Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjallërimi në ekonominë bullgare po vazhdon

Sipas kryetarit të Qendrës për zhvillim ekonomik Georgi Prohaski gjatë tremujorit të parë të këtij viti do të ketë rritje ekonomike prej 0.5-1 për qind.
Foto: Tanja Harizanova
Ekonomia bullgare del ngadalë dhe vështirë nga kriza. Ky është përfundimi i një raporti të Qendrës për zhvillim ekonomik për gjendjen e zhvillimit ekonomik të vendit gjatë tre muajve të parë të vitit. Rritja gjatë vitit do të jetë e dobët, sepse ka mjaftë faktorë në dëm të rritjes ekonomike dhe kjo nuk do të lejojë që gjatë vitit 2011 të arrihet deri në nivelet para krizës në shumicën e sektorëve.

Industria bullgare e përballon më lehtë krizën. Për dy muajt e parë të vitit rritja e prodhimit industrial u përshpejtua. Faktori kryesor për daljen e Bullgarisë nga kriza mbetet industria për shkak të rritjes së eksportit në këtë sektor. Të dhënat e analizës së Qendrës për zhvillim ekonomik tregojnë se i paprekur nga kriza mbetet vetëm sektori financiar. Për llogari të kësaj konsumimi i brendshëm mbetet i kufizuar edhe gjatë tre muajve të parë të vitit. Eksporti regjistron një rritje më të madhe prej afro dy të tretash për dy muajt e parë të vitit në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Shkaku është në rimëkëmbjen e qëndrueshme, edhe pse të ngadaltë të eksportit në Eurozonën. Faktorët, të cilët kontribuuan për rritjen e eksportit janë lidhur me gjallërimin e tregjeve ndërkombëtare, rritjen e çmimeve të lëndëve të para, të lëndëve djegëse dhe të ushqimeve.

Vëllimi i investimeve të huaja që nga fillimi i vitit 2011 është mjaftë modest – 53.4 milionë euro për dy muaj. Ekspertët e qendrës parashikojnë se deri në fund të vitit investimet e huaja mund të arrijnë afro 2 miliardë euro. Faktorët për një zhvillim të tillë janë stabiliteti politik dhe ekonomik në Bullgari, në sfondin e trazirave në botën arabe, qëllimet tashmë të deklaruara të kompanive të huaja për të orientuar një pjesë prej veprimtarive të tyre te ne, si dhe interesi ndaj sektorit energjetik kryesisht në burimet ripërtëritëse energjetike.

Që nga fillimi i vitit deri në muajin mars inflacioni në Bullgari është 2.4 për qind. Më shumë janë rritur çmimet e produkteve më të përdorura. Shkaku kryesor për “import” të presionit të inflacionit te ne gjatë muajve të parë të vitit është gjendja e pasigurt ndërkombëtare. Analizatorët parashikojnë që inflacioni për vitin 2011 të arrijë rreth 5 për qind.

Viti 2011 përsëri filloi me një deficit buxhetor, por ai është mjaftë më i ulët në krahasim me atë të vitit të kaluar. Borxhi shtetëror ndaj muajit shkurt përbën afro 14 për qind prej Produktit të Brendshëm Bruto ose 5.2 miliardë euro, tregon analiza.

Çfarë janë parashikimet makroekonomike të Qendrës për zhvillim ekonomik?

“Parashikimi ynë është se gjatë tremujorit të parë të këtij viti ekonomia do të rritet me një temp minimal nga 0.5 deri në 1 për qind. Për tërë vitin 2011 rritja do të jetë mbi 2.5 për qind – tha gjatë paraqitjes së raportit Georgi Prohaski, kryetar i Qendrës për zhvillim ekonomik. – Të dhënat e Institutit Kombëtar të Sigurimeve tregojnë se gjatë vitit 2009 zhvillimi i ekonomisë është ulur me 2.5 për qind, kurse periudha më kritike ishte gjatë tremujorit të katërt të vitit 2009 me një ulje prej 7.6 për qind. Gjatë vitit 2010 ekonomia filloi të dilte ngadalë nga kriza, por arriti vetëm 0.2 për qind rritje për tërë vitin. Kjo rritje do të jetë më e lartë nga viti i kaluar, por tani për tani nuk mendojmë se mund të tejkalojë më shumë se 3 për qind.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është ndër të parat në BE përsa i përket regjistrimeve të makinave të reja

Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..

botuar më 24-11-23 1.20.MD

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD