Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Buxheti 2010 – një hap drejt daljes së Bullgarisë nga kriza ekonomike

Analizatori ekonomik Georgi Prohaski
Foto: BGNES
Ditën e enjte parlamenti bullgar miratoi përfundimisht Ligjin për buxhetin e shtetit për vitin tjetër. Kryeministri Bojko Borisov u falënderoi deputetëve, duke theksuar se “të gjithë ne dëshirojmë që të ketë më shumë para, por duhet të marrim parasysh realitetin”. Zëvendëskryeministri dhe ministër i financave Simeon Djankov e përcaktoi si “të vetmin që është i mundur gjatë këtij viti”. Bullgaria do të përjetojë katër muaj të rëndë, pas të cilëve pritet një gjallërim i ekonomisë. Programi antikrizë i qeverisë punon dhe kjo do të bëhet e dukshme gjatë pranverës, komentoi ministri Djankov.

Për herë të parë prej 10 vjetëve në buxhetin e shtetit parashikohet një deficit. Mjetet e pamjaftueshme që do të jenë afro 1,5 miliardë leva (0,7 miliardë euro) do të kompensohen me hua të brendshme dhe të jashtme, si edhe me privatizimin. Në buxhetin e vitit 2010 parashikohen 17 miliardë leva të ardhura (8,5 miliardë euro). 15 miliardë leva planifikohet të vijnë nga tatimet. Në buxhet parashikohen pothuaj 8 miliardë leva (4 miliardë euro) shpenzime. Ndryshim i tatimeve nuk parashikohet, kurse sigurimet do të pakësohen me 2%. Një koment mbi këtë temë për Radio Bullgarinë bëri analizatori ekonomik Georgi Prohaski, bashkëkryetar i Qendrës për zhvillim ekonomik.

Ministri Djankov e përcaktoi buxhetin e vitit 2010 si “një hap drejt daljes së vendit nga kriza ekonomike”.

“Ky buxhet është më tepër hapi i radhës për ruajtjen e stabilitetit financiar në vend, i cili në një plan afatgjatë ka rëndësi për daljen nga kriza. Në një plan afatshkurtër në këtë buxhet nuk ka masa antikrizë, të cilat zakonisht merren në vende të tjera në kushtet e krizës, të lidhura me shpenzime më të mëdha shtetërore, ndihmë për sektorë të veçantë etj. Në këtë kuptim ky nuk është një buxhet tipik antikrizë, por Bullgaria është në një situatë të veçantë – jemi me bord valutor dhe presim të hyjmë në Eurozonë. Ja përse për ne është me rëndësi të madhe të ruajmë disiplinën financiare dhe deficitin e ulët të buxhetit. Megjithëse në një plan afatshkurtër kjo nuk është një masë antikrizë, ne kemi qëllime afatgjata dhe ky buxhet është optimal në këtë situatë.”

Opozita i akuzon qeverisësit se nuk kanë një program antikrizë, Ju gjithashtu thatë se në këtë buxhet nuk ka masa antikrizë që ndërmerren në shtete të tjera.

“Qeveria ka një program antikrizë, por ai është më specifik në karahasim me vendet e tjera. Një masë tipike antikrizë e qeverisësve tanë është pakësimi i sigurimeve me 2%, që do të lehtësojë firmat në këtë situatë, dhe gjithashtu ruajtja e nivelit të tatimeve. Në këtë buxhet të kufizuar parashikohen dhe rritje të disa pagimeve sociale. Filozofia kryesore është ruajtja e stabilitetit financiar dhe hyrja në Eurozonë, por këta dy faktorë do të çojnë në stimulimin e zhvillimit ekonomik të vendit në një plan afatgjatë.”

Cilat janë pluset dhe minuset e buxhetit të vitit 2010?

“Pluset janë se Bullgaria në kushtet e krizës ekonomike do të ruajë stabilitetin financiar dhe do të vërtetojë se meriton të hyjë në Eurozonë. Minuset janë se në kushtet e krizës, kur konsumi i brendshëm dhe eksporti janë të kufizuar, duhet që shteti t’i kompensojë me rritje të konsumit publik. Këtë për fat të keq nuk e shohim në filozofinë e këtij buxheti. Le të shpresojmë se vizioni afatgjatë është më i rëndësishëm në këtë rast.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga mesatare në Sofje është 3388 leva /1732 euro/

Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..

botuar më 25-02-15 10.45.PD

Bullgarët janë masivisht të pakënaqur me pagat e tyre, ¼ e tyre janë të varfër që punojnë

94% e punëtorëve në Bullgari nuk janë të kënaqur me shumën e pagës së tyre. Këtë e tregon një anketë e sindikatës “Podkrepa” për shpërblimin e punës në vend, 91 për qind e të anketuarve në sondazhin përfaqësues kanë treguar se marrin të ardhura neto prej më..

botuar më 25-02-12 9.36.PD

Bullgaria ka pagën minimale më të ulët në BE

Ndër vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Bullgaria ka pagën minimale më të ulët në janar - 551 euro. Sipas të dhënave të Eurostat-it, më e larta është në Luksemburg – 2638 euro. Për dhjetë vitet e fundit që nga viti 2015 paga minimale në vendin tonë është..

botuar më 25-02-06 2.31.MD