Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përralla dhe legjenda popullore për familjen

“Familja është një nga qelizat e shoqërisë” – shprehje të tilla shoqërojnë ritet civile të çdo martese.
Foto: Allbena Bezovska
“Burri është gjysmë njeri dhe gruaja është gjysmë. Bredhin ashtu si gjysma anë e mbanë botës, dhe kur martohen – bëjnë një të tërën.” Kjo është pjesë e një tregimi autentik, regjistruar në Bullgarinë Veriore. Përshkrime të tilla mund të dëgjohen kudo në vendin tonë. Shprehjet për “shpirtrat e përafërta” dhe “gjysmat shpirtërore” hasen në kontinentet dhe kulturat e ndryshme.

Sot shumë bullgarë preferojnë të jetojnë pa lidhur martesën. Sipas sociologëve, kjo formë e bashkëjetesës zgjidhet kryesisht nga frika. Të rinjtë sot e ndjejnë veten të kërcënuar, se nuk do të arrijnë të krijojnë një lidhje të fortë – e tillë siç e kanë prindërit e tyre, gjyshat dhe gjyshet. Megjithatë martesa nuk ka humbur thelbin e vet enigmatik dhe romantik.

“Familja është një nga qelizat e shoqërisë” – shprehje të tilla shoqërojnë ritet civile të çdo martese. Megjithëqë ato fjalë janë pjesë e protokollit të vendosjes së lidhjeve bashkëshortore, ato mishërojnë kuptimin e sotëm për rëndësinë e qelizës familjare dhe për vendin e saj në jetën sociale.

Në të kaluarën njerëzit nuk e kishin të drejtën të zgjedhin. Bashkëjetesa midis burrit dhe gruas ishte e pamundshme pa bekimin e prindërve dhe pa marrjes përsipër të përgjegjësive morale dhe materiale.
Tradita popullore i cakton burrit rol kryesor në lidhjet bashkëshortore dhe në shoqëri. Zoti e bëri atë të pari, prandaj ai është themeli i martesës. Atë Zoti e ngarkoi me punimet kryesore – përpunimin e tokës, mbjelljen, sigurimin e druve për ngrohje e kështu me radhë. Burri është ai, i cili ndërton jo vetëm shtëpinë, por edhe hambarin dhe ndërtesat për kafshët shtëpiake – stallat, vathat. Puna e tij është aq e rëndësishme, që asnjeri nuk duhet të kalojë rrugën e tij, kur e takon. Burri ka dhe shumë angazhime të tjera, dhe sipas besimit popullor ndalohet, që ata të bëhen nga gruaja. “Gruaja nuk duhet të kryejë punën burrërore, sepse kjo është fatkeqe për shtëpinë” –thanë dikur. Besuan gjithashtu, se: “Burri është kreu, ndërsa gruaja është shpirti i shtëpisë.” Megjithatë, zakonet fetare në shtëpi zbatoheshin nga burrat. Gratë merreshin pjesë kryesisht në ritet e lindjes dhe varrimit, në zakonet për shërimin e sëmundjeve të ndryshme.

“Është i pasur burri, i cili ka një gruaje të mirë.” Sepse “me gruan e lig armiq nuk janë të nevojshëm.” Besimi në forcën e familjes, besimi në marrëdhëniet bashkëshortore ishin në thelbin e respektimit të hierarkisë. Megjithëqë gruaja zinte vendin e dytë pas burrit, roli i saj ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm. Një proverb i lashtë është, se “Gruaja e mirë është si guri i çmuar”. Gruaja kujdesej për përgatitjen e ushqimit, për shtëpinë, për edukimin e fëmijëve. Dhe siç theksojnë shumë studiues etnografë, deri vonë buka në fshatrat bullgare edhe në furrat shoqërore përgatitej vetëm nga gra.

Ka një përrallë tepër e urtë bullgare. I ati i një familjeje të madhe, kur u bë plak thirri bijtë e tij të dashur. Ja se çfarë u tregoi atyre: “Në të kaluarën shumë, shumë të largët kishte një pyll të dendur. Në mes tij rritej një ahu. Një ditë në pyll erdhi një njeri, i cili preu ahun. Në punishten e vet prej trungu ai sharroi dërrasa të mira. Gjatë vjeshtës tek ai erdhi një punues të vozave. Ai e mori dërrasat dhe bëri disa rrethe hekuri. Pas kësaj radhiti dërrasat e përkulura dhe i shtrëngoi me rripat e hekurta në një vozë. Çdo vjeshtë ai e mbushte vozën me verën e re, të cilën e shiste. Jeta e këtij njeriu ishte plotë dhe e lumtur, përderisa voza ishte e fortë. Mirëpo, një ditë rripat e metalta, të cilët e shtrëngonin dërrasat u prishën. Kështu voza u shpërbë dhe vera u derdh. Fëmijët morën rripat prej metali dhe filluan ta rrokullisin nëpër rrugët. Amvisja dogji dërrasat e vozës së fortë.” Pasi përfundoi tregimin e vet, i ati i sqaroi bijtë e tij, se “voza është familja, dërrasat janë pjesëtarët e familjes, rripat e metalta janë pajtimi dhe mirëkuptimi, ndërsa vera është gëzimi, hareja dhe jeta e ndershme. Dhe përderisa ekziston dëshira për mirëkuptim në familjen, deri atëherë jeta familjare do të jetë e lumtur. Shtëpi, në të cilën mungon harmonia, e digjet zjarri.” Kështu i ati i la amanet bijtë e tij të ruajnë rripat e metalta të vozës.

Kjo përrallë është vetëm një nga urtësitë e shumta popullore, me të cilët prindërit edukoheshin te fëmijët respekt dhe ndershmëri. Përralla të tilla u tregoheshin fëmijëve me shpresën, se ata do të nxjerrin konkluzionet e domosdoshme dhe do të bëhen më të urtë dhe më të mençur, kështu që jeta e tyre të jetë më harmonike dhe më të ndershme.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët, rumunët dhe moldavianët prezantuan së bashku martenicën (veroren) në Bruksel

Shoqata Kulturore Bullgare së bashku me përfaqësues nga Rumania dhe Moldavia organizoi në Bruksel Festën e Martenicës (Verores) që u mbajt më 18 shkurt. Ky është edicioni i dytë kushtuar simbolit të pranverës që bashkon të tre vendet. Në stenda u..

botuar më 24-02-19 10.32.PD

Vallja popullore bullgare mahniti bullgarët, amerikanët dhe japonezët në Nju Jork

Për herë të parë, Nju Jorku organizoi një klasë të mjeshtërisë në vallet popullore me koreografin tonë të njohur Prof. Dr. Anton Andonov, shef i departamentit "Koreografi" në Akademinë e Muzikës, Valleve dhe Arteve Figurative "Prof. Asen Diamandiev"..

botuar më 24-02-08 10.16.PD

Festivali i maskaradës dimërore në Trën

Për të katërtin vit radhazi, qyteti i Trënit do të presë një festival dimëror të lojërave të maskaradës. Fillimi do të jetë më 3 shkurt nga ora 12:00 deri në orën 14:00 në sheshin qendror të qytetit. Katër grupe survakarësh / survakarët janë djem..

botuar më 24-02-03 7.05.PD