Buka e shijshme bëhet me dashuri. Si të brumosim vet bukën, si t’i flasim përderisa përgatitemi dhe më në fund si ta bekojmë. Pse jo të mos zbukurojmë kështu që të dallohet nga bukët e tjera, dhe kjo të jetë marka e mbrojtur e atij, i cili e ka brumosur dhe e ka pjekur. Të gjitha këtyre pyetjeve gjejnë përgjigjen e vet në Shtëpinë e Bukës në qytetin Gabrovo. Ideja e krijimit i përket 26-vjeçares Nadezhda Savova, doktorant e antropologjisë kulturore dhe sociale në Universitetin e Prinstënit të SHBA-së. Për nismën e vet ajo tregon:
“Bëra një pelegrinazh në Vitleem. Atëherë mësova, se Vitleem do të thotë “qytet i bukës”. Kjo më bëri përshtypje të fortë dhe provokoi te unë idenë për krijimin e një shtëpie të bukës. Koncepti im ishte, që kjo shtëpi të jetë një vatër shpirtërore, sociale dhe kulturore për njerëzit e të gjitha moshave. Zgjodha qytetin e stërgjyshërve të mia – Gabrovo. Restaurova shtëpinë e vjetër të gjyshes sime, në të cilën ndërtova dhe një furrë. Formova një këndë special dhe komod për takime dhe bisedime mbi tema të ndryshme. Shpresat e mia, që me këtë ide të entuziazmoj shoqërinë, u justifikuan. Shumë banorë të qytetit jo vetëm që më përkrahën, por ndihmuan me punë dhe me mjete.”
Kështu në sajë të përpjekjeve të përbashkëta gjatë dimrit të vitit 2009 Shtëpia e Bukës në qytetin Gabrovo u bë realitet dhe dita ditës fiton gjithnjë e më shumë admirues. Aroma e bukës sapo të pjekur tërheq si të vegjlit, ashtu edhe të moshuarit, ndërsa bisedat miqësore rreth trapezës së përbashkët është një shkak, që njerëzit prapë të rikthehen. Këtu ata kërkojnë miqësi të reja dhe komunikojnë sy më sy me njeri-tjetrin, jo me ekranin e kompjuterit. Brumosja e bukës këtu është një argëtim i këndshëm si për fëmijët, ashtu edhe për gjyshat e tyre. Disa edhe thonë se përgatitja e bukës është një terapi e mrekullueshme kundër stresit dhe tronditjeve shpirtërore.
© Foto: arkiv personal
Bazilika Episkopale e Filipopolisit është një shembull i gjallë se si mbështetet zhvillimi i turizmit kulturor bullgar, tha ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev në takimin me Nancy Schiller, presidente e Fondacionit "Amerika për..
Duke filluar nga kjo verë, vizitorët në Vraca mund të eksplorojnë qytetin malor përmes turneve plotësisht falas me guidë sipas modelit të turneve të ngjashëm që ofrohen në qytetet kryesore evropiane . Ideja është që vizitori i cili është ne..
Në Bullgari ka më shumë se 5 mijë shpella, secila më misterioze dhe e paarritshme, secila me historinë, bukurinë dhe misteret magjepsëse. Disa nga këto thesare të vërteta nëntokësore janë të rregulluara dhe mirëpresin turistët. Ju sjellim..
"Bullgaria - magnetike dhe e bukur" - me këtë titull, blogerët bullgarë të udhëtimit prezantojnë disa nga vendet më magnetike në vendin tonë. Ekspozita..