Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hyrja në Eurozonë – prioriteti më i rëndësishëm i politikës së jashtme të Bullgarisë

“Për mua si ministër i financave nuk ka dyshim se politika më e mirë është të kandidojmë sa më shpejt për hyrje në Eurozonë – tha Simeon Djankov.
Foto: Tanja Harizanova
Prioritetet e qeverisë, të përcaktuara në programin e konvergjencës të Bullgarisë për vitet 2010-2012, janë rritja ekonomike pozitive, buxheti i balancuar dhe pakësimi i borxhit të jashtëm të shtetit. Ky program do të jetë kartëvizita e Bullgarisë para KE-së dhe Bankës Qendrore Evropiane dhe do të jetë prijës për aderimin e Bullgarisë në “paradhomën” e Eurozonës – ERM II.

Çfarë përbën programi i nevojshëm për kandidaturë në mekanizmin ERM II?

“Programi i konvergjencës janë hapat dhe reformat që kabineti Borisov detyrohet të bëjë gjatë të tre vjetëve të ardhshëm që të bëhemi një vend mesatar evropian në pikëpamje ekonomike dhe sociale – saktësoi ministri i financave Simeon Djankov. – Fokusi i këtij programi është tranzicioni gradual drejt pranimit të euros si mjet pagese nëpërmjet mekanizmit ERM II dhe hyrja në Eurozonë. Merret angazhimi të ruhet bordi valutor deri në aderimin në Eurozonë, përshkruhen dhe reformat që do të kryhen gjatë të tre vjetëve të ardhshëm për stabilizimin e politikës fiskale, në administratën shtetërore, në shëndetësi, në disa sektorë të rëndësishëm të ekonomisë.”

Për shkak të krizës, në buxhetin e vitit 2010 parashikohet një rritje ekonomike minus 2%. Por prognoza zyrtare e qeverisë tashmë është ndryshuar dhe në programin e konvergjencës parashikohet një rritje e ekonomisë me 0,3%. Pritet që kjo rritje të vijë nga eksporti. Zëvendëskryeministri Simeon Djankov tha se Bullgaria renditet ndër pesë vendet në botë, jo në Evropë, me rritje më të madhe të eksportit – 3,3%. Një shkak tjetër që të pritet rritje pozitive e ekonomisë është normimi i rritur i kredisë i Bullgarisë nga Sdandard&Poor’s dhe nga Moody’s.

“Në sfondin e normimit të pakësuar të kredisë të shteteve si Greqia, Rumania, Japonia, madje të SHBA-ve, Bullgaria është ndër pak vendet në botë dhe e vetmja në Evropë me perspektivë të rritur nga agjencive të normimit të kredisë. Këto të dhëna do të japin mundësi që bankat bullgare të shfrytëzojnë një resurs më të lirë financiar dhe kjo do të ndikojë dhe në biznesin bullgar. Ky është rezultati i buxhetit të balancuar. Ky lloj politike fiskale garanton se në të ardhmen nuk do të rriten tatimet dhe Bullgaria do të bëhet vendi me barrën më të ulët tatimore në Evropë.”

Lidhur me rekomandimet e Spanjës të mos shpejtojmë të hyjmë në Eurozonë për shkak të pasojave negative, ministri i financave komentoi se “për shumë gjëra në jetë nuk ka dy shpejtësi – ose përparon i bindur se do të kesh sukses, ose e humbet vrullin dhe partnerët e tu fillojnë të dyshojnë në ty”.

“Për mua si ministër i financave nuk ka dyshim se politika më e mirë është të kandidojmë sa më shpejt për hyrje në Eurozonë – tha Simeon Djankov. – Përveç punës së qeverisë në drejtim financiar, ka dhe shumë punë politike. Ne duhet t’i bindim partnerët tanë se kandidatura e Bullgarisë nuk duhet të lidhet me zhvillimet në vendet fqinja ose në vende të tjera anëtare të BE-së. Që sivjet Bullgaria ka zbatuar të gjitha kriteret për aderim në Eurozonë. Ne shumë herë kemi thënë se ky është prioriteti më i rëndësishëm i politikës së jashtme të Bullgarisë. Evropa duhet të kuptojë se kandidatura e Bullgarisë është e fortë, se kemi punuar dhe punojmë për të. Prandaj ka vetëm një shpejtësi – me vrull dhe me ambicie të bindim të gjithë ata, nga të cilët varet aderimi ynë.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD