Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Industria bullgare e IT-së me 10% rritje për vitin 2010

Ekspertët e Shoqatës bullgare të kompanive të softuerit paraqitën rezultatet e studimit “Barometër i industrisë bullgare të IT-së”
Foto: www.dnevnik.bg
Firmat e softuerit presin një rritje prej 10% për vitin 2010. Këtë e tregon studimi “Barometër i industrisë bullgare të IT-së”, që është bërë nga Shoqata bullgare e kompanive të softuerit ndër 45 firmat. Industria e softuerit ruan pozicionet e veta si një prej pak sektorëve të ekonomisë sonë me vlerën e shtuar të lartë dhe të aftë për konkurrencë në botë, me gjithë kushtet e vështira ekonomike. Destinacioni eksportues prijës mbetet Evropa me 74% të porosive. Në vendin e dytë është Amerika Veriore dhe veçanërisht SHBA-ja me 26% të eksportit. Zakonisht industria bullgare e IT-së është më e fortë në shërbimet, sesa në përgatitjen e një produkti të ri, i cili të shitet në tregje. 3 vitet e fundit vërehet tendenca e rritjes së shitjeve të produkteve të tilla të gatshme, që do të thotë se industria bullgare e IT-së kalon në një kategori më të lartë.

Pse liderët botërorë të industrisë së IT-së përdorin shërbime dhe produkte të firmave bullgare, kur Kina dhe India janë konkurrentë të fuqishëm?

“Kompanitë e mëdha të softuerit në Kinë dhe Indi janë kryesisht të tilla, që punojnë autsorsing – d.m.th. dikush i porosit diçka dhe ato ia bëjnë – tregon përparësitë e firmave bullgare Georgi Zaharievi nga Këshilli drejtues i Shoqatës së kompanive të softuerit. – Shumë kompani bullgare tashmë janë riorientuar nga ky model i biznesit drejt përgatitjes së produkteve të veta, shitja dhe zhvillimi i këtyre produkteve është në një nivel më të lartë nga vet autsorsingu.”

Cila produkte përgatiten dhe eksportojnë kompanitë bullgare?

“Pjesa kryesore është lidhur me shërbimin e kërkesave të biznesit si softueri për shërbim të klientëve, sistemet e mëdha për menaxhimin e tërë biznesit, softueri i kontabilitetit etj. – shpjegon Georgi Zaharievi. – Fushat më të mëdha të shërbimeve të softuerit janë autsorsingu, ueb dizajni, ueb projektet. Në vendin e tretë është shitja dhe përgatitja e sistemeve të gatshme. Ueb dizajni në shkallën botërore është një fushë e gjerë, çdo sekondë përgatiten shumë sajte, normalisht se kompanitë bullgare të kenë një pjesë prej tyre. Në të vërtetë jemi të mirë. Ka shumë sajte të mira bullgare, ka shumë sajte me kualitet të lartë, që janë përgatitur në kompanitë bullgare për tregun e jashtëm.”

Si dega e softuerit do të përfundojë vitin 2010 dhe çfarë parashikohet për vitin 2011?

“Për vitin 2010 presim që të realizohet prognoza jonë për rritjen e shitjeve brenda 10%, ndërsa për vitin 2011 nuk presim ndryshim të madh – përgjithëson tendencat në këtë degë zoti Zahariev. – D.m.th. nuk do të ketë zhvillim të madh në tregun e produkteve dhe industrive të softuerit. Por nuk parashikohet një krizë e re. Për standardet e industrisë së softuerit kjo është një rritje e vogël. Sepse kjo që do ta kënaqte një kompani të mesme është rritja jo më pak se 20-25% në vit.”

Çfarë vend zë Bullgaria në krahasim me vendet e tjera nga BE-ja?

“Po të krahasohemi me vendet nga rajoni si Greqia dhe Rumania, të cilat kanë shumë programorë, ne jemi vendosur mjaft mirë në hartën e Evropës – shton Georgi Zaharievi nga Shoqata e kompanive të softuerit. – Ka shumë kompani ndërkombëtare, të cilat i bëjnë qendrat e tyre në Bullgari. Gjithsesi ato vijnë te ne, kurse jo në Kinë dhe Indi, ku çmimi është më i ulët, sepse kualifikimi i programorëve dhe menaxherëve të kompanive në Bullgari është në një nivel më të lartë.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga mesatare vjetore bruto për vitin 2023 në Bullgari është 24 485 leva (12 519 euro)

Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..

botuar më 24-11-30 11.59.PD

Bullgaria është ndër të parat në BE përsa i përket regjistrimeve të makinave të reja

Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..

botuar më 24-11-23 1.20.MD

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD