Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria u përfshi në Javën evropiane të rinisë me iniciativën vullnetare “Ndryshimi fillon prej teje”

Bullgaria u përfshi për herë të pestë të radhës në Javën evropiane të rinisë. Ajo do të vazhdojë nga data 15 deri më 21 maj dhe do të realizohet nën patronazhin e Komisionit Evropian. Starti tek ne i qe dhënë në mënyrë simbolike akoma gjatë muajit prill me fillimin e iniciativës “Ndryshimi fillon që prej teje”. Prezantimi u zhvillua në një nga shkollat qendrore të kryeqytetit në praninë e ministrit të arsimit dhe të kulturës Sergjej Ignatov dhe të muzikantëve dhe artistëve të njohur dhe të dashur nga njerëzit e rinj.

“Agjencia kombëtare për rininë për herë të parë e shfrytëzon rrjetin social Facebook si një mjet bazë për arritjen deri te njerëzit e rinj, thotë Mihaella Kanarçeva, eksperte kryesore në Qendrën kombëtare “Programe dhe iniciativa evropiane të rinisë”, koordinatore e ngjarjeve të organizuara nga agjencia kombëtare në lidhje me Javën evropiane të rinisë. Bëmi një grup në Facebook, ku propozuam 9 kauza të mira. Kurse ato janë: “Dhuro një libër, mbill një pemë, buzëqesh dhe kapë prej qafe një shok, mos shfrytëzo qese prej najloni, ndihmo njerëzit e moshuar, dhuro kohën tënde dhe punën tënde, ruaji monumentet e kulturës, prano ata të cilët janë të ndryshëm prej teje, mos të jesh agresiv.” – Këto janë mesazhet, me të cilat i ftojmë të rinjtë të jenë më të mirë dhe tolerantë, të hapin vetëdijen dhe zemrën e vet për të mirën, ti buzëqeshin më shumë njeri-tjetrit. Tanimë u formuan grupe për çdo një nga këto kauza. Regjistruam një ngritje të vazhdueshme të interesit të njerëzve të rinj ndaj ideve të fushatës “Ndryshimi fillon prej teje “. Grupe rinore nga krahinat e ndryshme të vendit tanimë u regjistruan në përkrahje të kauzave të fushatës. Po vazhdojmë të grumbullojmë publikime dhe foto, me qenë se me këtë iniciativë do të tejkalojmë formatin e javës dhe zyrtarisht do të dekorojmë më aktivët më 31 maj. Në fakt ideja është se fushata të vazhdojë edhe në të ardhme, sepse e dimë se sa lehtë multiplikohen kauzat në Facebook.

Sipas Mihaella Kanarçevës dobia prej ngjarjeve të këtij lloji, të cilët i angazhojnë njerëzit e rinj është e madhe. Lidhen miqësia mbi bazën e kauzave fisnike, lindin ide për një punë të përbashkëte midis të rinjve nga kryeqyteti dhe vendi, krijohen kontakte të dobishme me organizatat evropiane të rinisë:

“Me iniciativën e sivjetshme po mundohemi të tregojmë se, në qoftë se secili prej nesh mundohet të jetë pak më i mirë dhe më i përkujdesur për mjedisin në të cilin jeton, me përpjekje të përbashkëta mund të ndryshojmë jetën tonë drejt më së mirës, thotë zonja Kanarçeva. Po mundohemi t’i detyrojmë të rinjtë të ndihen të angazhuar për nga ana sociale. Dhe unë shikoj, se si gjatë viteve të fundit ka një lëvizje mes të rinjve në Bullgari. Në sajë të iniciativave të ngjashme më shumë të rinj të mësojnë për projekte dhe veprimtari të ndryshme, për ngjarje në një nivel vendas dhe evropian dhe tregojnë një interes, angazhohen me kauza dhe veprimtari të ndryshme. Nga numri i projekteve, të cilat financohen në kuadrin e programit “Rinia në veprim”, mbi të cilat punojnë të rinjtë bullgarë duket se, të rinjtë janë aktivë, ata janë të angazhuar nga ana sociale dhe duan të ndryshojnë mjedisin në të cilin jetojnë. Bëhet fjalë për projekte me një drejtim social, që kërkojnë një punë vullnetare dhe janë drejtuar drejt njerëzve në një gjendje të pabarabartë, të moshuarit dhe invalidë. Një lloji i ngjashëm veprimtarish janë të denjë për respekt dhe na detyrojnë të vërejmë gjërat e mira, të cilat rastisin, dhe jo vazhdimisht të kërkojmë negativat.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kirill Vëllçev

BTA prezanton një font unik me rastin e përvjetorit të saj

Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..

botuar më 25-02-16 7.55.PD

Gëzuar 89 vjet, Radio Bullgaria!

Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..

botuar më 25-02-16 6.45.PD
Foto: Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve

Një lajm i mirë – pelikani i parë i sezonit u çel pranë Tutrakanit

Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit, Tutrakan , njoftoi Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve "BirdLife Bulgaria". Prindërit e tij..

botuar më 25-02-15 7.25.PD