Nga data 1 deri më 7 shtator në Tiranë për here të parë u zhvillua një aktivitet i jashtëzakonshëm në fushën e kulturës - Festivali i teatrit profesionist ballkanik. Në Teatrin kombëtar të Shqipërisë publiku kishte mundësi të shohë shfaqje nga 8 vende ballkanike – Maqedonia, Kosova, Bosnjë e Hercegovina, Greqia, Serbia, Shqipëria, Bullgaria dhe Mali i Zi. Festivali u organizua nga Shoqata për menaxhimin e artit dhe kulturës "SH.M.A.K"
Më shumë hollësi për programin e festivalit dhe për situatën në artin teatral ballkanik posaçërisht për Radio Bullgarinë tregoi organizatori i festivalit ballkanik – Gëzim Kame. Për pjesëmarrjen e Bullgarisë në këtë festival mësuam nga njëra nga regjisoret bullgare Nevena Miteva. Me ta bisedoi kolegia Maria Peeva.
Nëse doni të dëgjoni bisedën e tyre klikoni ikonën AUDIO. Ju urojmë minuta të këndshme!
Më 31 janar 2025 filloi podkasti i parë për bashkësitë e kishës ortodokse bullgare jashtë vendit - "Ura e Besimit”. Ideja është e ekipit të "Radio Bullgarisë" – programi për jashtë vendit i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) dhe po zbatohet në bashkëpunim me..
Studentët e Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" vizituan Radio Bullgarinë në kuadër të studimeve të tyre në degën e "Ballkanistikës". Të ftuarve u la mbresa procesi i punës në studiot e Radios Kombëtare Bullgare, si dhe puna e shumanshme dhe..
Patriku bullgar Daniill ndodhet në Tiranë, Shqipëri, për ceremoninë mortore të Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastasi në Katedralen “Ngjallje e Krishtit” në kryeqytetin shqiptar. Së bashku me Shenjtërinë e Tij është edhe Mitropoliti i Vracës Grigori. Me..
“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën..
“Trakët, vera dhe kultura” është tema e seminarit në kompleksin arkeologjik “Lugina e mbretërve trakë” pranë Kazanllëkut, i cili do të mbledhë së..