Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tomislav Donçev: “Rritja e absorbimit të mjeteve evropiane gjatë vitit 2010 është shpresëdhënëse”

Gjatë vitit 2010 mjetet e paguara evropiane në Bullgari janë 1,2 miliardë leva (600 milionë euro). Kjo është më pak se qëllimi i deklaruar nga kabineti Borisov – 10% absorbim të fondeve evropiane, por megjithatë është tri herë më shumë se mjetet e paguara gjatë vitit 2009. Këtë tregojnë të dhënat e ministrit për administrimin e mjeteve evropiane Tomoslav Donçev për zbatimin e programeve operative. Ai i paraqiti në Komisionin për çështjet evropiane dhe kontrollin mbi fondet evropiane në Kuvendin Popullor.

Menaxhimi dhe absorbimi më efektiv i fondeve evropiane është një nga prioritetet e qeverisë bullgare. Sipas zotit Donçev rritja e absorbimit të mjeteve evropiane gjatë vitit 2010 nuk është një shifër, me të cilën të krenohemi, por është shpresëdhënëse. Do të rikujtojmë se shuma e përgjithshme e mjeteve në kuadër të 7 programeve operative për Bullgarinë gjatë periudhës së viteve 2007-2013 është 15,5 miliardë leva. “Gjatë vitit 2009 janë paguar 400 milionë leva në kuadër të programeve me financim evropian. Në këtë kuptim absorbimi i 1,2 miliard levave gjatë vitit 2010 është një rritje e madhe, megjithëse kishte vonim në disa programe”, komentoi Tomislav Donçev.

“Po të arrijmë të dyfishojmë gjatë vitit 2011 këta 1 miliard e gjysmë leva të paguar gjatë dy vjetëve të mëparshëm, do të jetë një rezultat i mirë – tha ministri. – Është e arsyeshme pyetja si absorbimi i mjeteve evropiane do të ndikojë në cakun financiar të Bullgarisë gjatë periudhës tjetër programore, vitet 2014-2020. Bëjmë të gjitha përpjekjet e domosdoshme që të arrijmë tempe më të mira të pagimit, por gjithashtu të garantojmë ligjshmërinë e të gjitha procedurave. Sepse akuza eventuale ndaj vendit tonë se nuk mund të ndajë mjetet evropiane në përputhje me ligjin do të kishin një efekt negativ gjatë periudhës tjetër programore. Si pjesëmarrës në të gjitha takimet, ku diskutohet politika gjatë periudhës tjetër programore të BE-së, mund të them se tani për tani Bullgaria është me pozita të mira.”

Sipas analizës së ministrit Donçev, gjatë vitit 2010 është realizuar rritje dhe në marrëveshjet për mjetet evropiane. Vëllimi i kontratave të lidhura është 5,7 miliardë euro dhe rritja kundrejt vitit 2009 për të gjitha programet operative është me 55%. Më e madhe është rritja në programin “Transport” – 155%, ndjekur nga “Zhvillimi i resurseve njerëzore” – 121%, “Zhvillimi regjional” – 77%, “Kapaciteti administrativ” – 16%, “Ndihma teknike” – 11%, “Mjedisi” – 7% dhe “Zhvillimi i aftësisë së konkurrencës së ekonomisë bullgare” – 6%. Por programi i fundit shënon rritje më të madhe sipas një treguesi tjetër – mjetet e paguara beneficientëve.

Tomislav Donçev është i mendimit se pozita e Bullgarisë për periudhën tjetër programore është e mirë, duke marrë parasysh absorbimin e mjeteve evropiane në kuadër të programeve të financuara nga Fondi evropian për zhvillim regjional dhe Fondi social evropian. Një sinjal i keq është se ka vonim në programet që financohen nga Fondi i kohezionit, kurse këto janë mjete për transport dhe ujëra, shpjegoi Tomislav Donçev. Qeveria tashmë ka ndërmarrë masa për kapërcimin e këtij problemi. Bullgaria është dakord me idenë e propozuar nga KE-ja që gjatë periudhës tjetër financiare deri në vitin 2020 të aplikohen kushte suplementare për vendet kandidate, të cilat të lidhin mjetet e lëshuara nga BE-ja me deficitin e ulët të buxhetit dhe suksesin e reformave.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rajna Manxhukova

Rajna Manxhukova: Dua që lufta të mos ndajë komunitetin bullgar të besarabëve në Ukrainë dhe Moldavi

Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..

botuar më 24-10-29 2.30.MD

Zgjedhjet përfunduan, në pritje të zgjedhjeve të tjera!

Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..

botuar më 24-10-29 7.30.PD

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes kanë lindur në Bullgari këtë vit

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..

botuar më 24-10-28 6.23.MD