Darina Sllavçeva ka lindur në vitin 1981 në qytetin e Stara Zagorës. Ajo është një prej këngëtareve të reja të talentuara të Trakisë. Dashurinë ndaj muzikës e ka trashëguar nga prindërit e nënës së saj, të cilët janë nga fshati General Inzovo të rrethit të Jambolit. Në moshën 16 vjeç ajo u bë mbajtëse e çmimit të parë të radio konkursit “Sllavejçe” në Stara Zagora. Këngëtarja popullore Kiçka Savova përgatiti vajzën e talentuar për provimet në shkollën kombëtare për arte folklorike në Kotel.
Shumë i rëndësishëm për karrierën e këngëtares së re ishte viti 1999. Darina qe favoriti në një sërë konkursesh. Ajo fitoi çmime të para në Çirpan – “Me këngët e Atanaska Todorovës”, në Shiroka Llëka fitoi konkursin “Me këngët e Radka Kushlevës”, në Stara Zagora zuri vendin e parë në konkursin “Me këngët e Petkana Zaharievës”, kurse në Strallxha fitoi konkursin “Me këngët e Vëllkana Stojanovës”. Arsimin e saj të lartë Darina Sllavçeva e mbaroi në Akademinë për arte muzikore-koreografike dhe për art artistik në Plovdiv, ku aktualisht është pedagoge. Merr pjesë dhe në projekte ndërkombëtare në Danimarkë, Holandë, Gjermani.
Para pak kohe Darina Sllavçeva festoi jubileun e saj të 30-të me një kompakt disk të ri. “Albumi e ka emrin “Art trakas”, sepse këngët në të janë të arta. Ato janë trashëguar brez pas brezit – na tregon këngëtarja. – Mbizotërojnë këngët nga Trakia. Një prej këngëve është e Vëllkana Stojanovës.”
Po të klikoni mbi ikonën AUDIO mund të dëgjoni këngë nga albumi i ri i Darina Sllavçevës.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një premierë e rëndësishme dhe një debutim emocionues priten më 19 qershor në orën 19:00 në sallën "Bullgaria" të kryeqytetit. Letonezja Ksenija Sidorova - një nga zonjat më tërheqëse në skenën klasike bashkëkohore, do të debutojë me Orkestrën..
Turneu i Duetit "Riton" po vazhdon. Ai mbahet nën emrin e albumit të tyre të fundit "Po ndodh diçka", album ky i cili përmban dhjetë këngë të reja origjinale. Katja dhe Zdravko – siç fansat i quajnë me përkëdheli këngëtarët e dashur të muzikës..
Producenti muzikor Atanas Zajkov, i njohur si Atazar, na ofron këngën e tij më të fundit "Krisi pushka". Në të marrin pjesë këngëtaret Bisera dhe Lidija . Kënga është përsëri në traditat e folklorit bullgar. Një përshtypje të veçantë bën vegla..