Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

85 vjet nga lindja e këngëtares popullore Dimitrina Kuneva

Dimitrina Kuneva lindi në vitin 1926 në fshatin Alekovo, Bullgari Verilindore, dhe u nda nga jeta gjatë vitit 2008. Fisi i nënës së saj ishte i pasur me këngëtarë, valltarë dhe muzikantë. Nga e ëma mësoi 150 këngë, por gjithashtu shumë fjalë të urta dhe përralla. Kështu gjatë tërë jetës së saj Dimitrina lëkundej midis këndimit dhe shkrimit. Ajo është autore e dhjetëra publikimeve në shtypin vendës. Shkrimtari Petër Dinçev e quan “këngëtarja më e kuvendëmbël”, kurse kolegia e saj Verka Siderova pohon se “ajo pushton zemrat e njerëzve me gojën e ëmbël”. Klikoni ikonën Audio për të dëgjuar disa interpretime të Dimitrina Kunevës.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Valja Bozhilova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Orkestra Filarmonike e Sofjes prezanton një koncert të ri nga Dobrinka Tabakova për herë të parë në Bullgari

Një premierë e rëndësishme dhe një debutim emocionues priten më 19 qershor në orën 19:00 në sallën "Bullgaria" të kryeqytetit. Letonezja Ksenija Sidorova - një nga zonjat më tërheqëse në skenën klasike bashkëkohore, do të debutojë me Orkestrën..

botuar më 25-06-17 4.19.MD

"Po ndodh diçka" … duet "Riton" në takime me publikun në të gjithë Bullgarinë

Turneu i Duetit "Riton" po vazhdon. Ai mbahet nën emrin e albumit të tyre të fundit "Po ndodh diçka", album ky i cili përmban dhjetë këngë të reja origjinale. Katja dhe Zdravko – siç fansat i quajnë me përkëdheli këngëtarët e dashur të muzikës..

botuar më 25-06-17 6.10.PD

Instrumenti popullor kavall sjell emocion në këngën e re të Atazar "Krisi pushka"

Producenti muzikor Atanas Zajkov, i njohur si Atazar, na ofron këngën e tij më të fundit "Krisi pushka". Në të marrin pjesë këngëtaret Bisera dhe Lidija . Kënga është përsëri në traditat e folklorit bullgar. Një përshtypje të veçantë bën vegla..

botuar më 25-06-16 6.05.PD