“Peshqeshe do të ketë për të gjithë nga zemra!” Kjo këndohet në një nga këngët më të njohura bullgare për fëmijë. Dhe sivjet do të ketë peshqeshe dhe sivjet ato do të blihen me zemër. Por gjatë këtyre Krishtlindjeve paratë të cilat do t’i harxhojnë bullgarët për peshqeshe do të jenë më pak. Çfarë tregojnë studimet.
Mbi gjysmën e familjeve bullgare do të harxhojnë për peshqeshe mesatarisht rreth 260 leva (130 euro) tregojnë të dhënat e analizatorëve bullgarë. Afro 10% kanë vendosur të harxhojnë më shumë se 500 leva (250 euro). Burrat janë më bujar, me qenë se kanë vendosur të ndajnë rreth 50 leva (25 euro) për një peshqesh, derisa gratë mendojnë të paguajnë jo më shumë se 35 leva (17 euro). Ky ndryshim në shpenzimet e planifikuara për peshqeshe ka dhe shpjegimin e vet. Gratë bëjnë mesatarisht për 7-8 veta befasi me rastin e Krishtlindjeve, derisa fantazia e meshkujve shteron deri te personi i 5. Nga studimet vihet re se, bullgarët nuk i pëlqejnë shumë befasitë kureshtare. Pse? Sepse mezi 11% preferojnë që t’i befasojnë njerëzit e vet të afërt për Krishtlindjet, derisa të tjerët informohen paraprakisht për dëshirat. Çfarë preferojnë të dhurojnë bullgarët për festat? Vendet e para në listën e peshqesheve janë të zëna nga rrobat (64 për qind). Në vend të dytë janë produktet e kozmetikës (me 49%) dhe në vend të tretë në klasifikim bie elektronika (me 45%). Sikur është e tepërt të sqarojmë se në banakët për elektronikë dhe për celularë do të vëmë re më shumë burra, kurse në dyqanet për veshje dhe lojëra për fëmijë dominojnë femrat.
Ku jemi ne në kuadrin e Bashkimit Evropian? Sipas studimit të Institutit për studime të marketingut GfK për synimet e konsumatorëve në Evropë, më shumë se gjysma e bullgarëve gjatë këtij viti do të pakësojnë paratë, të cilat mendojnë të harxhojnë për peshqeshe, kurse çdo një bullgar i katërt bile fare nuk do të blejë të tilla. E njëjta është gjendja dhe në vendet e tjera nga Bashkimi Evropian. Në qoftë se 55% nga bullgarët do të kursejnë gjatë këtij viti para nga peshqeshet, në Rumani shifra e atyre të cilët blejnë me ekonomi është 67%, kurse në Portugali është afër nesh - 54%, 47% nga italianët do të harxhojnë më pak para lidhur me Krishtlindjet.
Evropianoperëndimorët japin më shumë para për peshqeshe lidhur me Krishtlindjet nga familjet në Evropën Qendrore dhe Lindore. Shkaku është trivial - të ardhurat në vendet e reja të bashkësisë janë shumë larg nga këto në Evropën e vjetër.
Pavarësisht se tregtarët me padurim e presin periudhën e festave dhe shpresojnë për një gjallërim në tregti, konsumi te ne tani për tani nuk e justifikon optimizmin e tyre. Njerëzit kërkojnë mallra me çmime më të ulëta dhe llogarisin mirë çdo gjë që blejnë. Pjesa më e madhe e dyqaneve filluan akoma përpara rreth ditëve uljet e çmimeve, të cilat arrijnë pothuajse deri më 70%, me shpresë për një qarkullim më të madh.
Në Krishtlindjet kursimtare u përfshi dhe organizata “Konsumatorë aktivë” me rreth 10 këshilla se si mund t’i pakësojmë shpenzimet tona. Ja dhe një pjesë prej tyre. Bëni një plan paraprak të shpenzimeve, që të mos harxhoni në mënyrë spontane, bëni pazar nëpërmjet internetit, blini ushqime dhe pije me çmime të pakësuara në supermarket të lirë, mos e teproni me sasinë e ushqimit, mos i hidhni peshqeshet të cilat nuk ju pëlqejnë, sepse mund t’i këmbeni në dyqanet ose t’i shisni përmes internetit. E fundit del se është shumë e rëndësishme, sepse pritet që qytetarët e Bashkimit Evropian të marrin në këto festa peshqeshe të padëshiruara për më shumë se 20 miliardë euro, të cilët pas kësaj do të shiten, dhurohen ose hidhen.
Dhe prapë së prapi, kriza do të kalojë si stuhitë dimërore në Evropë, kurse Krishtlindjet do të mbeten festa më e madhe dhe e ndritshme në botën e krishterë. Le t’u sjellim pak gëzim të afërmve tanë. Që të mund të tingëllojë kënga e preferuar dhe e dashur nga fëmijët “Peshqeshe do të ketë për të gjithë nga zemra”. Që të mbetet magjia e Plakut të Vitit të Ri!
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Universiteti Teknik në Sofje është ndoshta i vetmi në Bullgari që përveç bullgarishtes ofron shkollimin bachelor dhe master edhe në tri gjuhë të tjera - anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht, shkruan gazeta "24 Çasa". Gjigantët globalë si IBM, NIDEC, Shwarz..
Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të hapur Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Avokatit të Popullit Zoran Pašalić, Delegacionit të..
Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon..