Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sistemi bullgar i pensionimit do të ndjekë modelin evropian

Zëvendëspresidenti i Konfederatës së sindikatave të pavarura në Bullgari Pllamen Dimitrov
Foto: BGNES
Bullgaria do të reformojë modelin e vet të pensionimit në një të ardhme fare të afërt, në ngjashmëri më këtë që bëjnë shumë shtete evropiane për shkak të plakjes së popullsisë dhe të lindjeve të pakësuara. Tek ne reforma radikale është e domosdoshme dhe për shkak të defektit të dukshëm të sistemit, si rezultat nga politika e disa qeverive.

Në fakt etapa e parë e reformës në vend filloi gjatë vitit 2000, kur u fut i ashtuquajturi sistem i pikave. Me të u rrit mosha për pensionim dhe ajo hyri në një përkatësi të caktuar me stazhin e sigurimit. U aplikua dhe shtylla e dytë e sigurimit të detyrueshëm në një fond privat pensioni, i cili u jep të drejtë njerëzve, të cilët kanë lindur pas vitit 1959, të marrin dhe një pension të dytë pas kohe. Ekziston dhe një shtyllë e tretë - sigurimi vullnetar i pensionimit në bazë të dëshirës së personit i cili sigurohet. Por duket se, modeli i pensionimit ka nevojë për përsosje, me qenë se deficiti në Institutin Kombëtar të Sigurimit po thellohet dhe tanimë i tejkalon 2 miliardë e 300 milionë leva (mbi 1,2 miliardë euro), pavarësisht se mbulohet nga shteti. Është i nevojshëm një stabilitet financiar të sistemit të pensionit, me qenë se numri i njerëzve jashtë veprimtarisë aktive të punës po rritet si rezultat i proceseve negative demografike. Në moshë mbi 65 vjeç janë rreth 23% nga popullsia bullgare, që është 7,5 milionë veta. Në 100 punonjës u bien 82 pensionist. Në Bullgari të ardhurat nga figuracionet në Institutin Kombëtar të Sigurimeve nuk i mbulojnë shpenzimet për pensione. Gjatë vitit 2008 ato kanë mbuluar mezi 63% nga shumat e domosdoshme. Sektori gri i ekonomisë luan një rol të rëndësishëm për deficitin në buxhetin e Institutin Kombëtar të Sigurimeve, me qenë se shumë punëdhënës i sigurojnë punonjësit në rrogën minimale, me kusht, se përmasa e tyre reale është shumë më e lartë.

Këshilli Konsultativ mbi reformën e pensionit pranë ministrit të punës dhe të politikës sociale propozoi dy variante për ndryshime në modelin e pensionimit, njëri nga të cilët konsiderohet si më i mirë. Ai parashikon shtimin e stazhit të sigurimit për gratë deri më 37 vjeç, në vend të 34 deri tani. Tek meshkujt kërkesa është për 40 vjet stazh sigurimi, në vend të 37 deri tani. Propozohet të shtohet dhe mosha për pensionim deri më 63 vjeç për gratë gjatë të tanishmeve 60, kurse tek burrat - deri më 65 vjeç, në vend të 63 siç është tani. Në këtë mënyrë Bullgaria mendon të afrohet deri tek modeli evropian i sistemit të pensionit, tek i cili njerëzit mbeten më gjatë në tregun e punës. Variantet do ti nënshtrohen debatit shoqëror gjatë muajve të ardhshëm. Qëndrimi i shoqërisë ndaj tyre është kundërvënë. Sipas zëvendëspresidentit të Konfederatës të sindikatave të pavarura në Bullgari Pllamen Dimitrov:

“Nuk ka sesi që këtu e tutje të kërkojmë përsëri dhe vetëm njerëzit të mbajnë përsipër kryqin dhe peshën e reumës së vazhdueshme në bazë të një shkaku të thjeshtë - mos stabiliteti financiar ose problemet financiare të sistemit të pensionimit janë shkaktuar një më një nga vendimet e gabuara politike të 3 qeverive, në këtë mënyrë dhe të kësaj të tanishme.”

Një pjesë e madhe nga bullgarët janë të mendimit se, lodhja pas 20 vjetëve të ndryshimeve radikale është e madhe. Anketa mes 44 mijë anëtarëve të Konfederatës të sindikatave të pavarura në Bullgari tregon se 97% prej tyre janë kundër shtimit të moshës së pensionit. Në fakt gjatë këtyre ditëve pas mbledhjes së Këshillit Koordinues të Konfederatës të sindikatave të pavarura në Bullgari u shpallën disa kërkesa, pa kryerjen e të cilave sindikata nuk ka ndërmend të ulet në tryezën e bisedimeve. Ato janë të paraqitura dhe para ministrit të punës dhe të politikës sociale. Konfederata e sindikatave të pavarura në Bullgari propozon masa, të cilat do të çojnë deri në një qëndrueshmëri të mekanizmave, të cilat financojnë sistemin. Ekspertët e sindikatës vlerësojnë si jolargpamës dhe në favor vetëm të biznesit uljen e kuotave të sigurimeve gjatë viteve. Nga 1 janari i vitit 2010 kuota e sigurimit po kështu ra nga 18 në 16%. Këmbëngulet për rivendosjen e kuotës 18% siguruese, ku dy të tretat prej saj merren përsipër nga punëdhënësi, kurse një e treta - nga punonjësi. Sipas Pllamen Dimitrovit, Konfederata e sindikatave të pavarura në Bullgari, ve një kërkesë shumë të rëndësishme, përmes së cilës të stabilizohet sistemi i sigurimit në vend:

“Bëhet fjalë të kriminalizohet, të shpallet si krim të një karakteri të përgjithshëm mospagimi i kuotave siguruese - thotë ai. Sepse kjo është mënyra, në bazë të së cilës mund me të vërtetë të ndalojmë këtë epidemi, e cila është e shpërndarë vete me radhë në Bullgari - secili të sigurohet aq sa do ose të mos sigurohet fare. Dhe kur të arrijë deri në moshën e pensionit, të kërkojë pension. Përgjegjësia penale të jetë për punëdhënësin, i cili nuk paguan kuotat e sigurimit në një përmasë reale të të ardhurave të të paguara dhe nuk i paguan në periudhën përkatëse.”

Mes propozimeve të sindikatës të rivendoset ndalimi ekzistuese para viteve në Kodeksin e Punës për pushimin nga puna të punonjësve dhe nëpunësve, në qoftë se ju mbeten akoma 3 vjet punë deri në pension. Sipas Konfederatës të sindikatave të pavarura në Bullgari për zgjatjen e reformës së pensionit duhet të mund të flitet, kur sistemi stabilizohet nga ana financiare në mënyrë afatgjatë. Përveç kësaj - të ketë një lidhje e përbashkët midis kuotave të investuara siguruese dhe pensionit të marrë. Vetëm atëherë pensionistët bullgarë do të mund të kenë pensione të cilat të jenë rreth 65% nga të ardhurat e tyre të punës dhe të paktën 25% nga sigurimi suplementar.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD