Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e Shën Theodhorit – Pashkët e kuajve

Foto: BGNES
Në kalendarin tradicional bullgar java e parë e kreshmëve të pashkëve quhet Java e Theodhorit. Ajo përfundon me festën e Shën Theodhorit, e cila quhet dhe Pashkët e kuajve.

“Do të vijnë Pashkët e kuajve dhe do të shohim kush i ka rritur kuajt e vet më mirë” – thonë në fshatra. Këtë ditë në të vërtetë bëjnë garë kuajt më të mirë dhe më të shpejtë. Dhe bashkë me ta bëjnë garë dhe pronarët e tyre. Që herët në mëngjes burrat i krehin kuajt dhe i zbukurojnë me rruaza, pastaj i çojnë jashtë fshatit. Atje, në ndonjë livadh të gjerë, i cili tashmë është shënuar, bëhet trase për garën e kuajve. Tërë fshati mblidhet për ta parë garën. Fshatarët tashmë kanë përgatitur dhe çmimin për kalin-fitues – një torbë me ushqim të mirë. Kurse vajzat kanë përgatitur kurora prej degëve të gjelbra për kalin më të shpejt dhe për kalorësin e tij. Kur përfundon gara, kalorësit bëjnë një xhiro në fshat dhe të gjithë u japin verë. Në krye të këtij vargu ecën fituesi në garë. Në shtëpinë e tij organizohet festa dhe të gjithë fshatarët vijnë që ta përshëndetin, kurse ai i fton në trapezën e tij. Në disa fshatra bëhet garë dhe për kalin më të fortë, i cili sjell barrën më të rëndë.

© Foto: BGNES


Garat me kuaj organizohen për ta nderuar Shën Theodhorin. Ai është njëri nga shenjtorët kalorës më të nderuar nga bullgarët. Legjenda tregon se në këtë ditë Shën Theodhori zhvesh të nëntë gëzofët e tij, i hipi një kali të bardhë dhe shkon tek Zoti për t’i drejtojë lutje që të vijë vera. Kur mbërrin, Shën Theodhori zbret nga kali dhe e vë në tokë shtizën e vet. Vetë shenjtori hyn te Zoti për t’i thënë lutjen e tij që të dërgojë verën në tokë. Dhe pasi Zoti e respekton shenjtorin, deri sa ai e thotë lutjen, jashtë, në vendin ku e ka lënë shtizën, ngrihet tym dhe e ngroh tokën.

Një këngë rituale rrëfen se si Shën Theodhori i vë potkonj kalit të tij në një livadh të gjelbër. Motra e tij, e veshur me këmishë mëndafshi, e ndihmon, duke i dhënë potkonjtë e artë. Kështu shenjtori përgatitet për të bërë një xhiro në fushat pranverore dhe të shohë nëse rriten bimët. Këto tema pranverore për shenjtorin dhe për kalin e tij shpjegohen nga mitologjia popullore bullgare. Në përfytyrimet e lashta kali është simbol i qiellit dhe diellit. Njëkohësisht kali dhe Shën Theodhori janë ndërmjetës midis botës qiellore dhe botës së poshtme. Ka një besim se gjatë Javës së Theodhorit një kalorës-vampir i tmerrshëm endet në fshat dhe nëse takon njeri, e shkel me kalin e tij. Prandaj gjatë kësaj jave askush nuk guxon të dalë jashtë gjatë natës. Nga ana tjetër me ndihmën e kalit personazhet nga përrallat zbresin në tokën e poshtme që të takohen me paraardhësit dhe të marrin nga ta këshilla dhe mbrojtje. Kështu jeta dhe vdekja bashkohen në imazhin e Shën Theodhorit, i cili ka trashëguar besimet e lashta pagane të protobullgarëve dhe sllavëve për kalin dhe kalorësin.

Deri sa burrat merren me kuajt dhe garat, gratë pjekin buka të posaçme rituale me formën e kalit. Këto buka bekohen në kishë, pastaj gratë i dhurojnë njëra-tjetrës copa nga këto buka. Copa buke vënë dhe në ushqimin e kuajve që të jenë të shëndoshë. Që të jenë pjellore pelat, gratë imitojnë kërcimet dhe tingujt e tyre. Ideja për pjellorinë e bën festën shumë të nderuar nga nuset e reja, të cilat janë martuar gjatë dimrit. Ato shkojnë në kishë bashkë me të vjehrrën dhe pasi kthehen në shtëpi, i presin me një bukë t posaçme. Gratë besonin se nëse në ditën e Shën Theodhorit i lajnë flokët e tyre, ato do të rrisin të forta si bisht kali.
Si në çdo festë të madhe, më në fund në qendër të fshatit mblidhen vajzat dhe djemtë dhe hedhin valle. Në qendër të valles janë kuajt dhe kalorësit që kanë marrë pjesë në garë.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Rumjana Panajotova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimka Vlladimirova

Këngëtarja e muzikës popullore Dimka Vlladimirova u largua nga ne

Ajo ka lindur më 28 korrik 1935 në fshatin Bistrec të Stranxhës në Bullgarinë Verilindore. Në moshën 17-vjeçare mori pjesë në një konkurs në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore në Sofje, ku u miratua për korin “Filip Kutev”...

botuar më 24-07-12 3.36.MD

Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" po viziton Burgasin

Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" e Muzeut Historik Rajonal në Ruse po viziton Burgasin. Në ekspozitën, e cila hapet në Muzeun Etnografik mund të shihen më shumë se tridhjetë shembuj të artit të argjendarisë. Paftat janë pjesë e veshjeve..

botuar më 24-07-03 6.10.PD
Foto: Shoqata e Ansambleve Folklorike Bullgare Jashtë Vendit

Ansamblet folklorike bullgare jashtë vendit janë bërthama e komunikimit social dhe kulturor

Nuk ka statistika që përmbledhin numrin e saktë të grupeve bullgare të vallëzimit jashtë vendit. Por një gjë është e sigurt - këto grupe të krijuara vetë, të shpërndara në të gjitha kontinentet, janë një urë lidhëse e gjallë midis Bullgarisë dhe pjesës..

botuar më 24-06-30 8.05.PD