Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shën Patriku Evtimij Tërnovski

“Bekimi i fundit” – afresk nga narteksi i Kishës “Lindja e Hyjlindhëses Mari” të qytetit Veliko Tërnovo
Foto: arkiv
Më 20 janar Kisha Ortodokse Bullgare shënon nderin e Patrikut të madh bullgar Evtimij Tërnovski. Në historinë e shtetit bullgar dhe të botës ortodokse patriku Evtimij është një personalitet i jashtëzakonshëm.

Ka lindur rreth vitit 1327 në Tërnovo. Mjedisi familjar dhe arsimi i mirë e kanë ndihmuar Evtimij për t’i zhvilluar vetitë e tij shpirtërore. Që shumë i ri ai zgjodhi jetën e murgut dhe shkoi në Manastirin e Kilifarevos. Kryemurgu i manastirit në atë kohë qe i përnderuari Teodosij Tërnovski. Për shkak të vetive të jashtëzakonshme shpirtërore të Evtimijit, Teodosij e bëri ikonom të manastirit dhe ndihmës të tij të parë, kurse gjatë vitit 1363 shkuan së bashku në Kostandinopojë. Pak pas kësaj Teodosij vdiq dhe Evtimij shkoi në një prej manastireve në Malin e Shenjtë. Rreth vitit 1371 Evtimij u kthye në Bullgari dhe themeloi manastirin Trinia e Shenjtë, ku krijoi dhe Shkollën letrare të Tërnovos. Duke qenë një njohës i mirë i gjuhës greke dhe i letërsisë kishtare greke, ai i bëri një revizionim të hollësishëm letërsisë liturgjike bullgare, e cila ishte përkthyer shumë keq dhe krijonte mundësi për zhvillimin e shumë herezive dhe sekteve në Bullgari. Këto libra të përkthyera përsëri nga Patriku Evtimij u bënë shembull për të gjitha shtetet ortodokse, të cilat e përdornin gjuhën sllavo-kishtare. Kur gjatë vitit 1375 Patriku bullgar Joanikij II vdiq, Evtimij u bë pasardhës i tij. Ai zhvilloi një veprimtari jashtëzakonisht të rëndësishme letrare dhe ngriti në një nivel shumë të lartë autoritetin e Kishës Ortodokse dhe të figurave shpirtërore.

“Ai është respektuar jo vetëm nga priftërinjtë bullgarë, por dhe nga aristokracia letrare dhe bejlerët, shënon ati Bojan Sarëev nga tempulli “Fjetja e Hyjlindëses Mëri” në qytetin Kërxhali. – Për fat të keq erdhën ditët e frikshme të robërisë. Sulltani Bajazid I grumbulloi një ushtri të madhe para mureve të kështjellës Carevec. Kryeqyteti Tërnovo ishte rrethuar dhe gjatë rrethimit të tij Patriku Evtimij shfaqi cilësi të jashtëzakonshme si mbrojtës i qytetit. Për fat të keq numri i ushtrive turke ishte jashtëzakonisht i madh dhe qyteti u rrëzua. Kishat ortodokse u shndërruan në xhami, kurse vetë Patriku Evtimij u dënua me vdekje. Kur xhelati e ngrinte derën, për ta prerë kokën e Patrikut, dera ngrinte dhe shpata binte. Atëherë robëruesi e dërgoi në mërgim. Njerëzit e pyesnin? “Kujt na lë, o bari?”, kurse ai u përgjigjej: “Trinisë së Shenjtë tani dhe për gjithmonë.”

Supozohet se Patriku Evtimij ka vdekur rreth vitit 1404. Atëherë u asgjësua dhe Patrikana e Tërnovos, kurse Kisha Ortodokse Bullgare humbi pavarësinë e saj. Patriku Evtimij u kanonizua shenjtor.

“Ne nuk e dimë se ku është varrosur Patriku Evtimij – na tregon ati Sarëev. – Mirëpo në rastin konkret është e rëndësishme pavdekshmëria shpirtërore dhe jo personaliteti. Patriku Evtimij është një personalitet i jashtëzakonshëm. Ai u shndërrua në një flamur të shpirtit kombëtar bullgar, me vetitë e tij të shumta intelektuale dhe shpirtërore. Në kohën e tij Bullgaria arriti apogjeun e shpirtit dhe letërsisë. Ai vendosi për herë të parë rregulla shkrimore. Edhe sot Patriku Evtimij është shembull për të gjithë me devotshmërinë e tij ndaj popullit. Ai është një shembull i ndritshëm për të gjithë klerikët, sepse vetitë e tij janë në të vërtetë të jashtëzakonshme.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dr. Petër Beron

Dr. Petër Beron për hapat e parë të tranzicionit bullgar dhe demokracisë sot

Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..

botuar më 24-11-10 7.30.PD
Shishja nga ana e përparme dhe e prapme.
Foto: Rezervati Arkeologjik Kombëtar Deultum - Debellt

Një shishe që përshkruan mitin e përbindëshit Himara u zbulua në një nekropol romak të shekullit të II-të

Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..

botuar më 24-11-09 9.25.PD

Nderojmë Ditën e Kryeengjëjve - ditën e të gjitha hierarkive engjëllore

Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..

botuar më 24-11-08 10.27.PD