Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A do të kthehen emigrantët bullgarë përsëri në Bullgari?

“Një kthim i madh i intelektualëve bullgarë nga Amerika në Bullgari nuk është realist dhe praktikisht është i pamundur, por megjithatë këta njerëz mund të jenë të dobishëm për Bullgarinë.” – është i mendimit Asen Asenov, kryetar i Qendrës së komunitetit bullgar në Uashington
Foto: Lina Ivanova
Historia e emigracionit bullgar filloi para më shumë se një shekulli. Fluksi i parë përbëhej prej 35 mijë vetash, të cilat u nisën përtej oqeanit. Sot në SHBA ata janë tashmë rreth 200 mijë. Kontinenti evropian gjithashtu ka strehuar qindra mijë bashkatdhetarë. Gjatë disa viteve të fundit me problemet e emigracionit bullgar merret edhe Instituti për politikë ekonomike.

Në një debat me temë: “Bullgaria – nga emigracioni drejt migracionit të kundërt” një prej drejtorëve ekzekutivë të institutit Jasen Georiev përvijoi me shifra reliefin e hartës së emigrantëve dhe rikujtoi shprehjen e trishtuar nga vitet 90 “derdhje trush”. Si një dukuri pozitive, rezultat i migracionit, u shënuan transferimet financiare nga jashtë, të cilat sipas të dhënave të Bankës Botërore po rriten vazhdimisht. Pjesa më e madhe e tregtisë me pasuri të patundshme realizohet përsëri me mjete të emigrantëve bullgarë.

Asen Asenov është një emigrant bullgar, pedagog në Universitetin Amerikan në Uashington. Ai merr pjesë në takim si kryetar i Qendrës së komunitetit bullgar në kryeqytetin amerikan. Sipas fjalëve të tij bullgarët takohen në këtë qendër, që ta ruajnë gjuhën, traditat dhe besimin dhe të ndihmohen njëri tjetrin. Sipas zotit Asenov shans më të madh për kthim në Bullgari kanë studentët, të cilët ende nuk kanë krijuar familje dhe kontakte të qëndrueshme jashtë atdheut.

“Ne jemi një prej komuniteteve më të arsimuara – thotë ai. – Bullgarët në Amerikë realizohen në një mënyrë shumë të suksesshme. Unë i shoh këto suksese çdo ditë. Fëmijë bullgarë mësojnë në universitete dhe shumë shpesh dëgjoj nga kolegët e mi se sa të mirë janë studentët tanë. Nuk duhet të mendojmë se kriza do t’i shtyjë bullgarët të kthehen në Bullgari. Një kthim i madh i intelektualëve bullgarë nga Amerika në Bullgari nuk është realist dhe praktikisht është i pamundur, por megjithatë këta njerëz mund të jenë të dobishëm për Bullgarinë. Zakonisht bullgarët këtu thonë se nuk kanë në plan të kthehen në atdhe, por të gjithë ne vazhdojmë të ruajmë rrënjat bullgare.”

Një pjesëmarrës tjetër në debat – bullgarja e re Vesella Kovaçeva – është një shembull i vërtetë i dukurisë “derdhje trush”. Ajo mbaroi në degën “Marrëdhënie ndërkombëtare” në Bullgari, pastaj mbaroi për master në Gjermani dhe u kthye në Bullgari, që të fillojë punë. Mirëpo pasi mori disa refuzime, me motivin, se pasi ka kualifikim të lartë nuk do të mbetet për shumë kohë në Bullgari, vendimi i saj për largim nga Bullgaria erdhi në mënyrë të natyrshme. Tashmë për vit të katërt me radhë Vesella punon si studiuese në Institutin për ekonomi ndërkombëtare në Hamburg. Ka grumbulluar mjaftë përshtypje nga bashkatdhetarët tanë dhe është e bindur se madje të marrë shtetësi gjermane, bullgari mbetet bullgar. Ja tregimi i saj për Hamburgun:

“Atje janë regjistruar zyrtarisht vetëm 2 400 bullgarë. Në shikim të parë ky është një numër i vogël, por në Hamburg ka një shkollë bullgare. Me sa e di ajo nuk është ndihmuar nga shteti bullgar dhe aktualisht po zhvillohen bisedime për dhënie manualesh falas. Gëzohemi shumë se kemi kishë ortodokse. Shoqata gjermano bullgare “Hamburg”, grupi për valle popullore bullgare dhe klubi i grave bullgare janë pjesë e organizatave të emigrantëve, të cilat luajnë një rol shumë të rëndësishëm për komunitetin bullgar. Ata e lehtësojnë integrimin e bullgarëve të porsaardhur, por kujdesen gjithashtu edhe për popullarizimin e kulturës bullgare në Gjermani.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Lina Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD