Ditën e mërkurë deputetët evropianë miratuan raportin për gatishmërinë e Bullgarisë dhe të Rumanisë për aderim në hapësirën Shengen. Sipas dokumentit, të përgatitur nga eurodeputeti portugez Karlush Koeljo (Partia Popullore Evropiane), të dyja vendet i kanë zbatuar kriteret teknike dhe janë të gatshme për t’u aderuar. 487 deputetë votuan “pro”, 77 “kundër” dhe 29 u abstenuan. Sanksioni i kabinetit është vetëm konsultativ, vendimi do të merret nga Këshilli i BE-së.
Korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare në Bruksel Diana Çepisheva rikujton se gjatë debateve ditën e martë në Parlamentin Evropian ka pasur vlerësime negative nga përfaqësuesit e formacioneve shumë në të djathtë. Siç u kuptua dhe nga votimi ata nuk arritën të ndikojnë mbi opinionin publik. A është e mundur që kjo retorikë ekstremiste e këtyre formacioneve të djathta të mos merret aspak parasysh? Ja mendimi i deputetes evropiane nga Partia Popullore Evropiane Maria Nedellçeva:
“Nuk jam e sigurt se deklarata të tilla duhet të nënvlerësohen. Për mua ky është një sinjal se në disa prej vendeve – anëtare mund të spekulohet lehtë me këtë temë. Për fat të keq Bullgaria dhe Rumania vazhdojnë të përdoren në debatet e brendshme të këtyre vendeve, ku vëzhgohen tendenca, të cilat nuk janë proevropiane.”
Sipas Stanimir Illçevit – eurodeputet nga grupi i liberalëve: “Në rastin më të mirë do të jemi objekt kontrolli. Në Bullgari ky kontroll mund të çojë deri në sanksione në rastet, kur ka deficit të pushtetit ekzekutiv. Nuk kam parasysh vetëm qeverinë e GERB, sepse deri në hyrjen tonë në Shengen ky tension do të mbetet dhe madje do të përforcohet edhe më shumë pas kësaj.”
Iliana Jotova nga Grupi parlamentar i socialistëve mendon: “Ky debat tregon një besim të madh ndaj qeverisë bullgare, sepse pavarësisht nga disa fjalime negative nga ana e kolegëve të së majtës ekstreme, në përgjithësi vëzhgohej një mirëdashje ndaj Bullgarisë dhe Rumanisë sa i përket zbatimit të kritereve teknike. Flitej për kritere të pazbatuara sa i përket kriminalitetit dhe korrupsionit. Përfundimi më i rëndësishëm i qeverisë sonë duhet të jetë lidhur me rezultatet e kësaj beteje.”
Çfarë duhet të presin Bullgaria dhe Rumania pas votimit në Parlamentin Evropian? Komenti është i Diana Çepishevës – korrespondente e Radios Kombëtare Bullgare në Bruksel:
“Sipas skenarëve më optimistë gjatë muajit shtator vendimi politik për aderimin e Bullgarisë dhe të Rumanisë do të jetë fakt. Sa i përket vetë hapjes së kufijve, kjo ndoshta do të bëhet me etapa, disa muaj më vonë. Sipas prognozave, së pari në fillim të vitit 2012 do të hapen kufijtë ajrorë, disa muaj më vonë edhe ata detarë dhe më në fund do të hapen dhe kufijtë tokësorë, por të gjitha këto janë parashikime. Kështu qe është më mirë të presim se çfarë do të vendosë mbi këtë temë Këshilli i Ministrave.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..
Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..
Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit, Tutrakan , njoftoi Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve "BirdLife Bulgaria". Prindërit e tij..
Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore..