Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Astrid Turs: “Finlanda do të vlerësojë drejtësisht gatishmërinë e Bullgarisë për aderim në Shengen”

Ministrja finlandeze për migrimin dhe çështjet evropiane Astrid Turs
Foto: BGNES
Finlanda do të pretë vlerësimin e raportit për gatishmërinë teknike të Bullgarisë dhe propozimin e presidencës hungareze të BE-së për procesin e aderimit në Shengen dhe pastaj do të marrë vendim nëse do të mbështetë aderimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Këtë e tha ministrja finlandeze për migrimin dhe çështjet evropiane Astrid Turs pas takimit të saj me ministrin e jashtëm bullgar Nikolaj Mladenov në Sofje. Sipas saj Finlanda nuk do të lidhë këtë vendim me Mekanizmin për bashkëpunim dhe kontroll të Komisionit Evropian për dy vendet në fushën “Drejtësia dhe rendi i brendshëm”.

“Finlanda e vlerëson çdo një rast – tha Astrid Turs lidhur me qëndrimin e vendit të saj ndaj aderimit të Bullgarisë në Shengen. – Ne nuk vëmë afate përfundimtare për vendimet dhe do të presim propozimin e presidencës hungareze të BE-së në bazë të përparimit të vendit tuaj. Është e qartë se Mekanizmi për bashkëpunim dhe kontroll është një proces i ndryshëm dhe nuk koincidon me procesin e aderimit në Shengen. Pozita e qeverisë finlandeze për këtë si duhet të vlerësohet gatishmëria për Shengen është se duhet të merren në konsideratë hapat e bërë nga Bullgaria dhe Rumania. Do të presim raportin e ardhshëm teknik për gatishmërinë e dy vendeve, por nuk angazhohemi me afate konkrete për vendimet. Domethënë presim që të shohim përparimin e dy vendeve, presim propozimin e presidencës hungareze dhe pastaj do të marrim vendim në bazë të progresit të arritur”, ishte kategorike zonja Turs.

“Për Bullgarinë temën “Shengen” është shumë e rëndësishme” – tha nga ana e vet ministri i jashtëm bullgar Nikollaj Mlladenov. Prandaj ajo është ndër aksentët e bisedimeve të tij me zonjën Astrid Turs. Mlladenovi shprehu bindje se kontrollimi i fundit për zbatimin teknik të kritereve për aderim të Bullgarisë do të jetë me rezultat pozitiv.

“Mendojmë se Finlanda, si një shtet i cili gjithmonë ka respektuar ligjet dhe rregullat e BE-së, do të vlerësojë siç duhet arritjet e Bullgarisë në këtë fushë. – tha ai – Shpresojmë se në kuadrin e kryesisë hungareze të BE-së aderimi i Bullgarisë dhe Rumanisë në Hapësirën Shengen do të bëhet fakt. Ne, në qeverinë bullgare e dimë se këtu nuk bëhet fjalë për konkurrim – kush do të hyjë më shpejt në Zonën Shengen. Kur plotësojmë kriteret, vendimin do ta marrin shtetet anëtare.

Integrimi i romëve në shtetet e Evropës Qendrore dhe Lindore dhe Strategjia Danubiane e BE-së janë dy temat e tjera për të cilat folën Nikollaj Mlladenov dhe Astrid Turs në Sofje. Ministri Mlladenov tha se Bullgaria mund të shfrytëzojë përvojën 50-vjeçare të Finlandës në integrimin e romëve, mund të mësohemi nga përvoja e pasur dhe praktikat e mira e këtij shteti për zgjidhjen e problemit të madh social. Zonja Turs shprehu kënaqësinë e vet nga fakti se Bullgaria ka një metodë të re të integrimit të romëve, në të cilën theksi është mbi arsimin dhe shëndetësinë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tre vjet më vonë - për luftën në Ukrainë, paqen dhe të ardhmen

Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe vuri në pikëpyetje një nga synimet kryesore të BE-së - parandalimin e një konflikti të ri në..

botuar më 25-02-24 9.00.MD
Ivajllo Naçev

Shkencëtarët bullgarë në Antarktidë analizojnë aktivitetin diellor dhe ndikimin e tij në Tokë

Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe lidhjen e tij me fushën magnetike të Tokës për dy muaj. Studimet po kryhen në kuadër të projektit të..

botuar më 25-02-23 7.25.PD

74% e mjekëve të rinj zgjedhin Bullgarinë

Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi mes 224 të diplomuarve bullgarë në vitin 2024 në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e..

botuar më 25-02-23 6.15.PD