Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një radiokoncert takoi interpretues të disa brezave

Maria Aleksandrova – laureate e konkursit “Talente të reja folklorike”
Foto: Mirosllav Vasilev
Para pak kohe një iniciativë e përbashkët e Radios Kombëtare Bullgare në Sofje dhe Plovdiv i dhuroi publikut në studion e parë të Radio Plovdivit një koncert folklorik. Në skenë u takuan interpretues të muzikës popullore bullgare të disa brezave.

Po të klikoni mbi ikonën AUDIO mund të dëgjoni laureatët e radiokonkursit të Radios Kombëtare Bullgare “Talente të reja folklorike” – këngën “Po korrte Jana” në interpretim të Miglena Kishevës dhe “Vallen e Pirinit” në interpretim të Stojan Mitrevit, Emill Minkovit dhe Marin Mitrevit, si dhe një fragment të “Suitës së Pazarxhikut” të kompozitorit – folklorist Kosta Kolev në interpretim të Orkestrës Akademike Popullore pranë Akademisë për art muzikor, koreografik dhe artistik në Plovdiv me dirigjent Vlladimir Vlladimirov, “Valle maqedonase” përsëri në interpretim të orkestrës dhe një interpretim të Verka Siderovës – soliste shumëvjeçare në ansamblin “Filip Kutev” – Sofje.

Ju urojmë minuta të këndshme!

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Mirosllav Vasilev


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Fillimi apo fundi" – zgjedhja është e jona

Pllamen Bonev (De La Bona) hyn në verë me këngën e tij të re – "Fillimi apo fundi". Ajo është me muzikë të kitaristit Andriano Angellov, me të cilin këngëtari bashkëpunon prej kohësh. Gjithçka filloi me një rif të kitarës që Andriano ia propozoi..

botuar më 25-06-23 6.10.PD
Xhesika Leshnikov

Xhesika Leshnikov – Bullgaria dhe bullgarët janë magjepsës!

Në fund të majit, këngëtarja britanike e operës Xhesika Leshnikov ishte në Bullgari për të marrë pjesë në paraqitjen e librit të parë biografik, kushtuar gjyshit të saj – këngëtarit dhe artistit bullgar Asparuh Leshnikov-Ari. Për Radio Bullgarinë,..

botuar më 25-06-22 9.00.PD
Foto: Misteri i zërave bullgarë

"Një zogëz këndon" – Fillimi i Misterit

Në vitin 1952, me iniciativën e Georgi Bojaxhiev – redaktor përgjegjës i redaksisë "Muzika Popullore" në BNR, u krijua Ansambli për këngë popullore i Radios Bullgare. Në thelb të përbërjes ishte grupi i njohur nga Ugërçini, i udhëhequr nga Cvjatko..

botuar më 25-06-20 6.05.PD