Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aeroportet dhe stacionet bullgare janë krejt të sigurta dhe të përgatitura për aderimin e Bullgarisë në Zonën Shengen

Në aeroportin e Sofjes masat e ndërmarra të sigurisë i përmbushin të gjitha kriteret evropiane.
Foto: BGNES
Në një takim me përfaqësues të kompanive ajrore dhe të shoqatës hekurudhore ministri i transportit Aleksandër Cvetkov shqyrtoi masat e sigurimit dhe përgatitjen për hyrje në Zonën e Shengenit të BE-së të të gjitha stacioneve hekurudhore dhe aeroporteve. Masat e ndërmarra të sigurisë i përmbushin të gjitha kriteret evropiane – ishte përfundimi i ministrit.

“Do të jap një shembull – në aeroportin e Sofjes, i cili është më i madhi në Bullgari qindra janë nëpunësit, të cilët kujdesin për sigurinë e qytetarëve – saktësoi ai. – Aeroporti është pajisur me 261 kamera vëzhgimi dhe të gjitha zonat e aeroportit kontrollohen mirë. Kështu që qytetarët mund të jenë të qetë. Bashkë me policinë që përgjigjet për sigurinë e transportimeve gjithashtu bëmë një analizë të situatës në stacionet hekurudhore dhe përfundimi është se në të gjitha stacionet e mëdha ka kamera vëzhgimi dhe atje është siguruar kontrollim i përhershëm.”

Ministri saktësoi se të gjitha stacionet hekurudhore ndërkombëtare në Bullgari dhe të gjitha aeroportet i plotësojnë kriteret për aderim të shtetit tonë në zonën pa kontrollim kufitar të BE-së.
“Gjatë vitit të kaluar ishin bërë dy shqyrtime nga ana e Komisionit Evropian në lidhje me sigurinë e aeroporteve tona – kujtoi ministri Aleksandër Cvetkov. –Vlerësimi ishte se jemi të përgatitur mirë. Në lidhje me kërkesat e Zonës së Shengenit kishte disa vërejtje të vogla dhe ne morëm masa për evitimin e mangësive. Duke folur për stacionet hekurudhore ata gjithashtu punojnë në përputhje me kriteret evropiane dhe vetëm me stacionin Kapitan Andreevo që ndodhet në kufirin tonë me Turqinë ende zhvillohen punime rinovimi, të cilat do të përfundojnë më 9 shkurt. Portet detare gjithashtu nuk kanë nevojë për punë suplementare.”

Pyetjes a nevojiten masa të posaçme të sigurisë në lidhje me aktin terrorist në Moskë, ministri shpjegoi se tani për tani nuk ekziston nevojë e tillë.
“Për fat të mirë takimi ynë nuk është provokuar nga ndonjë sinjal ose kërcënim konkret – sqaroi ai. – Por vigjilenca kurrë nuk është e panevojshme, gjithmonë duhet të jemi pala që e ka përparësinë. Për këtë arsye jam i lumtur të them se nga pikëpamja e sigurisë aeroportet dhe stacionet tona punojnë në një nivel evropian.”

Është parashikuar që aeroporti “Sofja” të pajiset me më shumë detektorë metali dhe skanerë me rreze X për kontrollimin e bagazhit me vlerë të përbashkët 1 mln euro. Aktualisht në aeroport pajisja është e mjaftueshme dhe blerja e aparateve në fjalë është me qëllim që të zbatohen kërkesat e sigurisë për vitin 2014. Pritet se atëherë udhëtuesit në aeroport do të bëhen më shumë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pamje nga Caribrodi

"Kombi i shopëve" si një grup etnografik bullgar dhe një "diagnozë" serbe

Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të hapur Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Avokatit të Popullit Zoran Pašalić, Delegacionit të..

botuar më 25-02-11 7.10.PD

Karta bullgare e identitetit është zgjedhur si më e mira në Evropë në një ekspozitë prestigjioze në Zvicër

Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..

botuar më 25-02-10 3.57.MD

Fëmijët bullgarë fituan një konkurs në SHBA për të projektuar një koloni hapësinore

Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..

botuar më 25-02-10 11.22.PD