Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Buxheti i vitit 2010 – një hap drejt hyrjes së Bullgarisë në eurozonën

Foto: BGNES

Buxheti i vitit 2010 u hartua në një periudhë të vështirë për ekonominë bullgare dhe mishëron politikën për kapërcimin e negativave të krizës. Këtë e tha kryeministri Bojko Borisov me të prezantuar buxhetin e kabinetit në parlamentin bullgar. Pa debate të shumta, buxheti i vitit të ardhshëm u miratua në lexim të parë. Qëllimet kryesore të kabinetit Borisov janë ruajtja e qëndrueshmërisë fiskale, mbrojtja e bordit të qëndrueshëm valutor, hyrja e vendit në eurozonën.

Sipas ministrit të financave Simeon Djankov “ky është buxheti më i mirë në mbarë BE-në”, sepse do të japë mundësi për hyrjen e shpejtë në mekanizmin ERM-2, që konsiderohet faza e parë e përfshirjes në zonën evropiane. Për shkak të krizës ekonomike dhe kufizimit të financave në vend, para kohe ministri financiar në mënyrë metaforike e quajti buxhetin “një picë e vogël pa mish”. Për arsyen, se pica është pa mish, edhe prioritetet e vitit të ardhshëm janë të menduara mirë. Theksi më i fortë vihet mbi sferën sociale, ku shpenzimet shtetërore do të jenë 15 për qind nga Produkti i Brendshëm Bruto. Me prioritet janë edhe arsimi, mbrojtja e mjedisit, transporti dhe komunikacionet, shëndetësia, rendi i brendshëm dhe siguria. Të ardhura suplementare pritet pas reformimeve në ato sektorë nëpërmjet shkurtimit të administratës me 15 për qind. Përpjekjet kryesore të qeverisë gjatë vitit të ardhshëm do të drejtohen te forcimi i disiplinës financiare në vend dhe i mbledhjes së të ardhurve. Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet përvetësimit të fondeve evropiane. Një nga masat me efekt më të madh mbi biznesin do të jetë ulja e peshës së sigurimit me 2 për qind. Qëllimi kryesor i qeverisë është rritja e aftësisë blerëse të bullgarëve. Këtë e theksoi në sallën parlamentare ministri Djankov. Ai shtoi, se megjithëqë buxheti 2010 është më i vështiri që prej 10 vitesh e deri më sot, ai do të garantojë të ardhurat e bullgarëve, bordin valutor dhe kursimet e popullsisë.

Cilat janë parametrat kryesorë të buxhetit 2010?

Buxheti u hartua mbi bazë të rënies së pritur në ekonominë evropiane me 4 për qind gjatë këtij viti dhe me 0.1 për qind për vitin e ardhshëm. Ndryshe nga parashikimet evropiane, qeveria bullgare përcakton rënie në ekonominë bullgare gjatë vitit 2010 nga 2 për qind. Caktohet gjithashtu saldoja buxhetore të jetë zero, gjë që do të thotë, se shpenzimet nuk duhet të tejkalojnë të ardhurat. Papunësia do të shtohet me 2 për qind dhe do të arrijë 11.4 për qind gjatë muajve dimërorë, kur kriza në ekonominë bullgare do të jetë më e thellë. Inflacioni gjatë vitit të ardhshëm do të jetë i ulët, pritet ai të arrijë mezi 2.2 për qind për shkak të konsumimit të kufizuar. Me gjithë investimet e kufizuara direkte nga jashtë, vitin e ardhshëm pritet ata të rriten me 1 për qind dhe të arrijnë deri në 10.2 për qind nga Produkti i Brendshëm Bruto. Pasi flasim për buxhetin dhe financat, do të citojmë edhe një shifër tjetër. Parashikimi i qeverisë për vitin e ardhshëm është, që Produkti i Brendshëm Bruto të arrijë 63.5 miliard leva.

“Miratimi i buxhetit 2010 është deklarata më e fortë e Bullgarisë për hyrjen në zonën evropiane” – komentoi zëvendës kryeministri dhe ministër i financave Simeon Djankov. Ai ishte kategorik, se qeveria nuk do të lejojë të ndodhë këtë, që pësoi në shtetet e tjera evropian. E pikërisht ulja e ndjeshme e rrogave dhe pensioneve. Parashikimi është, që ekonomia bullgare të fillojë të rimëkëmbet gjatë vitit 2011.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB): Më të varfërit në Bullgari vazhdojnë të varfërohen, dhe kjo ndodh me ritme më të shpejta

Situata financiare në vend është kritike, deklaroi para disa ditësh ministrja e re e financave Temenuzhka Petkova. Kështu, lajmet e vogla të mira për ngadalësimin e inflacionit /në bazë vjetore/ dhe rënien e kufijve të Shengenit që nga fillimi i vitit..

botuar më 25-02-03 7.30.PD

Me një shkëmbim prej 12 miliardë eurosh Gjermania është partneri kryesor tregtar i Bullgarisë

Gjermania mbetet partneri më i fortë ekonomik i Bullgarisë. Tregtia mes tyre për vitin 2024 arrin në 12 miliardë euro, tha Tim Kurt, president i Dhomës Gjermano-Bullgare të Industrisë dhe Tregtisë. Në pritjen e Vitit të Ri të Dhomës në Sofje, çmimet e..

botuar më 25-01-31 9.41.PD

Bullgaria, bullgarët dhe trazirat në botën e kriptomonedhave

Vetëm disa orë para se të betohet për një mandat të dytë si President i SHBA-së, Donald Trump tronditi komunitetin ndërkombëtar me lajmin se ai po lëshon kriptomonedhën e tij, të quajtur $TRUMP. Një precedent që ngjall shumë pikëpyetje për arsyen e krijimit..

botuar më 25-01-31 7.20.PD