Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Anëtarësimi i Bullgarisë në Shengen – probleme politike dhe perspektiva

Monumenti i Marrëveshjes së Shengenit
Foto: wikipedia.org
Viti 2010 ishte vendimtar për aderimin e Bullgarisë në Shengen. Qysh ditët e para të vitit 2011 ndodhën disa gjëra që na bëjnë të mendojmë se edhe ky vit do të jetë vendimtar për Bullgarinë.

Agjencia gjermane DPA informoi se ministri i brendshëm i Hungarisë Shandor Pinter, shteti i të cilit e kryeson BE-në nga 1 janari i këtij viti, ka thënë se anëtarësimi i Bullgarisë dhe Rumanisë shtyhet dhe para se të anëtarësohen dy vendet duhet të zbatojnë disa detyra të tjera, që do të përcaktohen deri në muajin qershor. Afati më i afërt i aderimit që mund të diskutohet sipas ministrit hungarez është muaji tetor. Disa orë pas kësaj deklarata u përgënjeshtrua edhe nga ministria e jashtme hungareze, edhe nga presidenca hungareze, edhe nga përfaqësues të Komisionit Evropian. Këto orë midis lajmit të gabuar dhe përgënjeshtrimit të tij Sofja nuk arriti të reagojë zyrtarisht. Por në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme Vesela Çerneva pohoi tezat se Bullgaria do të zbatojë kriteret teknike për anëtarësim deri në mars të vitit 2011 dhe pret që vendimi politik për anëtarësim në Shengen të merret sa më shpejt.

Zëdhënësja nuk pohoi informatat jozyrtare se dy kontrollimet e bëra nga ekspertë të BE-së në Bullgari kanë konstatuar dobësi teknike serioze dhe tha se në zhvillimin e dialogut me partnerët evropianë Bullgaria merr vazhdimisht rekomandime, por në këtë etapë vlerësimet janë të mira.

Bën përshtypje se deri tani pritjet e qeverisë në Sofje janë lidhur më tepër me kronologjinë e procesit – kur do të zbatohen kriteret teknike, kur do të shpallen raportet me vlerësime për përparimin e vendit tonë në fushën e sistemit gjyqësor dhe rendit të brendshëm dhe kur do të merret vendimi politik për aderimin. Shumë më të rëndësishme janë vlerësimet, në bazë të të cilave do të merret vendimi politik. Vendimtare në këtë drejtim do të jenë dy raporte të KE-së, por tani për tani nuk ka informatë paraprake për to.

Duke përballuar të njëjtin problem, Sofja dhe Bukureshti reaguan në mënyrë të ndryshme. Bukureshti deklaroi se kërkesat suplementare politike për aderim në Shengen janë diskriminuese. Sofja u distancua nga pozita rumune, duke thënë se rezervat për aderim në Shengen janë të arsyeshme dhe do ta shfrytëzojë kohën deri në marrjen e vendimit politik për të zbatuar rekomandimet e bëra. Ky distancim mund t’i detyrohet faktit se Bullgaria ka në plan që në ndonjë moment të kërkojë të aderohet në Shengen e vetme, pa Rumaninë. Një mundësi e tillë u shpall nga qeveria bullgare që vitin e kaluar. Plane për rruga të ndara Bullgaria dhe Rumania kishin dhe për anëtarësimin në BE, por kjo nuk ndodhi dhe siç tregoi rrugëdalja – për të mirë. Ndoshta do të jetë mirë të mos ndahemi dhe në rrugën për Shengen, sepse dy janë më të fortë se një, në qoftë se veprojnë së bashku dhe e mbështetin njëri-tjetrin.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Stoimen Pavllov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kompleksi arkeologjik

Jeta e trakëve dhe zbulimet e shkencëtarëve vendas – në fokus në "Lugina e mbretërve trakë"

“Trakët, vera dhe kultura” është tema e seminarit në kompleksin arkeologjik “Lugina e mbretërve trakë” pranë Kazanllëkut, i cili do të mbledhë së bashku shkencëtarë dhe studiues nga e gjithë Bullgaria më 22 shkurt. Ky është edicioni i nëntë i..

botuar më 25-02-22 7.30.PD

Në botën magjike të "fëmijëve të Ivan Vazovit" dhe të gjuhës bullgare në Paris

“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën Bullgare të së Dielës “Ivan Vazov” në Paris – në një postim në një rrjet social një vit më parë. Është..

botuar më 25-02-21 7.30.PD

Personaliteti i Vasill Levskit vazhdon të lidhë bashkatdhetarët tanë jashtë vendit

152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon të emocionojë dhe të frymëzojë zemrat e bullgarëve të të gjitha brezave. Historianët vazhdojnë të..

botuar më 25-02-19 5.10.MD