Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qyteti antik Pistiros – një vendbanim unik tregtar

Foto: Aleksej Gocev (arkiv)
Në bregun e lumit Marica midis vendbanimeve Septemvri dhe Vetren të Bullgarisë Jugore, që nga viti 1987 arkeologët studiojnë një qyteti të lashtë tregtar. Ai u ndërtua nga elanët thellë në trojet e trakëve në shekullin V para erës së re. Emri i tij – Pistiros u zbulua i regjistruar në një kontratë mbi një mbishkrim guror, që rregullonte marrëdhëniet midis kolonialistëve dhe popullsisë vendëse. Më shumë hollësi sjell udhëheqësi i gërmimeve docent Aleksej Gocev:

“Bëhet fjalë për një fenomen unik për trojet bullgare, që haset rrallë edhe në Evropë. Një dukuri jo e zakonshme në të kaluarën ishte, që ardhës grekë të prirë nga dëshira të furnizojnë lënde të para, detyroheshin të depërtojnë në brendësinë e kontinentit. Dihet, se në periudhën nga shekulli VIII deri në shekullin VI para erës sonë grekët krijuan koloni të veta dhe kështu në praktikë populluan mbarë rajonin e Mesdheut dhe të Detit të Zi. Qëllimi kryesor ishte të zhvillohet tregtia me popullsinë vendëse. Mirëpo, ato koloni gjithnjë krijoheshin në bregun e detit. Kjo për arsye, të kishin mundësi në rast keqësimi të marrëdhënieve me fiset vendore, të ikin me anijet e veta. Është e dukshme, që këtu në bregun e lumit Marica para erës sonë u krijua një vendbanim, sepse elanët kishin nevojë për lënde të para. Dhe në sajë të marrëdhënieve të mira me fiset trake, ata hapën një qendër tregtare pikërisht aty.”

Ky vendbanim pasqyron jetën dhe historinë e Gadishullit Ballkanik në një periudhë, kur ai lulëzonte. Kjo ishte koha e sundimit të mbretit të fuqishëm trak Kotis, kur lidhjet midis ardhësit dhe popullsisë vendëse ishin të mrekullueshme. Gjatë sundimit të trashëgimtarit të tij u arrit edhe një marrëveshje për bashkëpunim me leverdi reciproke dhe për rregullim të bashkëjetesës së të dy etnoseve në qytet. Në këtë vendbanim shihen gjurmët e marshimeve të mbretit Filip Makedonski dhe të birit të tij Aleksandër Madhështori në Traki. Gërmimet e qytetit antik Pistiros zbulojnë një tablo të pasur të jetës etnike, politike, sociale dhe ekonomike të banorëve. Qyteti ekzistonte deri në çerekun e parë të shekullit të III-të para Krishtit, kur u shkatërrua si rezultat i depërtimit të keltëve në Gadishullin Ballkanik. Gjurmët e mëvonshme zbulojnë zhvillimin e metalurgjisë në këtë rajon. Brenda viteve arkeologët gërmuan edhe pjesa të murit të trashë të kështjellës që ngrihej në këtë vend. Ajo u ndërtua me gurë të fortë në formë kuadrati si bastion me dy kulla – të brendshme dhe të jashtme. Lidhur me këtë docenti Gocev shpjegon:

“Si rezultat i studimeve arkeologjike u zbulua një tendencë moderne të ndërtimit të impianteve monumentale. Ajo dallohet nga sistemi i ndërtimit të trakëve. Ky lloji ndërtimi shihet në tri ndërtesa me plan të ndërlikuar dhe me dhoma të llojllojshme. Në një nga banesat ka 14 dhoma me përmasa që dallohen nga njëra tjetra. Kjo dëshmon, se ato shfrytëzoheshin për nevoja të ndryshme. Për këtë flasin edhe sendet e zbuluara në to. Një interes përbën edhe rruga kryesuare shtruar me pllaka të mëdha. Kjo rrugë ka trotuare dhe zgjatet nga porta lindore e vendbanimit te brendësia e tij. Ka një rrjet i sistematizuar kanalesh nën tokë të krijuara prej pllaka të mëdha gurore. Kanali kalon nën rrugën qendrore dhe pas kësaj degëzohet në të gjitha anët e qytetit. Të gjitha kanalet dalin jashtë murit të kështjellës.”

Gërmimet e deritanishme nuk mjaftojnë, që arkeologët të gjykojnë nga çfarë tipi ishte qyteti Pistiros – a ishte një vendbanim me popullsi të përhershme, ose ishte vetëm një qendër tregtare, në të cilën grekët shkëmbeheshin mallrat me fiset vendore. Ndër zbulimet e shumta ka altarë të mëdhenj prej argjile. U gjetën edhe figura të kafshëve të ndryshme. Bënë përshtypje pasuria e qeramikës së mrekullueshme greke. Për shkencëtarët ajo ka rëndësi të madhe edhe nga pikëpamja kronologjike. Kjo për arsye se ndryshimi i stileve të zbukurimeve tregon kohën, në të cilën u krijuan ato ena të çmueshme. U zbuluan dhe shumë monedha. Në një nga shtëpitë u gërmuan të paprekur në vazhdim të 23 shekujve 557 monedha të argjendta dhe 9 të arta nga koha e sundimit të mbretit Filip Makedonski, birit të tij Aleksandër dhe trashëgimtarit të tij Lizimah. Ka dhe shumë gjetje që dëshmojnë për zhvillimin e prodhimit të metaleve në këtë rajon. Dihet se grekët kishin nevojë për metale dhe ky ishte një nga shkaqet për krijimin e vendbanimeve të tilla.

Studimet arkeologjike dhe gërmimet në këtë rajon zhvillohen në një front të gjerë. 5-6 muaji nga viti arkeologët punojnë në terren. Shumë specialistë nga Instituti Kombëtar Arkeologjik me muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, Muzeu Kombëtar Historik, Muzeu rajonal i qytetit Pazarxhik marrin pjesë në gërmimet. Një ndihmë të paçmueshme të arkeologëve japin punëtorë nga qytetet e rajonit Vetren dhe Septemvri. Arkeologët kanë dëshirë, që rajoni i vendbanimit Pistiros të rregullohet si një park arkeologjik. Lidhur me këtë arkeologu Aleksej Gocev thekson:

“Objekti shtrihet në një rajon tepër të leverdishëm, që jep mundësi të rregullohet si park. Ai është në afërsi të magjistralit dhe është e zbatueshme, që strukturat e gërmuara të rregullohen si muze në të hapur. Krahas kësaj në një tumul trak u zbulua edhe një varrë nga shekulli IV para Krishtit, kështu që turistët ka çfarë të shikojnë këtu. Në qytetin Septemvri ka një godinë e përshtatshme, në të cilën mund të rregullohen të gjitha reliktet e zbuluara deri tashti.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një tempull unik trak në Plovdiv mund të restaurohet plotësisht

Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..

botuar më 24-08-23 12.16.MD

Arkeologët kanë zbuluar një varrim të pasur të një luftëtari trak të epokës romake

Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..

botuar më 24-08-22 5.56.MD

Arkeologët zbuluan më shumë se 500 monedha të lashta në Filipopollin e vjetër

Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..

botuar më 24-08-19 7.10.PD