Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konsumatorët bullgarë me të drejta dhe përgjegjësi

Të drejtat e konsumatorëve bullgarë janë si ato të evropianëve të tjerë. Evropa ka të drejta të qarta në këtë drejtim. Edhe Bullgaria ka ligje të qarta për mbrojtje të konsumatorëve. Mirëpo çështja është nëse bullgari përfiton nga të drejtat e veta dhe a i njeh mirë, që të mund t’i mbrojë.

Sipas ligjit konsumatori ka të drejtën e informacionit për mallrat dhe shërbimet, që merr ose konsumon, ai është i mbrojtur nga gjithçka, që mund të rrezikojë jetën, shëndetin, ose pronën e tij. Konsumatori mund të pretendojë për dëmshpërblime, të shkaktuara nga mallra me defekt. Bogomill Nikollov nga asociacioni joqeveritar “Konsumatorë aktivë” mendon se bullgari akoma nuk është në dijeni për të drejtat e tij të konsumatorit, si evropiani mesatar, dhe sikur është një pesimist më i madh në mbrojtjen e tyre. Në qoftë se Komisioni shtetëror për mbrojtje të konsumatorit është ai, i cili ndikon në një mënyrë indirekte në treg, në rast praktikash jokorrekte tregtare dhe shitjeje mallrash me defekte, atëherë “Konsumatorë aktivë” është organizata, e cila ka për qëllim të informojë sa më mirë konsumatorin bullgar.

Çfarë tregon praktika në tregun bullgar?

Vetëm gjatë muajit të fundit nga rrjeti tregtar u tërhoqën produkte të rrezikshme për shëndetin e foshnjave. U konstatua një sasi më e madhe nikeli në orët e një marke, që mund të shkaktojë alergji. Analizat laboratorike treguan se në 12 lloje buke informacioni në etiketë nuk i përgjigjet përmbajtjes së bukës. Për praktikat jokorrekte tregtare japin sinjale dhe konsumatorët e shërbimeve të operatorëve mobilë, të bankave, të agjencive të turoperatorëve etj. E reja, që mund të përdoret nga konsumatorët, është se ata do të mund të drejtojnë kërkesa kolektive kundër shërbimeve jokorrekte – thotë Bogomill Nikollov dhe shton:

“Mund të drejtojmë kërkesa kolektive. Ndër të tjera, kjo nuk është rregulluar mirë në pothuaj gjysmën e shteteve anëtare të BE-së – saktëson ai. – Mirëpo ne disponojmë një mundësi tjetër të mirë. Në qoftë se qytetarët kanë një problem, për shembull me një bankë, atëherë ata mund të formojnë një grup dhe në vend që të përdorin 50 veta 50 avokatë, gjë që do të kushtojë shumë, ata mund të mbrojnë të gjithë së bashku interesat e veta. Atëherë shpenzimet do të jenë më pak. Kjo praktikë akoma nuk njihet mirë dhe përkatësisht nuk përdoret në një mënyrë efektive.”

Sipas ekspertëve të asociacionit “Konsumatorë aktivë” bankat në Bullgari abuzojnë jashtëzakonisht shumë me të ashtuquajturat “interesa lundrues” të kredive konsumatore dhe të hipotekës.

“Para pak kohe publikuam një krahasim të metodologjive, që po përdoren nga bankat gjatë përcaktimit të përqindjeve të interesit – shpjegon Bogomill Nikollov. – Doli se nga 19 banka, vetëm 3 morën një notë të mirë. Sa për bankat e tjera, konstatuam shumë probleme dhe kurthe. Ne u tregojmë konsumatorëve se cilat janë institucionet financiare, të cilat nuk janë korrekte me ta. Konsumatorët duhet të jenë shumë të vëmendshëm, sepse mund të pësojnë dëme të mëdha për shumë vite me radhë.”

Sipas direktivës evropiane paraqitja e informacionit për lidhjen e kontratave me të gjitha bankat në territorin e vendit duhet të bëhet me anë të një formulari standard. Mirëpo bankat nuk e respektojnë këtë kërkesë. “Ne kërkuam formularë të tillë nga 15 banka, por vetëm 6 prej tyre na i dhanë formularët e kërkuar. Të tjerat na dhanë shpjegime me gojë, ose na orientuan për të lexuar në broshura të ndryshme të bankës. Mirëpo, në rast se konsumatorët e njohin këto të drejta dhe ngulin këmbë për respektimin e tyre, atëherë bankat duhet t’i marrin parasysh. Në asociacion çdo ditë deponohen dhjetëra ankesa nga konsumatorë të dëmtuar. Rastet janë më të ndryshme: faturë me çmime të mëdha për ujin e përdoruar, të cilat nuk i përgjigjen asaj që tregon ujëmatësi, celularë me defekt në afatin e garancisë, të cilët nuk janë ndërruar me një celular tjetër, megjithë problemin e konstatuar. Shumë të shpeshta janë ankesat e bullgarëve me llogari të larta në faturat e operatorëve mobilë dhe kushtet e paqarta në to.

“Shërbimet, të cilat janë lidhur me nënshkrimin e kontratave me afat të gjatë, fillojnë të bëhen një problem shumë i madh – thotë Bogomill Nikollov. – Kjo është kështu, sepse operatorët përpiqen të tërheqin klientët me klauzola të ndryshme në kontrata për një periudhë të gjatë. Mirëpo nuk janë aq shumë njerëzit, të cilët mund t’i kuptojnë këto klauzola të vështira. Shkronjat e vogla në kontratë bëhen një problem i madh. Procedurat për mbrojtje në situata të tilla janë mjaftë të vështira. Në qoftë se një kompani aplikon klauzola të tilla të padrejta, mund t’i akuzojmë para gjyqit, por kjo kërkon një periudhë shumë të madhe – rreth 3 vjet. Prandaj ne punojmë për zbulimin e këtyre kurtheve, që të mund t’i njohim dhe konsumatorët me to.”

Asociacioni “Konsumatorë aktivë” paralajmëron njerëzit për të qenë më të vëmendshëm rreth festave, sepse në euforinë festive tregtarët shumë shpesh shesin mallra me afat të skaduar të vlefshmërisë. Të dhënat e raportit të Komisionit për mbrojtje të konsumatorëve nga viti 2009 tregojnë se ky organ shtetëror për kontroll të tregut ka kryer mbi 10 mijë kontrolle për sigurimin e mallrave në tregun bullgar dhe pothuaj 30 mijë kontrolle të tjera për mbrojtje të të drejtave të konsumatorit. Janë ndaluar 259 mallra te ne, për të cilat ka prova se janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Ka 144 raste të mbylljeve të përkohshme të objekteve turistike. Asociacioni “Konsumatorë aktivë” rikujton se kohët e fundit janë rritur rastet e shkeljeve të të drejtave të konsumatorit pikërisht në sektorin turistik. “Shumë njerëz arrijnë të mbrojë interesin e vet, sepse kanë shkruar numrin e turoperatorit, thotë Bogomill Nikollov. Atëherë, kur ka ndonjë padrejtësi dhe ata na japin sinjal me kohë, që gjatë pushimeve të tyre, problemi zgjidhet. Mirëpo ka njerëz, të cilët preferojnë të kthehen nga pushimet dhe pastaj na informojnë, gjë që e bën më të vështirë zgjidhjen e problemit.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD