Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e Kirill dhe Metodijt - 24 maji dhe lidhjet bullgaro-shqiptare

Bullgaria përulet përpara veprës madhështore të vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij. Këta dy vëllezër të arsimuar në mesin e shekullit të IX mbi bazën e gjuhës së folur bullgaro-sllave, krijuan një alfabet i cili u bë themeli për shkrimin, letërsinë dhe kulturën edhe të popujve të tjerë sllavë.

Për herë të parë në Evropë, u vu në përdorim në letërsi gjuha e gjallë e popullit. Me këtë u mbrojt e drejta e çdo një populli të krijojë kulturë në gjuhën e vet të gjallë. Në këtë mënyrë në qendër u vu populli, njeriu. Ky padyshim që ishte një hap i rëndësishëm drejt Rilindjes. Në këtë mënyrë ju dha një goditje dogmës zotëruese të tri gjuhëve që Bibla të lexohej vetëm në latinisht, në greqishten e vjetër dhe në hebraishten e vjetër. Të krijohet letërsi vetëm në këto tri gjuhë, fakt i cili pengonte zhvillimin e pavarur të kulturës së popujve të ndryshëm. Me veprën e tyre vëllezërit e shenjtë Kirill dhe Metodij proklamuan barazinë midis popujve evropian dhe dhanë kontributin e vet në zhvillimin e humanizmit. Apostujt e mëdhenj i konsideronin kulturat evropiane si një njësi e kulturave kombëtare vazhdimisht në zhvillim dhe njëkohësisht të barabarta. Natyrisht që vepra e tyre ka rëndësi edhe për popullin shqiptar. Merita e bullgarëve ishte se ruajtën dhe përhapën shkrimin sllav, alfabetin e Kirill dhe Metodijt dhe u transmetojë brezave të ardhshëm dhe sllavëve të tjerë. Duhet të nënvizojmë se në tokën ilire, punuan disa prej nxënësve më të shquar të Kirill dhe Metodijt - Kliment Ohridski, Naum Ohridski, Gorazd, Sava dhe Angjellarij. Në tokën shqiptare kanë mbetur monumente sllave dhe kjo flet për kontributin e padiskutueshëm të shqiptarëve për ruajtjen e tyre.

Në krahinën Kutmiçevice, në qytetet Ohër, Maqedoni, dhe Gllavinice, Ballsh dhe Devoll të Shqipërisë, me ndihmën e madhe materiale të mbretit Boris i parë dhe Simeon i Madh, ishte hapur Shkolla e njohur e Ohrit, në fund të shekullit të IX dhe në fillim të shekullit të X, nga Kliment Ohridski. Ky mësues, letrar dhe predikues në vazhdim të 30 vjetëve përgatiti dhe arsimoj priftërinj, shkroi libra dhe tekste predikuese. Klimenti e donte natyrën shqiptare dhe shumë kohë kalonte në manastiret, në shtëpitë e dhuruara atij nga mbreti. Ai gëzonte respektin dhe dashurinë e bullgarëve dhe të shqiptarëve në krahinën e Devollit, Gllaviniocë, Ballsh.

Një pjesë prej mësuesve dhe priftërinjve të përgatitur ishin të caktuar për punë në Shqipëri. Kliment Ohridski i mësonte bullgarët dhe shqiptarët se si të mjekohen, i njihte me kulturën shëndetësore, bletarinë, pemëtarinë. Ai ndërtoi 7 kisha të mëdha, një katedrale, manastire në të cilat janë ruajtur shumë dorëshkrime dhe libra të çmueshëm. Deri në fillim të shekullit të XX në disa vende ishin ruajtur pjesë të mureve dhe rrënoja.

Një udhëheqës tjetër i dashur i Shkollës së Ohrit po kështu ishte nxënës i Kirill dhe i Metodijt - Naum Ohridski. Atje punonin dhe Gorazdi, Sava dhe Angjellarij. Në Shqipëri për një kohë të gjatë ruhet kujtimi për 7 shenjtorët - Kirill dhe Metodij dhe nxënësit e tyre: Kliment, Naum, Gorazd, Sava dhe Angjellarij. Më vonë letërsia e pasur nga Devolli dhe Gllavinice ishte transferuar në Berat. Në kishën “Fjetja e Shën Mërisë” ishte ruajtur dhe një sëndyq me eshtra, për të cilat shkruhej se i takonin Gorazdit. Është ruajtur edhe një mantel mbi të cilën janë shkruar emrat e këtyre burrave të shenjtë. Janë ruajtur edhe ikona me fytyrat e tyre.

Gjuha sllave nuk ka qenë e huaj dhe e panjohur për shqiptarët. Dihet se në kancelaritë e mbretit Topia, Andrea Gropes dhe Skënderbeu, shkruhej në gjuhën sllave, ndoshta për ruajtjen e sekretit. Andrea Gropa në vitin 1371 u shpall sundimtar i vetëm i krahinës së Ohrit dhe filloi të pres monedha të argjendta me fytyrën e Krishtit dhe me mbishkrime sllave. Mbreti Andrea Topija rivendosi kishën në manastirin afër qytetit Elbasan “Shën Joan Vlladimir” të ndërtuar nga e bija e Samuillit - Kosara. Aty ka mbishkrime në greqisht, latinisht dhe sllavisht. Është interesante se Dhaskal Teodori në vitet 1730-1806, në provën e tij që të krijonte alfabet shqip ka huazuar edhe disa germa sllave.

Për kontaktet bullgaro-shqiptare në fushën e kulturës dhe të shkencës, një rol të madh luajti edhe Akademia e re në qytetin Voskopojë, të Shqipërisë gjatë shekullit të XVIII. Atje kishte kopje librash dhe jetëshkrime. Për kulturën bullgare dhe për ruajtjen e shpirtit kombëtar një rëndësi të madhe kishte kisha ortodokse bullgare. Shprehje e luftës për një kishë të pavarur ishte e ashtuquajtura Pashkë e Madhe bullgare, kur peshkopët bullgar Illarion Makariopollski, Aksenti Veleshki dhe Neofit Bozveli hodhën poshtë superioritetin e Patrikanës greke dhe shpallën kishën bullgare të pavarur. Këtij akti iu bashkua dhe peshkopi Paisij i Plovdivit më 9 nëntor të vitit 1860. Ky shkencëtar i dalluar, i kthen shpinë respektit dhe pasurisë për shkak të së drejtës së bullgarëve. Për këtë akt ai ishte dërguar në mërgim në Turqi për më shumë se 12 vjet. Këtu dua të shtoj se peshkopi Paisij ka lindor në Voskopojë dhe ishte varrosur në kishën bullgare në Stamboll. Shkrimi, arsimi dhe kultura bullgare ishin një shembull i mirë për patriotët shqiptar. Për krijimin e alfabetit dhe shkrimit, dhe për hapjen e shkollave në gjuhën e tyre amtare.

Dihet mirë se veprimtaria Rilindëse e Naum Veqilharxhit i cili botoi abetaren e parë shqipe dhe i cili u drejtoi lutje bashkatdhetarëve të tij që të mësonin gjuhën e tyre amtare (ky është dokumenti i parë i Rilindjes shqiptare) ishte përkrahur nga rilindësi i shquar bullgar doktor Ivan Seliminski. Petko Raçov Sllavejkov në gazetën “Maqedonia” të botuar në Stamboll përshëndeti përzemërsisht lëvizjen e ndërmarrë për alfabet dhe letërsi shqipe. Ai ishte në kontakt të ngushtë me Konstantin Kristoforidhin, një patriot të njohur shqiptar.

Pas çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha turke, principata e re u dha mundësi qindra emigrantëve shqiptarë që të punonin në Sofje, Plovdiv, Varna e në qytete të tjera, të zhvillonin veprimtarinë e tyre patriotike. U krijua shoqata Dëshira, u hap shtypshkronja Mbrothësia dhe u botuan shumë libra, gazeta, revista. Ky ishte një kontribut i çmueshëm për Rilindjen shqiptare. Shumë udhëheqës shtetëror dhe aktivistë kulturor në Bullgari ndihmuan veprimtarinë e tyre. Gjatë vitit 1894 në Sofje erdhi Petro Nini Luarasi për të mbledhur mjete për hapjen e shkollave shqipe në fshatrat shqiptare dhe ai gjeti përkrahje tek bullgarët.

Kuvendi popullor në vitin 1912 morri vendimin që ti falte borxhet e shtypshkronjës Mbrothësia, sepse gazetat, revistat dhe librat ishin për arsimimin dhe kulturën e shqiptarëve. Poetë, shkrimtarë, shkencëtarë të shquar bullgar po kështu kanë përkrahur luftën e popullit shqiptar për liri, shkrim dhe letërsi, ndër ta mund të përmendim emrat e Hristo Botevit, Ljuben Karavellovit, Stojan Mihajllovskit, Pejo Javorov, Marin Drinov, doktor Ivan Shishmanovit e shumë të tjerë.

Në alfabetin sllav janë shkruar dhe botuar shumë libra për Shqipërinë dhe për shqiptarët në Bullgari, Rusi, Serbi, Maqedoni dhe në vende të tjera sllave. Ato janë shkruar nga shkencëtarë të dalluar. Shumë prej tyre ruhen në bibliotekën tonë kombëtare Shën Kirill dhe Metodij ,në bibliotekën e qytetit Plovdiv, dhe në biblioteka dhe arkiva të tjera të Bullgarisë. Janë përkthyer dhe shumë libra shqip - letërsi shkencore dhe artistike. Në Universitetin e Sofjes Shën Kliment Ohridski prej shumë viteve punon katedra e gjuhës shqipe, është hapur dhe katedra e gjuhës bullgare në Tiranë. Kjo do të ndihmojë për afrimin e mëtejshëm midis dy popujve tanë. Afrimit midis bullgarëve dhe shqiptarëve i përkushtojnë veprimtarinë e tyre shumë aktivistë dhe krijues, shkrimtarë, poetë, piktorë, muzikantë, përkthyes edhe në Bullgari edhe në Shqipëri.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD

Magji festive me këngë, valle dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve në Qytezën e Festave të Fundvitit në Pleven

Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..

botuar më 24-12-01 6.55.PD

Bullgaria bëhet vendi i katërt evropian që zbaton inovacione për trajtimin e plagëve kronike

Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..

botuar më 24-11-30 5.15.MD