Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria ndaloi peshkimin e llojeve të blirit në Danub

Ekologët alarmojnë, se gjatë viteve të fundit popullimi i blinjve u pakësua shumë.
Foto: evropea.com
Shpesh herë i quajnë llojet e blirit “relikte të gjalla”, sepse këta janë peshq shumë të lashtë, që ndoshta jetonin në ujëra qysh para njeriut të parë prehistorik. Kjo i bën shumë të vlefshëm në sytë e njerëzve të shekullit XXI dhe të denjë të mbrohen. Blinjtë janë të vlershëm dhe për cilësinë e madhe të havjarit të tyre, por kjo fatkeqësisht çoi në asgjësimin e tyre masiv. Gjatë viteve të fundit popullimi i blinjve u pakësua shumë në plan botëror, alarmojnë ekologët. Llojet e blirit janë përfshirë në Konventën ndërkombëtare për tregti me lloje të rralla dhe të kërcënuara (CITES).

Tani vonë Bullgaria më në fund imponoi një ndalim njëvjeçar mbi peshkimin e blinjve në Danub, ku këta peshq vijnë për të hedhur havjarin e tyre. Një ndalim i tillë ekzistonte dhe gjatë vitit 2008, por ai ishte i vlefshëm vetëm për Detin e Zi, ndërsa tani përfshin dhe Danubin. Ndalimi i peshkimit të llojeve të blirit vepron në pjesën rumune të lumit të Danubit tashmë për vit të pestë. Një masë e tillë u ndërmor dhe nga Serbia. Dega bullgare e organizatës ekologjike WWF menjëherë e përshëndeti këtë hap të Agjencisë ekzekutive për peshkim dhe akuakultura. Nga gjashtë llojet e blinjve që ekzistonin në rrjedhën e poshtme të Danubit, dy tashmë janë zhdukur, tha për Radio Bullgarinë Stojan Mihovi, ekspert në programin “Ujëra” të WWF-Bullgarisë.

“Këto dy lloje mungojnë nga fauna bullgare, nuk ka dëshmi që gjatë të 40-50 vjetëve të fundit të jenë kapur në territorin tonë. Mbeten 4 lloje, të cilat gjithashtu janë kërcënuar nga zhdukja. Më i vlershëm është bliri turishkurtër. Havjari i tij është shumë i shtrenjtë në tregun ndërkombëtar, çmimi i tij arrin deri në 6 mijë euro për një kilogram. Kaq është dhe çmimi i arit.”

Deri në shekullin XIX blinjtë turishkurtër migronin pa asnjë pengesë nga Deti i Zi deri në pjesën gjermane të Danubit. Më vonë pajisje të ndryshme si hidronyja “Portat e hekurta”, e cila ndodhet midis Serbisë dhe Rumanisë, ndërprenë rrugët e migrimit të blinjve, duke prerë rrugën e tyre deri në vendet e shumëzimit. Kështu blinjtë filluan të zhdukeshin dhe në rrjedhën e poshtme të lumit midis Bullgarisë dhe Rumanisë. Sipas ekologëve rumunë gjatë të 4-5 vjetëve të fundit sasia e blinjve të peshkuar është pakësuar me 50-70%. Sipas peshkatarëve bullgarë kjo ndodh dhe në pjesën bullgare të lumit.

“Gjatë viteve të 50 të shekullit tonë, kur shkruheshin studimet e para shkencore më serioze në fushën e iktiologjisë, kishte sasi të mëdha bliri në Danub dhe peshkimi arrinte deri në mijëra tonë në vit. Në periudhat e migrimit të tyre nga Deti i Zi në Danub, peshkatarët kapnin qindra dhe mijëra ekzemplare për një ditë. Tani sipas të dhënave të Agjencisë ekzekutive për peshkim dhe akuakultura kapen deri në 10-20 blinj në vit.”

Deri në vitin 2007 Konventa për tregti ndërkombëtare me lloje të kërcënuara të florës dhe faunës së egër (CITES) përcaktonte kuota për tregti me havjar të zi midis vendeve të regjionit të Danubit. Por gjatë vitit 2007 u bë e qartë se popullata e blinjve është pakësuar kaq sa vendet danubiane nuk mund të zbatojnë dhe gjysmën e sasive të parashikuara. Atëherë CITES ndaloi eksportin e havjarit të popullatave të natyrshme në të gjitha vendet në rrjedhën e poshtme të Danubit. Fatkeqësisht ky ndalim shkaktoi një bum të tregtisë ilegale. Qysh në periudhën para ndalimit (nga viti 2000 deri në vitin 2005) autoritetet evropiane kishin kapur më se 12 tonë havjar që përhapej ilegalisht në vende të BE-së, të cilat janë konsumatorët më të mëdhenj të havjarit të zi.

WWF dhe organizata të tjera ekologjike tek ne shpresojnë se moratoriumi mbi peshkimin e blirit në Danub do të zgjatet për pesë vjet. Kjo periudhë mund të përdoret për studime shkencore për gjendjen reale të popullatës së blinjve në Danubin e Poshtëm.

“Në vend të parë duhet të konstatojmë cilat janë shkaqet për zhdukjen e këtyre varieteteve, përveç peshkimit të tepërt – mendon zoti Mihov. – Duhet të studiojmë ku pikërisht janë vendet e shumëzimit, çfarë është baza e tyre ushqimore e kështu me radhë. Ka hipoteza të ndryshme që duhet të studiohen. Pikërisht për këtë shkak shpresojmë se do të ketë një ndalim më të gjatë të peshkimit, i cili të garantojë se nuk do të asgjësohen edhe përfaqësuesit e fundit të këtyre varieteteve të vlershme.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD