Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tendenca pozitive në proceset demografike në Bullgari

Foto: Millka Dimitrova

Prej shumë kohe flitet për rënien demografike në Evropë dhe në Bullgari gjithashtu. Plakja e popullsisë, ulja e lindshmërisë, numri i lartë i vdekshmërisë janë ndër problemet kryesore të vendeve evropiane. Popullsia e Evropës është afro 500 mln. veta. Irlanda dhe Republika e Qipros janë shtetet me lindshmërinë më të lartë. Pakësimi i popullsisë dhe lindshmëria e ulët karakterizojnë situatën demografike në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore – Lituania, Letonia, Estonia, Hungaria, Rumania, Polonia dhe Bullgaria. Tek ne numri i përgjithshëm i lindjeve është i ulët, ndërsa rritet lindshmëria tek shtresat më të varfra të popullsisë dhe tek disa grupe etnike. Në vend vdekshmëria tek fëmijët është e lartë, gjithashtu dhe mosha mesatare e popullsisë. Bullgarët janë ndër njerëzit më të moshuar në Evropë – mosha mesatare është 41 vjeç dhe 7 muaj. Kjo moshë tek serbët është afro 38 vjeç, ndërsa tek rumunët – afro 35 vjeç. Në Bullgari rreth 14,5% të popullsisë janë nën grupin e aftë për punë, ndërsa personat mbi 65 vjeç të këtij grupi përbëjnë afro 23%. Sipas ekspertëve kjo situatë është një perspektivë shumë e keqe demografike. Tek ne 100 të punësuarve u takojnë 82 pensionistë. Në sfondin e këtyre proceseve demografike statistika nga muaji mars tregon tendenca pozitive. Docentja dr. Natlija Bekjarova nga Akademia Ushtarake “Georgi Rakovski” në Sofje prej vitesh studion këto probleme.



“Është gjë pozitive se tempi i pakësimit të popullsisë bullgare nuk rritet kaq shpjet. Kjo do të thotë se përmirësohen treguesit e lindshmërisë, rritet jetëgjatësia mesatare dhe pakësohet numri i njerëzve që emigrojnë. Gjatë vitit të fundit popullsia e vendit është pakësuar me 0,6% në krahasim me vitin 2008. D.m.th. gruaja bullgare ka filluar të lindë më shumë. Sipas statistikës demografike gjatë vitit 2009 lindshmëria relativisht është më e lartë – 10,7 promilë, duke marrë në konsideratë se kjo për të njëjtën periudhë përgjithësisht për Evropën është afro 10,8 promilë. Gjatë vitit të fundit në Bullgari kanë lindur afro 3240 fëmijë, më shumë sesa gjatë vitit 2008. Bie në sy dhe një fakt tjetër - në vend është rritur numri i lindjes së disa fëmijëve njëkohësisht. Ka mbi 1200 lindje të tilla, prej të cilave afro 40 janë lindje të trinjakëve.”

Lindshmëria tek shtetasit bullgarë me origjinë rome është katër herë më e lartë sesa tek pjesa tjetër e kombit bullgar. Dy herë me e lartë është lindshmëria tek turqit bullgarë. Një tendencë tjetër pozitive është rritja e jetëgjatësisë tek bullgarët. Sipas Natalija Bekjarovës kjo rritje për fat të keq është larg standardeve evropiane. Në vendet me ekonominë e zhvilluar mosha mesatare e jetesës tek meshkujt është mbi 75-76 vjeç, ndërsa tek femrat – mbi 82. Tek ne gjërat janë më modeste – pak mbi 77 vjeç tek femrat dhe mbi 70 vjeç tek meshkujt. Në tërë Bashkimin Evropian, përfshi edhe Bullgarinë, vihet re një tendencë tjetër. Rritet mosha e lindjes së fëmijës së parë. Në përgjithësi bullgarja e re lind në moshën 30-vjeçare. Tendenca tjetër është se të rinjtë martohen në një moshë më të madhe. Është vërtetuar se tek ne lindja e fëmijës së parë e paraprin martesën me afro një vit. Shpesh herë bullgarët martohen atëherë kur tashmë kanë fëmijë, tregon Natalija Bekjarova.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i Kukerave në Shiroka Llëka largon të keqen dhe sjell shëndet dhe begati

Festivali i Kukerave "Pesponedellnik", i cili zhvillohet në Shiroka Llëka të dielën e parë të marsit, shënon fundin e dimrit dhe fillimin e pranverës. Më pas, nën tingujt e kambanave kryhet një rit për të larguar të keqen. “Këtë vit, mijëra..

botuar më 25-03-02 7.30.PD
Nedisllav Peev

Një djalë me autizëm hap galerinë e tij në Dobriç

Artisti i ri i talentuar Nedisllav Peev, i diagnostikuar me 90% autizëm, tani ka hapur galerinë e tij në Dobriç. Falë përpjekjeve të vazhdueshme të nënës së tij, Kamelija Todorova, djali tashmë figuron si “piktor” në Agjencinë e Regjistrimit –..

botuar më 25-03-01 7.05.PD

Qendrat për Integrim dhe Arsim Gjithëpërfshirës janë hapur në Pesë Bashki të Vogla

Pesë qendra për shërbime arsimore, sociale dhe shëndetësore do të hapen në vendbanime të vogla në kuadër të programit "Promovimi i barazisë: Shëndeti dhe arsimi gjithëpërfshirës për të gjithë - THIRRJE 2", financuar nga Programi i Bashkëpunimit..

botuar më 25-03-01 6.10.PD