Pohimet e Herodotit, se ushtritë e faraonëve egjiptianë kanë arritur deri tek tokat e Trakisë së lashtë deri vonë zgjonin skepticizëm mes rretheve shkencore. Por gjatë kësaj vere një artefakt miniaturë nga koleksioni i muzeut historik të qytetit Smoljan tërhoqi vëmendjen e ekspertëve dhe të gjuajtësve të misterive, duke i kthyer përfytyrimet tona për të kaluarën. Bëhet fjalë për një figurë prej guri të bubuzhelit (brumbulli i shenjtë i egjiptianëve), e cila prej viteve “fle” pas një nga vitrinat e muzeut deri në këtë moment, në të cilin nuk bie në duart e doktorit Vasill Dobrev. Egjiptologu bullgar me famë botërore, i njohur dhe nga filmat e National Geographic dhe Discovery lexoi që në pamje të parë simbolet e pikturuara mbi brumbullin. Del se, figura është në moshë afro 4 mijë vjet dhe është transportuar në tokat tona nga Egjipti i largët si një amulet i bekuar. Sipas shkencëtarëve ky është edhe një ripohim tjetër të tezës se në të kaluarën egjiptianët kanë qenë këtu.
Pyetja është se çfarë kanë kërkuar në territorin e Bullgarisë së sotme?
Neb Taui Re ose në përkthim “Zoti i Egjiptit është Re” - kjo është e shkruar në mbishkrimin mbi barkun e bubuzhelit nga muzeu i Smoljanit. Pasi t’i deshifroi simbolet, doktori Dobrev studioi me vëmendje listat pa fund me emrat e sundimtarëve egjiptianë dhe saktësoi se, në lashtësi me të vërtetë ka pasur faraon, i cili ka qenë i njohur nën emrin Neb Taiu Re ose Montuhotep i IV. Sundimtari i fundit egjiptian nga dinastia e XI ka sunduar gjatë viteve 1992-1985 përpara Krishtit. Është bërë i njohur më tepër me ekspeditat deri tek territoret e largëta. Sipas burimeve historike dhe faraonë të tjerë kanë ndërmarrë udhëtime të ngjashme në mijëra kilometra nga lumi Nill. Shkencëtarët supozojnë se, gjatë kohës së këtyre ekspeditave egjiptianët kanë mbledhur materiale tepër të vlefshme për ngritjen e kishave, piramidave dhe anijeve gjigante. Kurse në ndryshim nga tokat e varfra për nga lëndët nëpër Trakinë e lashtë kanë qenë me bollëk pyjet e dendura, karrierat prej guri dhe minat.
Pas vetes së vet egjiptianët kanë lënë toponime dhe emërtime të vendeve të ndryshme tek ne. Për shembull në përkthim nga gjuha e lashtë egjiptiane emri i malit Stanxha do të thotë “Mali i Ra-së (Dielli)” - pohon doktori Dobrev. Bubuzheli nga Muzeu i qytetit Smoljan nuk është i vetmi i zbuluar nëpër tokat tona. Akoma 2 figura të ngjashme prej guri ruhen në Muzeun arkeologjik në qytetin Sozopoll. E përbashkëta midis tyre është se janë gjetur në tumulat e lashta trake. “Figura e bubuzhelit e cila u bë e njohur gjatë kësaj vere, është zbuluar në vitin e largët 1976 në një nekropole të një tumule nga shekulli i VII përpara Krishtit rreth fshatit Lubça në Rodopet” mësojmë nga Tanja Mareva - drejtorja e Muzeut historik regjional në Smoljan dhe akoma:
“Kodra në të cilën është gjetur është e ashtuquajtura kodra kenotaf. Kjo do të thotë se, brenda nuk ka mbeturina nga njeriu i varrosur, por vendosen sende nga jeta, si dhe sende kulti. Një tip i tillë tumulash lidhen me përfytyrimet e trakëve të lashtë për botën, me besimin e tyre në jetën pas vdekjes dhe pavdekshmëria e shpirtit. Artefakti përbën një gurë relativisht të vogël me përmasa standarde për figura të ngjashme të bubuzhelit. Është e gjatë 13 milimetra, kurse pjesa më e gjerë është 7 milimetra. Është zbuluar së bashku me figura të tjera miniature, disa prej tyre me forma diellore bashkërisht me përgjithësisht 50 kokrra prej qelibari.”
Në fakt në lashtësi figurat e bubuzhelëve të shenjtë me mbishkrime të faraonëve ose hyjnive janë shfrytëzuar për amulete, të cilët ruajnë nga forcat e këqija. Insekti i shenjtë është ndërmarrë më tepër si simbol të shpirtit ringjallës. Trakët në ngjashmëri të egjiptianëve, kanë besuar në jetën e përtejme. Jo rastësisht figura prej guri është e vendosur në kodrën trake rreth fshatit Lubça. Çfarë rruge ka kaluar, përpara se të bjerr aty, nuk është e qartë. Por një gjë është e sigurt - të lashtët nuk kanë qenë kaq “statik” sesa e mendojmë. Tanimë ka dëshmi se, ata kanë pasur lidhje tepër të mira dhe nuhatje të mprehtë për tregti. Si ripohim të kësaj zonja Mareva shton: “Le të marrim për shembull 50 kokrrat prej qelibari, të gjetura bashkë me bubuzhelin tonë. Del se, ato kanë qenë të sjella nga pjesët veriore të Evropës dhe më saktë nga Deti Baltik. Dëshmi të tërthorta për praninë e egjiptianëve të lashtë nëpër tokat tona shkencëtarët zbulojnë dhe në të gjithë vargun e artefakteve nga përpara 3-4 mijë vjetëve, si dhe në disa mite dhe legjenda vendase.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..
Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..
Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii”..