Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zgjedhjet paraprake të Koalicionit Blu

Foto: BGNES
Zhvillimi i zgjedhjeve të brendshme paraprake për përcaktimin e kandidatëve për president nuk është një praktikë e zakonshme në jetën politike bullgare. Një përjashtim këtu bën vetëm Koalicioni Blu. Në këtë mënyrë demokratike për herë të parë ai zgjodhi kandidatin e vet për president në vitin 1996. Atëherë u konkurruan Zhelju Zhelev – presidenti i parë bullgarë pas ndryshimeve demokratike dhe Petër Stojanov – i cili më vonë mori votën e popullit.

Këtë të dielën Koalicioni Blu përsëri organizoi zgjedhje të tilla paraprake. Por këtë herë ato ishin hapur për të gjithë qytetarët që kishin dëshirë të marrin pjesë në to dhe kështu ishte zgjeruar karakteri demokratik i votimit. Kishte edhe diçka tjetër të re – në të njëjtën kohë konkurruan edhe kandidatët e koalicionit për president edhe kandidatët për zgjedhjet vendore.

Karakteri i hapur i këtyre zgjedhjeve të brendshme qëllonte popullarizimin e kandidatëve jashtë Koalicionit Blu. Gjatë dhjetëvjeçarit të parë pas rrëzimit të Murit të Berlinit përkrahësit e idesë blu ishin më shumë në shoqërinë bullgare, por tani simpatizantët e Koalicionit Blu janë pak dhe prej disa vitesh koalicioni mezi arrin të hyjë në parlament. Për këtë arsye është me rëndësi të madhe që të shikohet çfarë janë shanset e të dy kandidatëve të tërheqin vota jashtë elektoratit tradicional blu.

Sipas analizatorëve shanse më të mira për të zgjeruar bazën zgjedhore të Koalicionit Blu ka kandidati i Bashkimit të Forcave Demokratike Rumen Hristov, i cili është afër partisë Lëvizje për të Drejta dhe Liri, elektorati kryesor i së cilës është nga mjediset e turqve bullgarë. Kandidati i Demokratëve për Bullgarinë e Fortë Svetosllav Malinov është më i njohur brenda koalicionit të të djathtëve. Në se duhet përshkruar profilin e dy kandidatëve mund të thuhet se Bashkimi i Forcave Demokratike preferoi përvojën derisa Demokratët për Bullgarinë e Fortë – brezin e ri që nuk lidhet me gabimet e tranzicionit bullgar ndaj demokracisë dhe ekonomisë së tregut.

© Foto: BGNES

Svetosllav Malinov

Svetosllav Malinov është politolog, ekspert, që ka bërë specializime në universitete prestigjioze jashtë Bullgarisë, është një nga themeluesit e Demokratëve për Bullgarinë e Fortë, deputet në Parlamentin bullgar në periudhën 2005 – 2009 dhe në Parlamentin Evropian nga viti 2009. Para përçarjes së Bashkimit të Forcave Demokratike ai drejtonte zyrën “Analiza dhe strategji politike” dhe për këtë arsye është i njohur jo vetëm ndër përkrahësit e të djathtëve, por edhe ndër publikun e gjerë. Ai është përfaqësues i brezit të ri të politikanëve bullgarë, që kanë punuar kryesisht pas rrëzimit të komunizmit, në kushtet e demokracisë. Si një njeri i ri, i cili nuk është lidhur me negativat e tranzicionit ai shpreson se mund të kthejë mirëbesimin e votuesve blu, të dëshpëruar gjatë periudhës së tranzicionit.

© Foto: BGNES

Rumen Hristov

Nga ana e vet Rumen Hristov është njeriu me përvojë, por pavarësisht nga kjo nuk është shumë i njohur. Ai është me arsim në fushën e ekonomisë për një periudhë të gjatë ka punuar si sekretar administrativ i presidentit Petër Stojanov, si zëvendësministër dhe për pak kohë si ministër i bujqësisë.

© Foto: BGNES

Proshko Proshkov

Sipas të dhënave jo përfundimtare fitues i zgjedhjeve paraprake është Rumen Hristov nga Bashkimi i Forcave Demokratike. Pothuaj është e sigurt kandidatura e Proshko Proshkov nga Demokratët për Bullgarinë e Fortë për kandidat të “të bluve” për kryebashkiak të Sofjes.

Tani për tani pak janë kandidatët e sigurt presidencialë. I pari që shpalli vendimin e vet ishte Volen Siderov – lideri i partisë “Ataka”, e cila po përkrah qeverisjen aktuale të GERB-it. Kandidatura e dytë e njohur është e ish eurokomiosioneres bullgare Meglena Kuneva, e cila është anëtare e Lëvizjes Kombëtare për Stabilitet dhe Përparim. Ajo vendosi të jetë kandidate e pavarur “e qytetarëve dhe e shoqërisë civile”. Javën e kaluar kryeministri i tanishëm i Bullgarisë Bojko Borisov refuzoi mundësinë që ai vetë të konkurrohet për postën e presidentit. Analizat sociologjike treguan se kandidatura e tij eventuale do të ishte më e fortë. Kështu prognozat për zgjedhjet e sivjetshme presidenciale bëhen më të vështira dhe më të ndërlikuara.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Марчел Чолаку и Николае Чука

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..

botuar më 24-10-12 10.05.PD

Presidenti bëri thirrje për veprime kundër blerjes së votave

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..

botuar më 24-10-09 5.36.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..

botuar më 24-10-05 7.25.PD