Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në kërkim të gjurmëve të qytetërimeve të lashta në Detin e Zi

Foto: Архив

Sivjet bregdeti i Detit të Zi nuk do të jetë jo vetëm një vendpushim veror, por edhe një teren për punën kërkimore të specialistëve të Institutit të Oqeanologjisë në qytetin Varna. Tashmë po bëhet përgatitja e ekspeditës ndërkombëtare, të planifikuar në fund të qershorit – Në kërkim të gjurmëve të qytetërimeve të lashta në shelfin kontinental në Detin e Zi. “Studimi do të realizohet në luginat e këtyre lumenjve, të cilët kanë rrjedhur dikur në shelfin në Bullgari. Supozohet se kishin ekzistuar shumë vendbanime, të cilat ishin fundosur në ujë pas ngritjes së nivelit të detit” – tregoi për ekspeditën zëvendësdrejtori i Institutit të Oqeanologjisë Veselin Pejçev.

“Predominojnë bullgarët nga Instituti i Oqeanologjisë, ka përfaqësues edhe nga Universiteti Kolumbian në Nju Jork, SHBA – profesorët Uiljam Rajën dhe Uoltër Pitman, të cilët ishin ndër të parët, që shtruan hipotezën se përmbytja, e përshkruar në Bibël, ka ndodhur në rajonin e Detit të Zi. Kjo hipotezë gjeti përkrahjen e prof. Petko Dimitrov dhe ekipit të tij nga Instituti. Disa vite me radhë studiojmë bashkë shelfin kontinental në Detin e Zi me një aparaturë akustike moderne. Bëmë një fotografi nënujore të fundit të detit, në të cilën shihen 100 objekte anomale. Për ato mendohet se janë anije të fundosura në ujë dhe relikte të vendbanimeve të lashta. Bëjmë studime gjeofizike dhe me nëndetëse zhytemi, për të identifikuar këto objekte. Zhytësit tanë janë specialistë, ndërsa aparatura, të cilën përdorim, u përgjigjet kërkesave të këtij lloji studimesh. Ndihmën e specialistëve të huaj e presim kur bëjmë analiza dhe datime specifike.”

Pavarësisht nga fakti se flora dhe fauna e Detit të Zi nuk janë të larmishme, ai ruan sekrete, që nxisin interesin e arkeologëve zhytës. “Pas shkrirjes së akullnajave, niveli i detit u ngrit me 90-100 metra dhe supozohet se vendbanimet, që kishin ekzistuar në luginat e lumenjve gjatë Paleolitit, ishin fundosur, tregon Veselin Pejçevi. – Ekzistenca e Nekropolit të Varnës, që daton nga periudha neolitike (shekulli i pestë para Krishtit) dhe në të cilin ka arin e përpunuar më të mirë në botë, dhe ekzistenca e Nekropolet e Durankulakut (një fshat në Bullgari Verilindore) nga periudha neolitike dhe enolitike na çojnë në përfundimin se ka kuptim në kërkimin e gjurmëve të qytetërimeve të lashta në Detin e Zi.”

Gjatë vitit 2009 duke marrë pjesë një ekspeditë të tillë ndërkombëtare “Brigjet e lashta të Detit të Zi dhe kushtet për praninë e njeriut”, studiuesit zbuluan vendbanime të fundosura. Supozohet se ishin populluar nga një kulturë shumë e zhvilluar – e para në botë, që kishte prodhuar dhe përpunuar ar, kishte ndërtuar konstruksione të ndërlikuara dhe tempuj të mëdhenj, kishte krijuar industrinë e kripës dhe kishte përdorur protoshkrim. Studiuesit bullgarë dhe kolegët e tij nga Universiteti Kolumbian dhe Universiteti i Kalifornisë në SHBA janë të mendimit se pas fatkeqësisë, e cila, sipas tyre, është përshkruar në Bibël si “përmbytje” u shpëtua popullsia e rajonit të Detit të Zi. Ajo u përhap në botë dhe u dha fillimin qytetërimit Shumer, të kulturës së trakëve dhe kulturës së Vinçës.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografitë janë ofruar nga Instituti i Oqeanologjisë në Varnë

По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD