Shumë nga festat tradicionale bullgare e mbledhin familjen, të afërmit dhe miqtë që të mund të nderojnë traditat e lidhura me to, të rikujtojnë mesazhet e paraardhësve dhe t’u a transmetojnë traditën fëmijëve të vet. Kështu është me Pashkët – një nga festat më të festuara dhe të respektuara në Bullgari. Por çfarë është festa për fëmijët?
Ky është shkak për dëfrime të reja dhe shumë befasia të këndshme prej çokollate, kurse traditat për ta kthehen thjesht në lojë. Ja përse Radio Bullgaria organizoi një festë pas kalimit të Pashkëve, që të tregojë se hareja nuk përfundon me përfundimin e festës. Ajo u realizua në hyrje përpara redaksive në ditën e parë të punës pas Pashkës. Këtu vogëlushët tanë vazhduan të dëfrejnë, duke u çukitur me vezë të zbukuruara prej tyre që në shtëpi duke kënduar dhe kërcyer. Shkak për gëzimin e fëmijëve qenë dhe peshqeshet prej çokollate me formën e lepujve të Pashkëve.
© Foto: Maria Peeva
Për Julia Mihajllovën e cila është 4 vjeçe Pashkët janë “festë e ngjyrosjes së vezëve”. Ja se çfarë tregon ajo: “Ngjyra vihet te vezët dhe pret të bëhet. Ajo qe në formë pluhuri dhe ne e vumë në një gotë me ujë. Pasi u ngjyrosën vezët, unë vendosja ngjitëse në formë peshku. Pas kësaj kur i shikoja mendoja se, janë lule në ujë, kurse ata qenë peshq, të renditur si lule. Dhe ja vezët janë gati! Pas kësaj i thyem vezët njëri me tjetrin. Vëllai im Mitko mori vezën më të fortë dhe ne që të gjithë e çukitëm por ajo nuk thyhej.”
Ideja për festën pas festës i gëzoi jo vetëm fëmijët por dhe prindërit e tyre. Me fotoaparate në dorë atë fugonin pas vogëlushëve të vegjël që të mund të shënojnë çdo një buzëqeshje të fëmijëve në sfondin e zërave të tyre tingëllues që oshtinë në hyrjen e Radio Bullgarisë. Si çdo një nismë e organizuar nga të moshuarit dhe kjo festë kishte një qëllim arsimues. Ajo iu tregoi vogëlushëve ku punojnë mami dhe babi dhe se mund të dëfrejnë dhe të argëtohen jo vetëm në shtëpi dhe në sheshin për lojëra përpara pallatit, por dhe në vendin e punës e prindërve të vet.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Temat lidhur me burimet e rinovueshme dhe fatkeqësitë natyrore mblodhën së bashku nxënës nga shkolla bullgare e së dielës "Asen dhe Ilija Pejkovi" në Romë, Gjimnazi i Parë i Gjuhës Angleze në Sofje dhe shkolla e mesme Greve pranë Kopenhagës. Projekti..
Ndërsa dimri e ngrin natyrën jashtë, të fshehura në strehëzat e tyre, të mbrojtura nga i ftohti dhe kërcënimet jashtë, breshkat flenë gjumin e tyre dimëror. Por çfarë ndodh me to gjatë kësaj periudhe? Ku ndihen më të sigurta dhe kur duhet të presim që..
Nuk ka statistika të sakta për numrin e bullgarëve në Izrael. Vlerësohet se hebrenjtë bullgarë të shpërngulur nga vendi ynë janë rreth 50 000. Pavarësisht nga numri i tyre, si në vende të tjera të botës, disa nga bashkatdhetarët tanë janë jashtëzakonisht të..