Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Organizatat joqeveritare bëjnë thirrje për mbështetje shtetërore në luftimin e varësive nga narkotikët

Për rreziqet që fshehin narkotikët dhe për mënyrat e prevencës së varësive nga to në Bullgari flitet në mënyrë të hapur. Ka sajte, linja telefonike pranë fondacioneve të ndryshme, shumë prindër flasim me fëmijët e tyre për këto rreziqe. Mirëpo në kohët tona është gjithnjë e më e lehtë të blesh narkotikë, në këtë biznes përfshihen të mitur, policë, mjekë... Sipas të dhënave të Qendrës kombëtare për narkotikët dhe narkomaninë, pjesa e njerëzve që përdorin narkotikë më shumë se 5 vjet është rritur dy herë. Mosha e atyre që përdorin narkotikë ulet, ndihmë dhe mjekim kërkojnë prindërit e fëmijëve në moshë 13-14 vjeç. Mijëra bullgarë mjekohen nga kjo varësi nëpërmjet programeve të posaçme. Më 2 qershor të këtij viti u botua një raport i Komisionit global për politikën për narkotikët, në të cilin thuhet se lufta kundër tyre nuk është efektive dhe duhet të përqendrohemi në prevencën dhe kujdesin shëndetësor. Ky raport u bë shkaku që tek ne të zhvillohet një tryezë e rrumbullakët për këto çështje. Ajo u mbajt më 26 qershor – Ditën ndërkombëtare të OKB-së kundër përdorimit dhe trafikut të narkotikëve. Organizator i aktivitetit ishte fondacioni “Nismë për shëndet” me pjesëmarrjen e Fondacionit britanik për ndryshim të politikës për narkotikët.

“Morën pjesë dhe përfaqësues të Komitetit bullgar të Helsinkit, të organizatave të ndryshme joqeveritare, të cilat punojnë me njerëz të varur nga narkotikët dhe në fushën e mjekimit dhe prevencës së përdorimit të narkotikëve – saktësoi Ana Ljubenova nga fondacioni “Nismë për shëndet”. – Morën pjesë dhe ekspertë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Theksin e vumë mbi nevojën për forcimin e mbështetjes shtetërore në luftimin e varësisë nga narkotikët. Bullgaria përpiqet të ndjekë tendencat evropiane në fushën e prevencës dhe luftës kundër përhapjes së narkotikëve. Por tek ne gjërat ndodhin shumë ngadalë. Kishim një periudhë të mohimit të problemit, deri sa të arrijmë në përfundimin se duhet të kërkohen mënyra efektive për luftimin e tij. Këtë rrugë vendet evropianoperëndimore tashmë e kanë kaluar dhe në vend se të eksperimentojmë, ne mund të shfrytëzojmë praktikat e mira që kanë dhënë rezultate atje.”

Sipas zotit Zheljaz Andreev, udhëheqës i bashkësisë terapeutike për njerëz të varur nga narkotikët “Fillimi i ri”, një problem për Bullgarinë është mungesa e balancës midis mënyrave të ndryshme që propozohen për kapërcimin e këtij problemi. Sipas tij programet për prevencë dhe mjekim të varësisë nga narkotikët që financohen nga Ministria e Shëndetësisë përqendrohen tepër në mjekimin e varësisë nga heroina me metadon. “Shteti lëshon mjete për blerjen e metadonit, por njëkohësisht mjekë të korruptuar e shesin në tregun ilegal”, indinjohet Zheljaz Andreevi. Sipas tij jepen miliona për programe për mjekim me metadon, këto janë shpenzime të pajustifikuara, duke marrë parasysh se profili i varësisë nga narkotikët është ndryshuar dhe rritet përdorimi i amfetaminave. Shteti nuk mbështet me financa metodat alternative – programet psiko-sociale të rehabilitimit. “Fundi i varësisë aktive është spitali, burgu ose vdekja”, thotë zoti Andreev dhe shton: “Ka një rrugë të katërt dhe kjo është rimëkëmbja. Por njeriu duhet të ndërpretë përdorimin e çfarëdo qoftë lëndëve psikoaktive, përfshi ato që jepen në mënyrë të ligjshme si metadoni, dhe të marrë rrugën e rimëkëmbjes në programe psiko-sociale të rehabilitimit. Kjo varësi në të vërtetë mjekohet me sukses më të madh në qendrat dhe komunat e rehabilitimit. Por mjekimi është i shtrenjtë, prandaj i bëjmë thirrje shtetit për mbështetje financiare.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radioja Kombëtare Bullgare feston përvjetorin e saj të 90-të me aktivitete të ndryshme

Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..

botuar më 25-01-24 7.20.PD

Një ekspozitë multimediale paraqet historinë dhe zërat e BNR

Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e..

botuar më 25-01-22 8.10.PD
Monumenti i Arkitektit Dabko Dabkov në qendër të Varnës

150 vjet nga lindja e Ark. Dabko Dabkov, i cili la një gjurmë të ndritshme në pamjen e qytetit bregdetar Varna

Komuna e Varnës organizon një festë për 150 vjetorin e lindjes së arkitektit të madh Dabko Dabkov (21 janar 1875 - 8 prill 1945). Përvjetori do të shënohet me një bisedë me temën "Njeriu - Arkitek Dabko Dabkov" nga Hristijan Obllakov - autor i..

botuar më 25-01-21 6.10.PD