para tetë vjetëve u nisën për në Spanjë. Jovka ishte e shtatzënë në muajin e shtatë. Në autobus ishin më tepër të rinj, bullgarë në moshë 18-24 vjeç. Të gjithë me shumë bagazh, që tregonte se nuk shkojnë në ekskursion, por largohen nga Bullgaria. Kjo ishte periudha më e rëndë për vendin, kur shumë bashkatdhetarë tanë shkuan në Spanjë, në SHBA, madje në Australi.”
Për familjen e re shumë të rënda ishin vitet e para në shtetin e panjohur. Por pas 1-2 vjetëve ata u vendosën në Valencë dhe Andrej Altëparmakov mori vendim të xhirojë një film për ta. Në Valencë regjisori u njoh me bullgarë të tjerë me fate jo më pak interesante. Dhe vendosi ta pasurojë skenarin dhe të tregojë dhe për jetën e tyre dhe konfliktin me realitetin e ri. Atëherë u shfaqën dhe personazhe spanjolle. Kështu tregimi për fatin e një familjeje bullgare u bë një histori për fatin e disa bullgarëve dhe spanjollëve. “Sepse doli se të gjithë heronjtë tanë kanë ndonjë mik spanjoll që i ka ndihmuar të adaptohen me kushtet në Spanjë – rrëfen Altëparmakov. – Donim të shohim deri sa mund bullgari të arrijë një balancë shpirtërore, duke kërkuar një mënyrë të re dhe më të mirë të jetesës. Sepse kjo nuk është e lehtë. Siç thotë një nga personazhet, “unë mund të ndaj gjithçka me mikeshat e mia, por nuk mund të ndaj kujtimet.”

Sipas regjisorit ky trishtim i madh që e ndiejnë personazhet e filmit është një plagë që nuk do të shërohet kurrë. Është i madh interesi i Altëparmakovit ndaj fëmijëve të imigrantëve. Ky është brezi që lindi dhe u rrit në Spanjë. Ai xhiroi mbërritjen e dy fëmijëve të Mitkos dhe Jovkës në Bullgari. Dy djemtë nuk e dinin bullgarishten, por pas një muaji tashmë flisnin vetëm në gjuhën tonë. “Ky brez është shumë interesant. Nuk e di si do të formohet, a do të mbajë në vete Bullgarinë si Atdhe, ose do të adaptohen, do të asimilohen dhe do të ndihen spanjollë. E ardhmja do të tregojë” – tha regjisori.

Gjatë xhirimit të filmit çfarë Ju bëri përshtypje? A janë këta bashkatdhetarë tanë si drurë pa rrënjë?

“Të gjithë ata kanë rrënjë. Flisnin për Bullgarinë me një ndjenjë të zjarrtë. Kthehen në Bullgari sa më shpesh. Dhe ndoshta kjo nostalgji për Atdheun i ka afruar. Ata jetojnë së bashku, e kërkojnë njëri-tjetrin, së bashku festojnë Krishtlindjet, Vitin e Ri. Gjatë verës, kur kanë mundësi, shkojnë në piknik.”

Regjisorit i bëri përshtypje më të madhe ngrohtësia dhe njerëzia e spanjollëve. “Ata kanë kaluar nëpër këtë rrugë – mendon ai. – Sepse Spanja pas Luftës Civile dhe Luftës së Dytë Botërore ka pasur një rrugë të rëndë të zhvillimit. Shumë njerëz emigruan në Francë, Itali, Gjermani. Shkonin jashtë shtetit për të punuar për një ose dy vjet, por ktheheshin, kur mblidhnin një kapital të vogël dhe zhvillonin biznes të vetë. Më duket se në bullgarët e rinj ata shohin jetën e tyre në emigracion dhe për këtë shkak dëshirojnë t’i ndihmojnë.”

Altëparmakovi thotë se spanjollët i bëjnë dikujt të mirë dhe nuk mendojnë në se do të kenë dobi më pas. “Prandaj i ndihmojnë tanët pa pasur interes – mendon ai. – Mund të thuhet se personazhet tona në film ndihen mirë në Spanjë, sepse spanjollët sillen me njerëzi.”

Ndoshta fati i bullgarëve dhe spanjollëve është i ngjashëm, por megjithatë kur flisni për spanjollët, i quani “emigrantë”, ndërsa për bashkatdhetarët tanë përdorni termin “imigrantë”.

“Po, sepse spanjollët e dinin se kriza do të kalojë dhe ata shkojnë për të punuar dhe do të kthehen një ditë. Ndërsa bullgarët thonë kategorikisht se ikin dhe në moshë të thyer nuk do të kthehen. Asgjë nuk është ndryshuar në Bullgari, burokracia është e njëjta – të gjithë kërkojnë ryshfete – thonë bashkatdhetarët tanë.”

Duke prezantuar filmin para publikut në fillim të projektimit, Andrej Altëparmakov tha: “Siç para 500 vjetëve Kolumbi dhe detarët e tij u nisën për në Indi, por zbuluan Botën e Re, le të gjejnë dhe bashkatdhetarët tanë një botë të re, të adaptohen dhe të jetojnë në të. Por një ditë të kthehen në Bullgari.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Daniela Radiçkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD